“Si të mbani trupin në formë duke pirë lëng lakre” plus 9 more GazetaBlic

“Si të mbani trupin në formë duke pirë lëng lakre” plus 9 more GazetaBlic


Si të mbani trupin në formë duke pirë lëng lakre

Posted: 31 Mar 2017 10:51 PM PDT

Në shtëpi gjithmonë kemi një lakër, rezervë, në mënyrë që të bëjmë sallatë të shpejtë, ndërkaq pikërisht lakra e freskët është më e shëndetshme.
Nëse nuk e preferoni, por megjithatë do të dëshironit që ta "fusni" në organizëm në mënyrë që të përmirësoni shëndetin tuaj, ju këshillojmë që të provoni këtë pije nga lakra e freskët.

Falë shtesës së lëngut nga aloe vera (mund ta gjeni në çdo dyqan të ushqimit të shëndetshëm), xhenxhefil apo menta, ka shije të shkëlqyeshme, andaj do të mund ta pini shpejt me një gllënjkë.

Përbërësit:

– 2 dcl lëng nga aloe vera,

– ¼ e lakrës,

– 1 lugë të vogël xhenxhefil të grirë në rende,

– Sipas dëshirës: fletë mente të freskët (sa mund të kapet me gishta),

– Gjysmë kastraveci

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit bluani mirë dhe lëngun pini të freskët.

The post Si të mbani trupin në formë duke pirë lëng lakre appeared first on GazetaBlic.

Shënohet anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave

Posted: 31 Mar 2017 10:50 PM PDT

Sot mbahet ceremonia e organizuar me rastin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, si dhe për njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Në këtë ceremoni veç shumë zyrtarëve tjerë, do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Isa Mustafa.

The post Shënohet anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave appeared first on GazetaBlic.

Politikanë e biznesmenë nga trojet shqiptare bashkohen në një forum

Posted: 31 Mar 2017 10:46 PM PDT

Në Shëngjin janë mbledhur përfaqësues të qeverive nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe biznesmenë nga këto tri shtete për Forumin “Promovimi i ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare”.

Delegacionet e mbledhura nga trojet shqiptare, sot nga ora 10:30 fillojnë Forumin, ku në hapje fjalime përshëndetëse do të mbajnë Nikolin Jaka, drejtor ekzekutiv i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Astrit Shabani kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe Nebi Hoxha drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Veri Perendimore të Maqedonisë.

Po ashtu pjesë e panelit janë edhe ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri shqiptar i Ekonomisë Driton Kuqi si dhe ministrja shqiptare e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Tregtisë, Milva Ekonomi.

Në Forum po ashtu do të bëhet edhe prezantimi i platformës të re prodhuese për Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu do të ketë edhe diskutime të hapura për propozime nga ndërmarrësit.

The post Politikanë e biznesmenë nga trojet shqiptare bashkohen në një forum appeared first on GazetaBlic.

Pritje dhe koncert festiv për boksierin Erzen Rrustemi

Posted: 31 Mar 2017 10:41 PM PDT

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot organizohet pritje speciale për boksierin Erzen Rrustemi, kampion i botës në peshat e rënda, i ligës profesionale, WBF.

Pritja organizohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari”, ku Rrustemi dhe Haziri mbajnë konferencë për media.

Kurse në mbrëmje Sheshin “Agim Ramadani” në Gjilan mbahet koncert festiv me moton "Mirë se vjen kampion".

 

The post Pritje dhe koncert festiv për boksierin Erzen Rrustemi appeared first on GazetaBlic.

Më të bukurat sipas horoskopit

Posted: 31 Mar 2017 10:41 PM PDT

Femrat më të bukura sipas shenjave të horoskopit
Është më se e ditur se bukuria në shumë raste është gjenetike.

Mirëpo te ndalemi pak edhe tek asterologjia. Në këtë fushë më anë të shenjave të horoskopit përcaktohet edhe personaliteti jonë. Por jo vetëm kaq asteorologjia ka shkuar deri në atë pikë sa klasifkohet edhe dukja e jashtme në bazë të shenjave të horoksopit.

Kështu femrat të cilat konsiderohen më të bukurat iu përkasin këtyre shenjave:

Në vendin e parë është Luani. Kjo shenjë konsiderohet edhe si shenja më dominuese në zodiak në shumë kategori, e prijnë edhe në këtë lëmi. Femrat Luan konsiderohen të jenë mjaft tërheqëse sa për të bërë për vete çdo mashkull. Ekspertët tregojnë se këto shenja kanë sensualitet që të mahnitë.

Në vendin e dytë është shenja e Ujorit. Femrat që i përkasin kësaj shenje konsiderohen të kenë sy të cilët tërheqin si dhe kanë një stil dhe mënyrë të veçantë të veshjes.

Ndërkaq femrat Peshore karakterizohen për fytyrën dhe duart e bukura. Këtyre femrave u pëlqen më shumë thjeshtësia. Pa grim duken edhe më bukur.

The post Më të bukurat sipas horoskopit appeared first on GazetaBlic.

Fëmijët shkojnë në varrimin e babait, por i pret një befasi emocionuese (Video)

Posted: 31 Mar 2017 10:38 PM PDT

Fëmijët rriten shpejt dhe prindërit papritur e gjejnë veten vetëm edhe në festa.

Megjithëse është vetëm një reklamë kjo tregon se si një baba me fëmijët e shpërndarë detyrohet të kaloj njëherë krishtlindjet i vetëm.

Por që të sjellë të gjithë fëmijët në shtëpi, ai u dërgon letër se ka vdekur. Befasia i pret në shtëpi.

 

The post Fëmijët shkojnë në varrimin e babait, por i pret një befasi emocionuese (Video) appeared first on GazetaBlic.

Rita seksi sa të “dush”, i nxjerrë brekët në fushë (Foto)

Posted: 31 Mar 2017 10:34 PM PDT

Rita Ora po shijon pushime luksoze në Maldive.
Bukuroshja kosovare duket se ka marrë ngjyrë shpejt në vendin bregdetar gjë e cila shihet në foton e fundit të postuar.

Por, në këtë foto shihet edhe një detaj tjetër që me siguri se du iu bije në sy.

Ajo nuk i fshehë brekët e saj që shihen lehtë në këmbët e saj paksa të hapura.

The post Rita seksi sa të “dush”, i nxjerrë brekët në fushë (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Pas trenit, Qeveria ndalon edhe mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Posted: 31 Mar 2017 10:27 PM PDT

Edhe pse një ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe në territorin e Kosovës, gjatë orëve të fundit ky qëndrim ka ndryshuar.

Partneret e koalicionit qeveritar, pas një takimi urgjent kanë vendosur të ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

E gjithë kjo situatë do të ishte e dëshirueshme për qytetarët e Kosovës dhe do të ishte një vendim i drejtë i Qeverisë, që do të pengonte shkeljen e sovranitetit të shtetit tonë nga mbajtja e zgjedhjeve të një shteti tjetër, sikur sot të mos ishte 1 prilli.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, por edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia vazhdon t'i mbajë zgjedhjet në Kosovë. Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe edhe kësaj radhe po shkelet Kushtetuta e shtetit.

Në çdo shtet demokratik, një qytetar i huaj mund të votojë në zgjedhjet që mbahen në shtetin e tij, vetëm në ambasadat e republikës së shtetit të tij, apo në konsullatat e të njëjtit shtet. Në këtë rast zgjedhjet serbe do të duhej të mbaheshin në ambasadën e Republikës së Serbisë në Kosovë.

The post Pas trenit, Qeveria ndalon edhe mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

​“Trump University” do të paguajë 25 milionë $ për mashtrim

Posted: 31 Mar 2017 10:21 PM PDT

Një gjykatë amerikane ka shqiptuar dënimin prej 25 milionë dollarëve amerikanë ndaj "Trump University", për mashtrim.

Studentët e kishin paditur "Trump University", për premtime të rreme, pasi ata paguan nga 35.000 dollarë amerikanë, për të mësuar aty “sekretet” për të investuar në pasuri të patundshme nga instruktor "të zgjedhur".

Ndaj "Trump University", u ngritën tre padi, nga dy klasë në Kaliforni dhe një në Nju Jork, të cilat janë iniciuar nga Prokurori i Përgjithshëm, Eric Schneiderman.

Schneiderman njoftoi se janë mashtruar mbi pesë mijë studentë në mbarë vendin, dhe dëmi i shkaktuar është rreth 40 milionë $, raporton Vjesti.hr. Sipas gjyqtarit Gonzalo Curiel, nga San Diego, vlera e dënimit prej 25 milionë dollarëve, mbulon mbi 85 përqind të të gjithë shkollimit të paguar.

The post ​"Trump University" do të paguajë 25 milionë $ për mashtrim appeared first on GazetaBlic.

Kërkohet konfiskimi i pasurisë së ish-gjyqtarit Kolë Puka

Posted: 31 Mar 2017 10:15 PM PDT

Dy banesa, njëra në Prishtinë e tjetra në Klinë, një shtëpi dykatëshe, një truall prej 300 metrash katrorë, si dhe mbi 235 mijë euro.

Prokuroria ka kërkuar të premten nga Gjykata që t`i konfiskohen ish-gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Kolë Puka.

Kjo pasuri, sipas Prokurorisë, është fituar në mënyrë të kundërligjshme. Aktualisht gjendet e sekuestruar, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo me këtë kërkesë nuk është pajtuar mbrojtja e Pukës, e cila e ka konsideruar kërkesën të pabazuar.

Rreth saj Gjykata pritet të vendosë kur të publikojë aktgjykimin.

Ish-gjykatësi Puka po akuzohet për nxjerrje të paligjshme të vendimeve gjyqësore, për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo të autorizimit, për pastrim parash dhe shmangie nga tatimi.

The post Kërkohet konfiskimi i pasurisë së ish-gjyqtarit Kolë Puka appeared first on GazetaBlic.