“A e dini pse ndërtesat e larta në Hong Kong kanë një vrimë të gjerë?” plus 9 more GazetaBlic |
- A e dini pse ndërtesat e larta në Hong Kong kanë një vrimë të gjerë?
- Shënohet tetëmbëdhjetë vjetori i masakrës së Fushë Kosovës
- Ky është moti për pesë ditët e ardhshme
- Mbani frymën: Ja ku rikthehet femra më seksi në botë
- Sigurimet paguhen prej korrikut, por shërbimet shëndetësore s’dihet kur do të ofrohen
- Edhe në Kosovë festohet 60 vjetori Traktateve të Romës
- Ja pse duhet të pini ujë me limon
- 18 vjet më parë forcat serbe vranë 10 anëtarë të familjes Rama
- Të diplomuarve në disa drejtime të edukimit s’po u njihen diplomat jashtë vendit
- Dëmtohet vetura e Konsullatës së Kosovës në Cyrih
A e dini pse ndërtesat e larta në Hong Kong kanë një vrimë të gjerë? Posted: 26 Mar 2017 10:46 PM PDT Ndërtesat e larta në Hong Kong kanë zbrazëtira apo vrima. E prapa kësaj fshihet një bestytni kineze. Ato që quhen "Dyert e Dragoit", sipas parimeve kineze të njohura si "Feng Shui", shërbejnë që dragonët të fluturojnë nga malet në ujëra për çdo ditë. The post A e dini pse ndërtesat e larta në Hong Kong kanë një vrimë të gjerë? appeared first on GazetaBlic. |
Shënohet tetëmbëdhjetë vjetori i masakrës së Fushë Kosovës Posted: 26 Mar 2017 10:46 PM PDT Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Fushë Kosovës dhe nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, sot do të mbahet Akademi Përkujtimore në shënim të përvjetorit të tetëmbëdhjetë të Masakrës së Fushë Kosovës. Akademia përkujtimore do të mbahet në ora 11:00 në Qendrën e Kulturës në Fushë-Kosovë. The post Shënohet tetëmbëdhjetë vjetori i masakrës së Fushë Kosovës appeared first on GazetaBlic. |
Ky është moti për pesë ditët e ardhshme Posted: 26 Mar 2017 10:38 PM PDT Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë pesë ditëve të ardhshme. Të hënën sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11-13 gradë Celsius, kurse duke filluar nga dita e martë grafiku në fushat e temperaturave do të shënojë ngritje. Të enjten do të ketë shtim të vranësirave dhe ulje të përkohshme në fushat barike. Temperaturat minimale do të regjistrohen në kufijtë 0-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s . The post Ky është moti për pesë ditët e ardhshme appeared first on GazetaBlic. |
Mbani frymën: Ja ku rikthehet femra më seksi në botë Posted: 26 Mar 2017 10:37 PM PDT Kur ajo u shpall Femra më Seksi në Botë këtu e 3 vjet më parë, pati disa që e vunë në diskutim vendimin e revistës FHM. Pasi është 'zhdukur' nga mediat rozë për një kohë të gjatë, ja ku rikthehet 27-vjeçarja. Daily Mail e ka fotografuar teksa pushon në Dubai.
The post Mbani frymën: Ja ku rikthehet femra më seksi në botë appeared first on GazetaBlic. |
Sigurimet paguhen prej korrikut, por shërbimet shëndetësore s’dihet kur do të ofrohen Posted: 26 Mar 2017 10:32 PM PDT Fondi për Sigurime Shëndetësore nuk ka objekt. Ende nuk është i pavarur nga Ministria e Shëndetësisë, ndonëse me ligj parashihet që të jetë organ i pavarur. Ka vetëm 12 punëtorë, ndërsa planifikohet të menaxhojë me qindra miliona euro, shkruan sot Koha Ditore. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Financimin e Shëndetësisë (AFSH), Xhevat Uka, ka thënë se e kanë dërguar në Qeveri rregulloren për fondin që do të hapë rrugën e rekrutimit të stafit. "Pasi të kalojë kjo rregullore në Qeveri, atëherë fillon plotësimi i vendeve të punës", ka thënë ai. 50 punëtorë, sa parasheh kjo rregullore, nuk janë të mjaftueshme për një institucion të madh siç është AFSH-ja. The post Sigurimet paguhen prej korrikut, por shërbimet shëndetësore s'dihet kur do të ofrohen appeared first on GazetaBlic. |
Edhe në Kosovë festohet 60 vjetori Traktateve të Romës Posted: 26 Mar 2017 10:30 PM PDT 60 vjetori i Traktateve të Romës festohet edhe në Kosovë. Për këtë ngjarje zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim edhe me ambasadën italiane kanë organizuar për sot pasdite një ceremoni ku me këtë rast në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani" do të hapet një ekspozitë e cila do të prezantojë 60 vitet e Bashkimit Evropian. Më pas do të mbahet gosti për përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, shoqërinë civile, komunitetin e biznesit, median dhe akademikë të ftuarNë këtë ceremoni përveç shefes së zyrës së BE-së. Nataliya Apostolova, merr pjesë edhe Shefe e Piero Sardi, ambasador italian në Kosovë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministrja e Integrimit Mimoza Ahmetaj, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, etj. The post Edhe në Kosovë festohet 60 vjetori Traktateve të Romës appeared first on GazetaBlic. |
Ja pse duhet të pini ujë me limon Posted: 26 Mar 2017 10:26 PM PDT Limoni ka shumë të mira shëndetësore. Përmban substanca të tilla si acid citrik, kalcium, e vitaminë C. Mësoni cilat janë përfitimet. Tretja: Uji me limon tret toksina në trup. Vitaminat dhe mineralet janë të larta në limon, të cilat ndihmojnë për t'i tharë toksinet e pranishme në sistemin e tretjes. Parandalon djegien nga dielli dhe fryrjen e barkut. Për të përmirësuar lëvizjen e zorrëve tek pacientët që kanë kancer, mjekët sugjerojnë të pinë sa më shumë ujë me limon. Pastron sistemin: Uji me limon ndihmon qe t'i pastrojë toksinat e padëshiruara dhe materialet të cilat mund ta bllokojnë urinën. Duke pirë ujë me limon çdo mëngjes mund ta përshpejtojë normën e urinimit në trup. Me këtë urinim të shpejt, e ndihmon që të mbajë taktin urinar të shëndetshëm. Lëkur të pastër: Vitamina C dhe antioksidantët ndihmojnë që të bëjnë parandalimin e rrudhave në lëkurë. Vitamina është shumë e rëndësishme që të mbahet në lëkurë. Limoni ka disa përmbajtje të cilat ndihmojnë për t'i mbytur disa baktere që shkaktojnë puçrra në fytyrë. Përmirëson disponimin tuaj: Njerëzit marrin energjinë prej molekulave dhe atomeve në ushqim. Limoni gjithashtu ka veti humori. Era e limonit shndrit disponimin tuaj dhe aktivizon mendjen. Gjithashtu redukton ankthin dhe depresionin. Shërim dhe frymëmarrje të freskët: Ndihmon në shërimin e plagëve të shpejta. Limona ka fuqi ushqyese e cila ndihmon forcimin e kockave dhe indeve lidhëse. Ju kursen nga dhimbja e dhëmbit dhe inflamacionin e mishrave. Mos i pastronit dhëmbët pasi të pini ujë me limon, sepse kjo mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Më mirë është te pini një herë ujë me limon, e pastaj t'i pastronit dhëmbët ose pritni pak minuta pastaj pastroni. Humbje në peshë: Limon përmban disa fibra që ndihmojnë ta kontrollojnë urinë tek njeriu. Disa hulumtime tregojnë se kjo ndihmon për humbjen e peshës në mënyre më të shpejtë. Filloni ditën duke pirë ujë me limon sepse është shume e dobishme për humbjen e peshës, duke qenë se redukton yndyrën ne trup. The post Ja pse duhet të pini ujë me limon appeared first on GazetaBlic. |
18 vjet më parë forcat serbe vranë 10 anëtarë të familjes Rama Posted: 26 Mar 2017 10:20 PM PDT Familja Rama nga fshati Shkabaj i Obiliqit më 28 mars të vitit 1999 humbën dhjetë anëtarë në mesin e tyre edhe fëmijë. Në një luftë të pabarabartë me forcat serbe në këtë datë bien heroikisht tre ushtarët e UÇK-së Agron, Albert dhe Faruk Rama dhe 7 anëtarët e tjerë të kësaj familje. Familja Rama është dekoruar me dekoratën "Urdhri i lirisë" për kontributin dhe sakrificën që ka bërë kjo familje për lirinë e Kosovës. The post 18 vjet më parë forcat serbe vranë 10 anëtarë të familjes Rama appeared first on GazetaBlic. |
Të diplomuarve në disa drejtime të edukimit s’po u njihen diplomat jashtë vendit Posted: 26 Mar 2017 10:18 PM PDT Disa drejtime të fushës së edukimit të disa universiteteve publike të viteve 2010, 2011 dhe 2012 kanë mbetur të paakredituara dhe si rrjedhojë këto diploma nuk njihen jashtë vendit. Përveç disa drejtimeve të fushës së edukimit në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, këtë problem e kanë edhe disa drejtime të Fakultetit të Edukimit të Universitetit "Hasan Prishtina" të regjistruara në këto gjenerata, shkruan sot Koha Ditore. Gazeta ka kërkuar përgjigje edhe nga përfaqësues të universiteteve tjera publike nëse të diplomuarit e këtyre drejtimeve ballafaqohen me këtë problem, por ata e kanë mohuar një gjë të tillë. Nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) kanë konfirmuar se disa studentë të universiteteve publike i janë drejtuar këtij institucioni për disa programe të paakredituara në vitin 2010, 2011 dhe 2012. Mirëpo nga AKA kanë theksuar se nuk mbajnë përgjegjësi nëse institucionet e arsimit të lartë bëjnë regjistrimin e studentëve në programe të paakredituara. The post Të diplomuarve në disa drejtime të edukimit s'po u njihen diplomat jashtë vendit appeared first on GazetaBlic. |
Dëmtohet vetura e Konsullatës së Kosovës në Cyrih Posted: 26 Mar 2017 10:14 PM PDT Persona të panjohur kanë gërvishtur dhjetë vetura në një garazh nëntokësor në Altstetten të Cyrihut. Në mesin e automjeteve të dëmtuara është edhe një që i takon Konsullatës së Kosovës në Cyrih. Mediat zvicerane njoftojnë për "së paku një makinë të Konsullatës Kosovare", ndërsa, i kontaktuar nga albinfo.ch një burim nga kjo konsullatë thotë se bëhet fjalë për vetëm një makinë. Ai shton se sipas njohurive të deritashme kjo nuk ka të bëjë me politikë dhe nuk lidhet me ndonjë qëllim të drejtuar kundër konsullatës. "Policia ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Por nuk duket të ketë ndonjë qëllim politik në këtë rast për arsyen e thjeshtë se kanë qenë një numër makinash që janë gërvishtur dhe jo vetëm e jona", thotë për albinfo.ch zyrtari i Konsullatës. Sulmi ka ndodhur në natën në mes të të premtes dhe të shtunës. Personat e panjohur kanë depërtuar në një mënyrë ende të panjohur në garazhin e mbyllur të një ndërtese në Eugen-Huber-Strasse 16b. Ata kanë gërvishtur dhjetë vetura, në mesin e të cilave ka pasur edhe makina luksoze, ka bërë të ditur policia e Cyrihut të dielën. Po ashtu është dëmtuar edhe një motoçikletë, transmeton 20minuten.ch. Dëmtuesit kanë ikur të pavërejtur. Garazhi nëntokësor i takon njërës nga ndërtesat në të cilën është vendosur edhe Konsullata e Kosovës. Policia thotë se ende nuk është e qartë nëse këto gërvishtje ishin të orientuara ndaj konsullatës, përcjell albinfo.ch Dëmet e shkaktuara llogariten në disa dhjetëra mijë franga. Policia ka nisur hetimet dhe ka angazhuar Institutin Forensik për sigurimin e gjurmëve. The post Dëmtohet vetura e Konsullatës së Kosovës në Cyrih appeared first on GazetaBlic. |
You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |