Shetitorja e Qeparoit- shpronesime ne mase per interes te shtetit kusar

Kryeministri firmos kete vendim per vjedhje masive te pronave ne Qeparo: 

VENDIM 
Nr. 628, datë 7.9.2016 
PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “SHËTITORJA QEPARO LOTI 2” DHE “SHËTITORJA QEPARO LOTI 1”, HIMARË 


1. Shpronësimin,  për  interes  publik,  të pronarëve  të  pasurive  të  paluajtshme, pronë private,  që  preken  nga  realizimi  i  projektit “Shëtitorja  Qeparo  loti  2”  dhe “Shëtitorja  Qeparo loti 1”, Himarë.

2. Shpronësimi  të  bëhet  në  favor  të  Bashkisë Himarë. 

3. Pronarët  e  pasurive  të  paluajtshme,  që shpronësohen,  të  kompensohen  në  vlerë  të  plotë, sipas  masës  përkatëse  që  paraqitet  në  tabelën bashkëlidhur  këtij  vendimi,  për  pasurinë  sipërfaqe “tokë  truall”  dhe “ndërtesë”,  me  një  vlerë  të përgjithshme të shpronësimit prej 4 699 660 (katër milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë  mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë) lekësh. 

4. Vlera  e  përgjithshme  e  shpronësimit,  prej  4 699 660 (katër milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e  nëntë  mijë  e  gjashtëqind  e  gjashtëdhjetë)  lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë


5. Shpenzimet  procedurale,  në  vlerën  50  000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit  2016,  miratuar  për  Ministrinë  e  Zhvillimit Urban.  

6. Shpronësimi  të  fillojë  në  datën  e  botimit  të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare. 

7. Pronarët  e  përmendur  në  listën,  që  i bashkëlidhet  këtij  vendimi,  të  kompensohen,  për efekt  shpronësimi,  pasi  të  kenë  paraqitur dokumentacionin  e  plotë  të  pronësisë  pranë Bashkisë Himarë.  

8. Zyra  Vendore  e  Regjistrimit  të  Pasurive  të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data  e  miratimit  të  këtij  vendimi,  në  bashkëpunim me  Bashkinë  Himarë,  të  fillojë  procedurat  për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar,  dhe  të  bëjë  kalimin  e  pronësisë  për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit. 

9. Zyra  Vendore  e  Regjistrimit  të  Pasurive  të Paluajtshme  Vlorë  të  pezullojë  të gjitha transaksionet  me  pasuritë  e  shpronësuara  deri  në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës  së  projektit  mbi  hartën  treguese të regjistrimit  dhe  kalimi  i  pronësisë  për  pasuritë  e shpronësuara.  

10. Ngarkohen  Ministria  e  Financave,  Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë dhe Bashkia Himarë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
























































Cfare nuk thote ne vendim kryeministri kusar, eshte qe keta pronare do te shpronesohen me 204 leke per meter katror!!!!

I intereson te vjedhe pronat mijera vjecare te banoreve per interesat e zhvillimit te Turizmit qe te pasurohet per interes te vet dhe kusareve komuniste!

Ja dhe marioneta Jorgo Goro injorant qe s'di te lidh dy fjale, metastaze e pushtetit kusar 

Rama, ky njeri shkaterrues i prones private, me projekte makabre te destinuara vetem per vjedhje ne Himare, do rrezuar sa me pare!

Dokumenti i plote  http://docdro.id/ucdlhSq