Urgjentisht të përgatitemi për luftë me Serbinë. Të bëhen Marrëveshje ushtarake për ndërhyrje tokësore dhe ajrore




Përgatitja për luftë: Sigurim i paqes afatgjate me Serbinë


Shkruan:Akademik  Prof.dr.Jahja Koka

Serbia herë provokon me incidente luftarake, bën tërheqje të përkohshme taktike diplomatike, për të vijuar me incidente edhe më perfide, të rrezikshme dhe neveritëse. Por, ne nuk duhet të lajthitemi që qëllimi i pakontestueshëm afatgjatë i Serbisë është ri okupimi i të paktën edhe një pjese të konsiderueshme dhe me rëndësi vitale të Kosovës, në mos tërësinë e sajë, nëse sheh shansin.



Mos të lajthitemi, akoma është e njëjta akademi e shkencave serbe, e cila programet çubriloviqiane e millosheviqiane nuk i kanë braktisur, akoma janë të gjallë dhe të fortë, bile edhe në timonin e shtetit serb, ideologët konsekuent të Sheshelit, Sllobës dhe Drazhës. Me tu larguar forcat e NATO-s apo KFOR-it, sulmet e Serbisë duket se do të jenë të pashmangshme.
Në një situatë të një rreziku afatgjatë, ne nuk duhet të lajthitemi, që lutjet tona paqësore diplomatike, do të na shpëtojnë nga kthetrat serbe.

Pra, duhet që në mënyrë sa më urgjente të bëjmë atë që sot askush nuk na ndalë ta bëjmë: që ta sigurojmë mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit tonë:

a) Në mënyrë urgjente të formojmë sistemin institucional të mbrojtjes, në mënyrë analoge siç e kemi pas mbrojtjen territoriale, e cila atëbotë nën rrezatimin magjik të JNA-së, pjesë e së cilës ishte, kur filloi agresioni serb i vitit 1999, nuk pat funksionuar. Pra, në vend të djemve tonë që ishin të përgatitur në ushtrinë jugosllave (që ishin civil) të cilët vetëm duhej të thirreshin dhe të pajiseshin me uniforma dhe armë, u dashtë që djemtë tanë të rinj, të UÇK-së të papërgatitur dhe pa eksperiencë të futen në luftë, kryesisht në mënyrë jo koherente dhe jo profesionale.

b) Të sigurohen kontingjente të mjaftueshme të armëve dhe uniformave për të gjithë njerëzit e shëndoshë në mes të moshës 17-55 vjeçare, dhe të organizohen kurse verore paraushtarake që ata të përgatiten për luftë kundër agresorit. Kështu që në rast lufte, nuk do të hiqnim të zitë e ullirit, të sigurojmë me shumë peripeti nga Shqipëria armatim të vjetër kinez, por me kohë të sigurojmë armatim modern dhe të bollshëm, përveç njësive tankiste dhe aviacionit ushtarak.

c) Të nënshkruhet marrëveshje me Shqipërinë, që në rast të agresionit serb, të kyçet ushtarakisht me sistemin tonë të mbrojtjes.

d) Njësitë tankiste, jam i bindur që në rast lufte do të vinin nga Shqipëria amë, por ne duhet të gjejmë njërin nga shtetet që ka gatishmëri (jam i bindur që mund të gjendet) që të nënshkruhet marrëveshje institucionale, që në rast të agresionit serb, të na mbrojë me aviacionin e tyre qiellin tonë nga sulmet ajrore serbe.

Jam thellësisht i bindur që këto veprime duhet të bëhen në mënyrë urgjente. Në këtë mënyrë do të evidentohej në mënyrë të sigurtë mundësia e agresionit serb. DO TË SIGUROHEJ PAQJA AFATGJATE DHE MUNDËSIA E BISEDIMEVE TË SUKSESSHME, POR EDHE MUNDËSIA E PAJTIMIT DEFINITIV FQINJËSORË.

Këtë po e them bazuar në faktin që kriminelët serb, që shumica nga ata janë sot civil, por sillen si heronj serb, deklarojnë publikisht në portale dhe mjete të ngjashme të informimit se “vetëm një apo dy serbë të armatosur mund ti rreshtojnë qindra shqiptarë të Kosovës dhe si delet ti vrasim dhe hedhim në gropa masive, mund të futen pa kurrfarë rreziku në shtëpitë e tyre dhe ti vrasim apo presim në fyt, ti grabisim, dhunojmë femrat dhe ushtrojmë krime të ngjashme”.
Përgatitja për luftë mendoj që do ti demantonte deklaratat e këtilla të kriminelëve serb, por edhe do ta siguronte paqen afatgjate.