Ismail Kadareja e përdori Migjenin si ,,Kalin e Trojës,, për Veriun e Shqypnis
Ismail-Kadare - kryeministri i Malit të Zi Igor-Lukshiq - Podgoricë- 28.X.2011
Spaku duhej për respekt të vehej një Flamur apo Simbol Shqiptar nga qeveria sllave malazeze.
Kjo gja s'e shqetson Ismail Kadarenë nga zgërdhimjet se ka axhendë;
- Lobimin nga Igor Lukshiq për Çmimin Nobël për Ridimensjonimin e birit të tyne sllavë - Migjenin!
Shkodrën, malet dhe At Gjergj Fishtën i denigroi përfundimisht nën disa vargje satanike të Migjenit. Qellimi i Kadares ishte ta shpëtonte nga sistemi i ri plurarist dmth nga e vërteta e figurës së Migjenit, që ju fsheh për 47 vjet. Migjeni të gëzonte statusin e mos-hulumtimit të jetës tij dhe qellimeve të tij, pra të trajtohet prapë si në komunizëm nga teatri i Shkodrës dhe nga kultura zyrtare aktuale sepse vazhdon të ndodhet Letërsia e Veriut nën urdhnin e Kadaresë sikurse mban nën urdhna Letërsinë e Shqipnis Mesme dhe të Jugut, prandej nuk ka si të marri kurrë çmimin Nobël se vazhdon të manipuloji letërsin kombtare shqiptare si ne diktaturë.
Tuj i mblue Kadareja sikurse letërsia dhe politika e diktaturës komuniste të zezat e Migjenit në krijimtarinë e pakët letrare – në fakt e nxiu duke i hedhë kutinë e karabojës krejt ftyrës dhe krijimtaris së Migjenit. Shkenca letrare lypë objektivitet larg konformizmit politik, fetar, larg subjektivizmës, larg djallzive e synimeve për ta lanë letërsinë e Shkodrës të përçamë duke e hiperbolizue nji letrar të zakonshëm për synime sikurse të diktaturës komuniste edhe për llogari të fqinjve antishqiptare sllave dhe asaj moskovite.
Migjeni ishte një talent i ndjenjës, zani i vogjëlis, por shfaqi urrejtje të madhe ndaj dy besimeve në Shkodër; Asaj ma të theksuem katolike dhe paksa muslimane. I mungonte thellsisht fryma atdhetare sepse ishte i shkolluem vetëm në shkolla sllave. Migjeni i shkolluem për popë, për teologji në shkolla serbe në Shkodër, mal të Zi dhe në Bosnje nuk ishte ateist sikur vazhdon Kadareja ta cilsoi, por nji fetar fanatik ortodoks i modelit sllav. Migjeni kndonte vetëm kangë ruse dhe asnji shqyptare. Asnjë ditë nuk kreu shkollat shqipe. Kurrë nuk deshti të zblonte shkakun e ksaj mjerimit që e kishte ,,për marak,, që ishte qeveria, sistemi, por fajsoi murgeshat duke i erotizue me Krishtin e 30 vjeçar, kishën dhe xhamitë. Ishin ato murgeshat që i pastronin gjakun që nxjerrte prej mushknive dhe i rrinin ditë e natë në sanatorjumin e Italis edhe tuj u lutë Zotit me u shnosh.
Çka i bashkon Kadarenë me Migjenin?
Ismail Kadareja - Strategu i Rideminsjonimit të Figurës së Migjenit
¨Dihet se Ismail Kadareja njihet si strategu i Rideminsjonimit të Figurës së Migjenit me librin e periudhës diktaturës komuniste "Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe"
Ajo që i bashkon dy letrarët - Migjenin dhe Kadarenë janë vetëm Urrejtja dhe xhelozia e thellë katastrofike e tmerrshme ndaj;
- Kulturës së Shkodrës, që përbahet nga krijimtaria gjeniale e At Fishtës dhe shum prelatve të Shkodrës së Veriut.
- Kryesisht ndaj Fesë katolike
- Ndaj Maleve, që ishin Foleja e Shqiponjave, Vatra e Luftrave të Kastriotit kundra osmanve-turk për 25 vjet, Vatra e ruajtjes së Genit Shqyptar, Tribuna e ruejtjes së Flamurit të Kastriotit të Lirë të Shqyptarit në shekuj. Ishin ato Male Shqyptare që shpalosën të lirë Flamurin Shqyptar pas 432 vjetve në Malin e Deçiçit prej burrave të Kojës me n'krye burrin e Maleve - Dedë Gjo 'Lulin.
Prandej kët Migjenin - Kalë Troje ta mbaji te shpija e vet dhe të festoji ditlindjet në Podgoricë, Beograd, Shkupë dhe në Moskë dhe jo në Shkodrën e At Fishtës që ende vazhdon të denigrohet duke ja zenë frymën e letërsis Veriut me Kalin e Trojes duke mos u lejue të futet në librat shkollore si dhe të mos lejohet të rindërtohet Shpia e At Fishtës edhe pas 72 vjetve.





