Në videon e fundit, shihet Nexhmie Hoxha, në janar të vitit 1997, teksa lë qelinë e burgut në moshën 75-vjeçare.
Ajo pritet jashtë hekurave nga nusja e saj e djalit të saj, Liliana Hoxha, e cila ndryshe nga takimi i përzemërt pas lirimit, e ka kritikuar vitet e fundit.
Ndër të tjera, ajo shfaqet edhe në shtëpi, e rrethuar nga familjarët dhe librat e ish-diktatorit Hoxha.
Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, u arrestua në vitin 1991 dhe u dënua me 11 vjet burg për korrupsion.