REPUBLIKA E KOSOVËS PËRBALLË SHTRIRJES SË INTERESAVE STRATEGJIKE TË RUSISË



Analistët vlerësojnë se faktori ndërkombëtar po i zbeh këto ndikime

Alarmi është ndezur, me konstatimin se elementet ruse synojnë ta destabilizojnë rajonin e Ballkanit, për të shtrirë sferën e ndikimit në këtë pjesë të Evropës, dhe tani kërkohet edhe nga politika kosovare të jetë syçelë dhe vigjilente ndaj ndikimeve të tilla të shfaqura, sa haptas, po aq edhe në mënyrë sekrete

Mundësia e shtrirjes dhe ndikimit të interesave strategjike të Rusisë në Ballkan, e në këtë rrafsh edhe në Kosovë, ka kohë që është bërë temë e nxehtë debati në mesin e partive të ndryshme politike dhe analistëve. Por, sa janë të përgatitura institucionet kosovare dhe politika që të mos lejohet ndikimi i politikës shtetërore ruse në Kosovë, e cila, sipas analistëve të ndryshëm, ka marrë hov në vendet e rajonit, si në Mal të Zi, Serbi e së fundi edhe në Maqedoni. Alarmi është ndezur, me konstatimin se elementet ruse synojnë të destabilizojnë rajonin e Ballkanit për të shtrirë sferën e ndikimit në këtë pjesë të Evropës, dhe tani kërkohet edhe nga politika kosovare të jetë syçelë dhe vigjilente ndaj ndikimeve të tilla të shfaqura, sa haptas, po aq edhe në mënyrë sekrete. Sipas prof. universitar dhe njohës i fushës së zhvillimeve politike, Muhamet Kelmendi, çështja e paraqitur tani si temë e interesave strategjike ka rëndësi vitale jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë rajonin, deri edhe për vetë sigurinë në Evropë. "Kam besim se ndikimi rus do të hasë në rezistence. Kjo jo shumë nga organet e Kosovës, për faktin se janë të papërcaktuara, si dhe me një kapacitet të vogël, që të parandalojnë ndikimet dhe veprimet kriminale serbo-ruse, që ato të hetohen dhe të kapen, por mburoja është më e sigurt nga mekanizmat ndërkombëtarë, si BE-ja dhe SHBA-ja, që kanë po ashtu interes vital të ndalojnë këtë ndikim armiqësor", theksoi ai, shkruan gazeta Kosova Sot.

Presidenti i kapur

Sipas Kelmendit, në Kosovë gjithashtu akoma nuk kemi një vullnet të mirë dhe një gatishmëri të organeve vendore që të merren me çështjet e tilla. "Ne nuk po shohim asnjë veprim nga Qeveria, policia dhe Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës- AKI, të cilët mund të dëshmojnë se kanë bërë ndonjë përgatitje dhe kanë ndërmarrë masa adekuate kundër ndikimit të klikës serbo-ruse në Kosovë", tha prof. Kelmendi. Ai thotë se aktualisht ka të dhëna se në veri të Kosovës janë njësitë e veçanta serbo-ruse që veprojnë, disa të futura në administratë, disa në ekonomi dhe disa edhe zyrtarisht po shëtisin nëpër veri, duke u paraqitur si grupe sportive, kulturore etj. Por, edhe në Policinë e Kosovës me shumicë serbe në veri të Kosovës ndaj veprimit të të cilave po heshtin institucionet e Kosovës. "Kemi deri në Policinë e Kosovës në veri, me uniformë të shtetit tonë, kriminelë serbe dhe rusë, të shitur si serbë, të cilët po veprojnë. Tëra këto veç dihen. Po policia e Kosovës hesht. Ministri i Brendshëm kurrë nuk dha ndonjë deklaratë. Kryeministri vepron sikurse mos të ndodhte asgjë. Atë e ka kapur frika e koalicionit dhe po bënë çmos që të kalojë Demarkacioni, në mënyrë që koalicioni të jetojë. Ndërsa, presidenti paraqitet si person i madh. Ka dëshirë të shitet si i tillë, edhe pse shumica nuk e njohin", tha Muhamet Kelmendi. Ai ka pohuar se presidenti e di që Kosova rrezikohet nga ndikimi rus, por nuk reagon, edhe kjo e ka një shpjegim, sipas tij. "Presidenti është i kapur dhe i kërcënuar nga disa drejtime, në njërën anë, Gjykata Speciale, e në anën tjetër, akuzat e mosformimin të ushtrisë, presioni për veprimtari kriminale dhe për korrupsion. Tëra këto e kanë frikësuar këtë njeri dhe tash e ka vetëm këtë temë Kosovën dhe Hashimin. Njëra duhet të humbë dhe tjetra duhet të fitojë", u shpreh Kelmendi...

Related Posts: