Mesazhi.com: “Ekspertët e sigurisë: NATO-ja stabilizoi gjithë rajonin, jo vetëm Kosovën” plus 2 more |
- Ekspertët e sigurisë: NATO-ja stabilizoi gjithë rajonin, jo vetëm Kosovën
- A e ndihmoi Kosova fushatën zgjedhore në Serbi?
- KFOR-i ka rreth 4 mijë e 500 trupa në Kosovë
Ekspertët e sigurisë: NATO-ja stabilizoi gjithë rajonin, jo vetëm Kosovën Posted: 26 Mar 2017 02:40 AM PDT Naim Maloku, ish-oficer i lartë i UÇK-së, tashmë ekspert i çështjeve ushtarake, ka vlerësuar se ndërhyrja e NATO-s e ka ndihmuar Kosovën që ta përfundonte luftën çlirimtare, transmeton zeri.info. "Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka ndihmuar popullin shqiptar dhe Kosovën për ta përfunduar luftën më shpejt dhe faktikisht për të shpëtuar popullata civile dhe populli ynë. Shpëtimtarë, në njëfarë forme na kanë shpëtuar", ka deklaruar ai.Sipas tij, NATO-ja nuk ka ndihmuar vetëm Kosovën, por gjithë rajonin, pasi që ka ruajtur stabilitetin në Ballkan. "Distribuimi i forcave të NATO-s në Kosovë ka ndihmuar shumë në rajon, është mbajtur stabiliteti në Maqedoni, janë bërë zhvillime pozitive në Serbi, Mal të Zi. NATO-ja nuk ka pasur ndikim vetëm për stabilitetin e Kosovës, por për krejt rajonin", ka potencuar ai.Kurse, ka konsideruar se ushtria e Kosovës nuk mund të ndërtohet pa pëlqimin e NATO-s dhe faktorit ndërkombëtar.Ndërkohë, Drizan Shala, ekspert i sigurisë nga "East Bridge Academy" ka thënë se NATO-ja kishte hyrë në Kosovë për ta parandaluar një tragjedi të mundshme sikur ajo e Srebrenicës, transmeton zeri.info."Duke parë në retrospektivë zhvillimet që kanë ndodhur para më shumë se një dekade në Ballkan dhe luftërat çnjerëzore që ishin zhvilluar, si pikë kyçe mund të potencojmë që NATO-ja si mision i Kombeve të Bashkuara nën Rezolutën 1244 hyri në Kosovë për ta parandaluar një Srebrenicë të dytë, që ishte planifikuar të ndodhte në komunën e Podujevës më 1999", ka deklaruar ai.Ndërkohë, duke folur për ushtrinë, ai ka thënë se ushtria është çelësi për të hyrë në NATO mirëpo, sipas tij, NATO-ja ka status neutral ndaj zhvillimeve në raport me procedimin e ligjit për ushtri, sepse ashtu si ai ka potencuar, misioni kyç i tij është ruajtja e stabilitetit të brendshëm ndëretnik. The post Ekspertët e sigurisë: NATO-ja stabilizoi gjithë rajonin, jo vetëm Kosovën appeared first on Mesazhi.com. |
A e ndihmoi Kosova fushatën zgjedhore në Serbi? Posted: 26 Mar 2017 01:10 AM PDT Vendimi i Kuvendit të Kosovës për pezullimin e dialogut me Serbinë po i jep më shumë mundësi vetë Serbisë, në një kohë kur është futur në zgjedhjet presidenciale, thonë njohës të rrethanave politike në vend. Sipas tyre, Kosova i ka ofruar Serbisë një komoditet deri në rifillimin e këtij procesi. Kuvendi i Kosovës, pak javë më parë, miratoi një rezolutë me të cilën kërkoi pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës. Haradinaj u ndalua më 4 janar nga policia franceze mbi bazën e një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, me akuzat për krime lufte. Vendimi i Kuvendit të Kosovës u përcoll menjëherë me respektim nga Qeveria e vendit. Por, analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se pezullimi i dialogut në kohën e zgjedhjeve në Serbi, nuk është i rastësishëm. "Ky pushim i dialogut natyrisht që i ofron, në fakt Serbisë, një komoditet që të organizojë zgjedhjet presidenciale edhe në Kosovë. Pra, është një lloj marrëveshjeje në heshtje, e cila mund të thuhet se krijon një situatë relaksuese derisa të rifillojë dialogu për trajtimin e çështjeve më të rënda", thotë Mushkolaj. Sipas tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për ndërprerjen e bisedimeve vetëm, siç thotë, 'për t'i bërë qejfin Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës'. Siç thotë Mushkolaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku mund të jetë biseduar, siç shprehet ai, edhe për ndërprerjen e dialogut. "Në një farë forme është një kontribut, edhe në marrëveshje Serbinë për shkak se në e dimë se ka pasur komunikime ndërmjet presidentit Thaçi dhe kryeministrit të tashëm të Serbisë Vuçiq, kandidatit për president. Dhe, nuk e dimë saktë se çka është biseduar. Ka mundur të ndodhë që edhe në takimet e tjera, qoftë në Bruksel apo në këto komunikimet nëpërmjet telefonit, është arritur një pajtim për këto çështje", thekson Mushkolaj. Pezullimi i përkohshëm i dialogut i vendosur nga Kosova është parë me shumë rezerva në Serbi dhe autoritetet e atjeshme kanë "akuzuar palën nga Kosova për mosgatishmëri për të zbatuar marrëveshjet e arritura përmes ndërprerjes së dialogut". Një numër marrëveshjesh që janë arritur në kuadër të dialogut nuk janë zbatuar dhe të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për pengesat në procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Bashkimi Evropian, si lehtësues i dialogut, ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut dhe ka kërkuar nga palët që të tregojnë "vullnet për t'i zbatuar ato që janë arritur". Analisti politik, Artan Muhaxhiri, mendon se zhvillimet politike, të cilat po ndodhin në të dyja shtetet, si në Kosovë po ashtu edhe në Serbi, mund t'ju konvenojnë palëve për një ndërprerje të dialogut për një kohë të caktuar. "Ekipi dialogues i Kosovës në një aspekt po i del në ndihmë ekipit dialogues të Serbisë, sepse pala serbe aktualisht prioritet i ka zgjedhjet presidenciale dhe është e pritshme që nuk do të mund të fokusohej në mënyrë aktive në dialogun e Brukselit. Kështu që është një lloj mirëkuptimi, nëse mund të thuhet ashtu, mes dy palëve që në këtë moment që ka rëndësi shumë të madhe politike për të ardhmen në Serbi, të gjendet një lloj marrëveshje për pauzimin e dialogut", konsideron Muhaxhiri. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i nisur që prej afro 6 vjetësh qe pezulluar disa herë për shkak të zgjedhjeve qoftë në Serbi, qoftë në Kosovë. Ai rinisi me fillimin e këtij viti, pas disa muajsh pushimi dhe vetëm pas ngritjes së tensioneve me nisjen e një treni me ikonografi mesjetare nga Serbia për në Kosovë dhe ndërtimit të një muri në veri të Mitrovicës që u pa si përpjekje për ndarje etnike. The post A e ndihmoi Kosova fushatën zgjedhore në Serbi? appeared first on Mesazhi.com. |
KFOR-i ka rreth 4 mijë e 500 trupa në Kosovë Posted: 26 Mar 2017 01:04 AM PDT Sipas të dhënave , KFOR-i kishte hyrë në Kosovë fillimisht me 50 mijë pjesëtarë. "KFOR-i fillimisht kishte hyrë në Kosovë me 50 mijë trupa, burra dhe gra nga shtetet anëtare të NATO-s, partnerët e saj dhe shtetet joanëtare të NATO-s në një komandë të unifikuar", thuhet në këto të dhëna. Sipas tyre, me kalimin e viteve KFOR-i e kishte zvogëluar edhe numrin e pjesëtarëve, duke kapur kështu shifrën 39 mijë. "Në pjesën e parë të vitit 2002 KFOR-i kishte zvogëluar praninë e saj në 39 mijë trupa. Përmirësimi i situatës së sigurisë i kishte lejuar NATO-s që ta zvogëlojë edhe më tej praninë e saj në 26 mijë trupa në qershor të vitit 2003. Ndërsa në fund të vitit 2003, prania ishte vetëm 17.500 trupa", shtohet tutje, shkruan Zëri. Ndërkohë sot, sipas këtyre të dhënave, KFOR-i ka gjithsej 4500 trupa në Kosovë. "Sot, KFOR-i ka rreth 4500 trupa nga 31 shtete të ndryshme. KFOR-i vazhdon ta ndihmojë, ta ruajë dhe ta sigurojë mjedisin dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, sipas mandatit të tij", potencohet me tej. The post KFOR-i ka rreth 4 mijë e 500 trupa në Kosovë appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |