Shkuran Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Ky sinkron deshmon per vazhdimesine e palekundur te ketyre Aleateve te medhenj te Kosoves pavaresisht ndryshimeve politike ne ShBA dhe ne mjedisin politik nderkombetar. Kesaj mbeshtetje te pandryshuar te ShBA dhe NATO ndaj Kosoves, institucionet e Kosoves lypet t’i pergjigjen me masa dhe veprime konkrete. Eshte me rendesi nje reagim i shpejte dhe i fuqishem i Shtetit te Kosoves ndaj Aleateve te medhenj Perendimor. Nder masat dhe veprimet qe nevojiten te ndermerren nga Kosova jane:
1.Pergatitja e shpejte dhe serioze per krijimin e Forcave te Armatosura te Kosoves. Ky hap ploteson teresine institucionale te Shtetit te Kosoves per mbrojtjen e pavaresise, sovranitetit dhe integritetit territorial nga cdo kercenim nga jashte. Kjo mase duhet bere ne bashkepunim me KFOR, qe te ecet ne menyre komplementare. Pra qe cdo reduktim i trupave te KFOR te plotesohet me kapacitete ushtarake nga Forcat e Armatosura te Kosoves. Asnje vakum nuk duhet lejuar ne kete proces.
2.Institucionet e Kosoves nevojitet te perpilojne nje dokument te ri strategjik kombetar. Ky dokument duhet te marre ne konsiderate fazen e re te zhvillimeve ne Shtetin e Kosoves, teresine e politikave qe duhet te ndiqen, qellimin e avancuar, objektivat afatshkurter, afatmesme dhe afatgjate, prioritetet sipas fushave, masat qe nevojiten te merren, plani i veprimit, shtrirjet kohore si dhe burimet njerezore dhe financiare. Eshte koha qe t’i jepet fund retorikes politike boshe, folklorizmave dhe diletantizmit ne krye te Shtetit te Kosoves.
3. Shteti i Kosoves nevojitet te rishikoje dhe te riformatoje procesin e negociatave me Serbine me ndermjetesimin e BE. Ne kete aspekt Kosova duhet te kerkoje nga BE te garantoje zbatimin e marreveshjeve te firmosura midis Kosoves dhe Serbise. Mos zbatimi i ketyre marreveshjeve eshte pika me e dobet e procesit te normalizimit te marredhenieve Kosove-Serbi. Ketu ka pergjegjesine kryesore Serbia, por edhe BE si ndermjetesues dhe garantues i ketyre marreveshjeve. Nga pala e Kosoves nevojitet nje strategji e re negocimi me Serbine ne kete faze finale. Kerkohet te dinamizohen prioritetet, te perfeksionohen taktikat dhe teknikat e negocimit, te riformatohet ekipi negociator me me shume perfaqesim legjitim, transparent, te pergjegjshem dhe gjitheperfshires.
4. Ne aspektin e politikes se jashtme, te diplomacise dhe te sigurise Kosova dhe Shqiperia duhet te unifikojne politikat ndermjet tyre. Ky unifikim eshte i dobishem, i arsyeshem dhe plotesisht i drejte sepse eshte ne sherbim te paqes, stabilitetit, demokracise dhe integrimit Euro-Atlantik te Ballkanit Perendimor. Dores se shtrire te ShBA dhe NATO ne mbeshtetje pa ekuivok te Kosoves, udheheqja e kesaj te fundit duhet t’i pergjigjet me strategji, masa dhe veprime te reja. Eshte momenti qe Shteti i Kosoves te demonstroje me shume aftesi dhe te marre me shume pergjegjesi perballe Aleateve Perendimore, ShBA dhe NATO. Fuqizimi i bashkepunimit te Kosoves me Shqiperine eshte pikerisht ne kete konktekst.





