12 Mars 1997 - 12 Mars 2017
Sa herë që vjen kjo datë, veçanërisht kjo orë, kam trazime në shpirt, trazime si atë ditë Marsi 1997.

Ai "sulm" popullor mbi Institucione e Objektet ushtarake, ajo valë që vuri përpara ata që rezistuan e ata që nuk rezistuan, ajo dallgë që përhapi e përmbysi "mitin e pathyeshmërisë" së Ushtrisë, ajo dorë që shkërmoçi si levozhgë gazermat ushtarake, ajo purtekë që fshiu si fije merimange rrethimet e reparteve, ajo force qe i kthej ne "lodra femijësh" armët luftarake...... ku e mori gjithë atë guxim e energji ?
Ende pa përgjigje !

Megjithse pa pergjigje nuk duhet te mbetet pa kujtuar, pa perjetuar emocionet e te dridhurat e asaj dite. Te dridhurat si te kene qene, nga motivi i detyres apo nga motivi i vogel meskin i vetes e familjes.

....... Nderim deri në perjetësi atyre që arritën të ruajnë Objektet Ushtarake, atyre që u perpoqën e sakrifikuan veten e familjen......

Turp për të gjithë ata ushtarakë që nuk rezistuan, e më turp per ata që lejuan apo u bashkuan në shkatërrim e grabitje.
Ndofshta kjo ditë duhej, duhet nga një ditë si "Ditë Prove", por ajo ishte nje provë që kushtoj shumë.

Sot mendova te kujtoj e telefonova nje person. Ky eshte Enver Shehu. Nderim e mirenjohje qe me qendrove ne krah. Faleminderit qe u perballe me rrezikun. Respekt qe mbajte nderlidhjen e panderprere me Ministrine e Mbrojtjes pa Minister.

Te lumte qe nuk u tundove edhe kur thirren se erdhi "serbi" dhe ishe i gatshem ta prisje serbin ne detyre.

Jam i gezuar qe je krenar, perball te gjithve, perball te gjithve qe na lane vetem, perball te gjithve qe nuk kujtohen. E per çfare te kujtohen ! Ne i shohim te gjithe drejt, pa u dridhur e ne drite te syrit Enver Shehu. Edhe femijet tane. E kjo eshte e madhe.