
SELIM (HALIL) BERISHA
(3.VI.1950-20.III.1999)
Në vitin 1973 filloi të punojë si mësues klase e pastaj punoi si profesor i historisë në shkollën fillore “Ali Kelmendi” në Barilevë deri në rënien e tij, plot 26 vjet me ditar në dorë. Më 20 mars 1999, forca të shumta ushtarako-policore dhe paramilitare serbe rrethuan familjen e vëllazërve Berisha.
Selimi ishte betuar para flamurit dhe kishte dhënë betimin se do të rezistonte deri në fyshekun e fundit. Atë të shtunë të 20 marsit 1999, ofensiva serbe me tanka dhe autoblinda, po hasë në rezistencën e fuqishme të Selimit.
Derisa Selimi po e mbronte pragun e shtëpisë, nderin e familjes, lagjen dhe fshatin, po i mbronte nxënësit e tij, i tërë fshati Drenoc, Barilevë, Breznicë e Prugoc arritën të ikin për Prishtinë pa asjë humbje. Pas dy orëve në një luftë të pabarabartë me forcat çetnike serbe, bie në altarin e lirisë me pushkë në dorë.
Si hakmarrje barbarët për së vdekuri në trupin e Selimit zbrazën dhjetra plumba, shtëpinë ia granatuan, aty ku po rezistonte dhe në fund ia dogjën ia bënë shkrumb e hi.
Ata nuk kursyen as bagëtinë në ahur edhe ato ia vranë brenda në ahur, pusin (bunarin) ia mbyllën, rrethojen e oborrit ia rrënuan për tokë dhe pemët ia prenë me sharrë, si dhe pulat dhe bibat ia vranë nëpër oborr atë ditë.
Në mbrëmje në TVP (Televizioni i Prishtinës) në gjuhën serbe, shqipfolsja Hajrije spikerica, lajmëruan se u vra “terroristi i rrezikshëm”, dhe pranuan se nga ana serbe pati humbje në njerëz.
Atë ditë kishin raportuar media të huaja në gjuhën shqipe për rezistencën e profesor Selimit si dhe radio e luftës ”Kosova e lire”, kishte shkruar edhe “Koha ditore” më 22 mars 1999 “U vra duke luftuar”, kur u varros me nderime ushtari i UÇK-së Selim Berisha.
Për rënien e tij heroike u dekorua me shumë Mirënjohje dhe mori statusin e dëshmorit të kombit, si dhe u shkrua monografi dhe film dokumentar për dëshmorin.
Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit Selim Berisha dhe gjithë dëshmorëve tjerë!
https://www.youtube.com/watch?v=qU01jKrmD0s
https://www.youtube.com/watch?v=eo3rdIs-_go
18 mars Mars 2017





