Ora News: “Hilarious own goal by algerian goalkeeper” plus 9 more |
- Hilarious own goal by algerian goalkeeper
- Sot shembet me tritol karabijana 5 katëshe, Apeli në Vlorë: Mos u afroni!
- Tusk-Britanisë: Progres dhe pastaj bisedime për tregtinë e lirë
- Lista Serbe e gatshme të bisedojë me Thaçin, por nuk e mbështet ushtrinë
- Ngritën flamurin shqiptar në Kumanovë, paditen dy të rinj
- Njihuni me djalin “Spiderman”, shikoni si ngjitet në mur
- Të sillemi si shtetas të Ramës dhe jo të Montezumës
- Ali Ahmeti: Po diskutohet tërheqja e ministrave të BDI
- A i dalloni dot njerëzit ‘nudo’ në këto foto?
- Prindërit i dogjën organin gjenital 17-vjecarit, dyshuan se i përdhunoi vajzën
Hilarious own goal by algerian goalkeeper Posted: 31 Mar 2017 11:53 PM PDT Goalkeeper in Algerian second division scores funniest own goal of all-time after comedy of errors. Goalkeeper Daif was playing for ASO Chlef against MC El Eulma when the comedy of errors occurred.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Sot shembet me tritol karabijana 5 katëshe, Apeli në Vlorë: Mos u afroni! Posted: 31 Mar 2017 11:38 PM PDT Prej orës 12 qytetarët e Vlorës nuk do t’i afrohen zonës përballë teatrit “Petro Marko” ku do të bëhet dhe shembja me tritol e një karabinaje 5 katëshe Bashkia e Vlorës u kërkon banorëve të marrin një sërë masash që të shmangin dëmet në banesat e tyre, si të hapin dritaret, të ulin në dysheme pajisjet si televizor apo orendi të tjera shtëpiake. Në zonën përreth pallatit që do të shembet janë vendosur dhe një sasi e konsiderueshme thasësh me rërë. “Ky është objekti me më shumë hekur që ka hasur IKMT për t’u shembur, ndaj dhe sasia e tritolit që do të shpërthejë do të jetë e konsiderueshme” thuhet në njoftimin që bashkia e Vlorës bëri dy ditë më parë. Bashkia e Vlorës u kërkon banorëve të bizneseve që ndodhen në rrezen e 250 metrave largësi nga objekti, të largohen deri sa ai të shembet sipas parashikimit në orën 13:00, të ditës së shtunë. Bëhet fjalë për një prej objekteve për të cilat prokuroria kërkoi sekuestro konservative në vitin 2013, për akuzën e falsifikimit të lejes së ndërtimit. Gjithashtu u nis dhe procedim penal edhe ndaj ish kreut të bashkisë së Vlorës. Në shkurt Rama i kërkoi vlonjatëve durim sepse karabinaja tek "Tre rracat" do shembet /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Tusk-Britanisë: Progres dhe pastaj bisedime për tregtinë e lirë Posted: 31 Mar 2017 11:29 PM PDT Draft-udhëzimet e Bashkimit Europian për procesin Brexit përjashtojnë bisedimet për tregti të lirë me Mbretërinë e Bashkuar përpara se të bëhet "progres i mjaftueshëm" mbi të tjera çështje. Dokumenti i prezantuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk do të duhet të aprovohet nga 27 vendet anëtare. Të tjera çështje përfshijnë statusin e 3 milionë qytetarëve të Bashkimit Europian që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 1 milionë britanikëve që jetojnë në BE. Ndarazi, një tjetër zyrtar i lartë i unionit ka sugjeruar që blloku të menaxhojë çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes pa Mbretërinë e Bashkuar. Britania nisi zyrtarisht procesin Brexit të mërkurën, pasi kërkoi bisedime të njëkohshme lidhur me kushtet e daljes dhe marrëdhëniet e ardhshme tregtare. Më tej, drafti kërkon zgjidhje fleksible lidhur me çështjet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar me Republikën e Irlandës, qasje të kujdesshme që i jep prioritet një daljeje të rregullt, si dhe parashikon faturën e majme të cilën Britania mund të duhet të paguajë për shkëputjen nga unioni. Në një konferencë për shtyp, zoti Tusk u shpreh se fillimi i bisedimeve paralele mbi të gjitha çështjet njëkohësisht, nuk do të ndodhë. Tusk parashikon se bisedimet do të jenë të vështira, të ndërlikuara dhe madje konfrontuese, por unioni nuk do të ndjekë një qasje ndëshkuese. Tusk do të takohet me kryeministren britanike Theresa May në Londër, më 29 prill, përpara një samiti të BE mbi Brexit, ku May nuk është e përfshirë. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Lista Serbe e gatshme të bisedojë me Thaçin, por nuk e mbështet ushtrinë Posted: 31 Mar 2017 11:24 PM PDT Lista Serbe nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në raport me nismën për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Branimir Stojanoviç, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës. Sipas tij, bisedimet për ushtrinë e Kosovës, të cilat i ka paralajmëruar presidenti Hashim Thaçi, nuk janë në interesin e serbëve që jetojnë në Kosovë. "Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura për ne nuk është fare temë për bisedime dhe se çdo diskutim për këtë çështje, për ne do të ishte vetëm humbje kohe", tha Stojanoviç. Ai tha po ashtu se mund të diskutohet me presidentin e Kosovës apo liderët tjerë vendor, por për ushtrinë, nuk ka hapësirë që të arritur ndonjë përparim në negociata. Nisma për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ka nënvizuar ai, u ka shërbyer liderëve kosovar vetëm për nevoja të brendshme, ngase kjo temë, sipas tij, nuk ka si qëllim zgjidhjen e problemeve me të cilat po ballafaqohen sot qytetarët e vendit. Pas bojkotit prej gjashtë muajve, Lista Serbe është kthyer në institucionet e Kosovës, duke ruajtur kështu postet ministrore në qeveri dhe mandatet e deputetëve në Kuvend. Kthimin e deputetëve serbë, e ka mirëpritur Qeveria e Kosovës e cila ka paralajmëruar se tani mund të arrihen 80 votat e nevojshme në Kuvend për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kushti i fundit i vënë nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave. Por, Stojanoviç, thotë se Lista Serbe nuk ka ende një qëndrim të prerë rreth demarkacionit dhe ka kritikuar ata që llogarisin në votat e serbëve, sa herë që bllokohet ndonjë vendimmarrje. "Atëherë kur nuk ka mundësi që brenda deputetëve shqiptarë të arrihet shumica, fajësia hidhet te serbët. Por, siç nuk kemi qenë fajtor në të kaluarën nuk do të jemi as në të ardhmen", ka thënë Stojanoviç. Një çështje tjetër për të cilën Lista Serbe thotë se do të angazhohet është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Themelimi i Asociacionit, është pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës, por mbi të gjithat, thekson Stojanoviq, është edhe marrëveshje e arritur në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Tani, thotë ai, ka disa nisma që të bëhen pazare të reja mbi këtë çështje, por të cilat i konsideron të papranueshme. "Ne nuk duam dhe nuk e kemi ndërmend që nga kjo të bëjmë pazare të reja, por insistojmë që dikush të zbatoj marrëveshjen e arritur dhe jo të bëjmë tash marrëveshje mbi marrëveshjet që tashmë i kemi bërë", thotë Stojanoviq. Sidoqoftë, Stojanoviq thotë se ishte ndikimi dhe trysnia ndërkombëtare ajo që i ka shtyrë serbët që të kthehen në institucionet e Kosovës. Por, sipas tij, lidershipi i Kosovës deri më tani, kryesisht nuk i ka zbatuar zotimet dhe marrëveshjet, andaj ai dyshon se mund të ketë një harmonizim, për çështjet e cilësuara të rëndësisë të veçantë, edhe në të ardhmen. (REL) Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Ngritën flamurin shqiptar në Kumanovë, paditen dy të rinj Posted: 31 Mar 2017 01:44 PM PDT Sektori për Punë të Brendshme i Kumanovë ka iniciuar padi penale ndaj dy personave që ngritën flamurin shqiptar në Kumanovë. Dy personat (LL. S 17) dhe (L.K 21) që të dy nga fshati Sllupçan i Likovës, akuzohen për veprat "urrejtje ndëretnike" dhe "pengesë ndaj personit zyrtar". Njëri prej të dyshuarve është lënë i lirë ndërsa i dyshuari (L.K 21) do të mbahen nën arrest nga policia e Kumanovës. Jo zyrtarisht nesër ora 10:00 te dyshuarit do të dërgohen në gjykatë./Ina/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Njihuni me djalin “Spiderman”, shikoni si ngjitet në mur Posted: 31 Mar 2017 01:39 PM PDT Pamjet e një djali të vogël janë bërë virale pasi ai u ngjit në mur njësoj si 'Spiderman' për të marrë një objekt. 3-vjecari, Arat Hosseini duket jashtëzakonisht i suksesshëm në këtë gjë, pasi e hedh poshtë teorinë e graviteti dhe ngjitet si një profesionist në murin e shtëpisë së tij. Ai nuk mbante asgjë në duar apo në këmbë, thjesht i përdori ato si heroi i filmave të njohur dhe u ngjit në kolonën e dhomës. Kur u ngjit deri në tavan, mori një top tenisi që kishte mbetur dhe zbriti përsëri pa pësuar dëmtime. Kjo gjë ka ndodhur pasi prindërit e tij e kanë inkurajuar që të merret me ushtrime gjimnastikore, prandaj ai mund të bëjë sfida të tilla, të cilat ndodhet në një llogari në Instagram. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Të sillemi si shtetas të Ramës dhe jo të Montezumës Posted: 31 Mar 2017 01:33 PM PDT Dhënia e dekoratës "Legjioni i Nderit" për Kryeministrin Rama është komentuar tepër partizançe në një situatë të ndezur paraelektorale, ku natyrishëm njëra palë e paraqet si vlerësim të shtetit francez për reformat e qeverisë Rama, lidershipin e tij dhe në një farë mënyre parathënëse të fitores, ndërsa pala tjetër kërkon ta zhvlerësoje. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Ali Ahmeti: Po diskutohet tërheqja e ministrave të BDI Posted: 31 Mar 2017 01:27 PM PDT BDI-ja shqyrton mundësinë e tërheqjes së kuadrove të saj nga Qeveria teknike. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së partisë u shqyrtua se sa ky veprim do të ndihmonte zhbllokimin e situatës, përfshirë këtu edhe punën e Kuvendit. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se vendimi do të merret pas konsultimeve me partitë e shumicës parlamentare dhe ekspertët e fushës. “Ne nga të gjitha aspektet e kemi analizuar tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim të shohim se sa mund të kontribuojë në zhbllokimin e situatës sepse ka zëra që kjo mund të jetë një kontribut. Ne do të konsultohemi me të gjitha partitë dhe ekspertët se çfarë mund të prodhojë ky veprim “– deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Edhe nëse BDI-ja merr vendim për tërheqjen e ministrave, Kuvendi nuk është konstatuar për të bërë verifikimin e dorëheqjeve të tyre. Javë më parë, nga BDI-ja deklaruan se tërheqja e ministrave të tyre nga Qeveria do ta dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Megjithatë Ahmeti tani deklaron se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhja më e mirë dhe se më të rëndësishme janë zgjedhjet lokale. ” Nuk është zgjidhja më e mirë shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Kemi probleme shumë më të rëndësishme. Zgjedhjet e parakohshme nuk do të thotë se ofrojnë një zgjidhje më të mirë dhe ne jemi në kërkim të zgjidhjeve më të mira tani që të dalim nga kjo situatë. Shumë më me rëndësi është të mendohet se sit ë tejkalohet ngërçi për t'u organizuar zgjedhjet lokale” – shtoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Për disa javë skadon afati për kryetarët dhe këshillat e komunave dhe i kompetencave të tyre. Vazhdimi i mbledhjes së kryesisë së BDI-së do të bëhet pas një jave./Alsat/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
A i dalloni dot njerëzit ‘nudo’ në këto foto? Posted: 31 Mar 2017 01:19 PM PDT Këto fotografi, të bëra nga artisti i njohur, mund të duken si piktura të natyrës, por nuk mbaron gjithcka aty. Duhet ti vështroni dy herë për të vënë re dicka të pazakontë në peisazh. Bëhet fjalë për njerëz të zhveshur 'nudo', të cilët janë të vendosur në fotografi, por është e vështirë të dallohen pasi trupi i tyre është i ngjashëm me pamjen.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Prindërit i dogjën organin gjenital 17-vjecarit, dyshuan se i përdhunoi vajzën Posted: 31 Mar 2017 01:05 PM PDT Një cift është arrestuar pasi kanë djegur organin gjenital të një djali, për të cilin dyshonin se ka përdhunuar vajzën e tyre 4-vjeçare. Dyshohet Atiku Yahaya dhe Farida Hamza punësuan një grup me djem që të rrëmbenin 17-vjecarin Ahmed Ibrahim për ta rrahur dhe më pas për ti djegur organin. Ahmed ka mohuar se e ka përdhunuar vajzën e vogël, ndërsa babai i tij ka bërë një denoncim që sulmuesit të dënohen rëndë. Ngjarja e ndodhur në Sokoto të Nigerisë i ka shokuar të gjithë banorët, ndërsa cifti po vuan dënimin për rrëmbim personi dhe torturim. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |