Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjnerali i luftës dhe Heroi i demokracisë zt.Ramush Haradinaj, është deklaruar për vendimin Gjykatës së Colmarit të marrë ditë më parë ndaj tij.
“Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të merret me 2 mars 2017 , më së paku ishte i panevojshëm.
Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë vërsulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkëjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999.
Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.
Besnik do t’i mbetemi të drejtës sonë shqiptare në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Arianit Koci, avokati i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili që nga 4 janari po mbahet në Francë në bazë të një fletarresti serb ka shprehur bindjen se ekstradimi i Haradinajt për në Serbi do të refuzohet.
Koci në një prononcim për Telegrafin tha se nesër Gjykata e Colmarit do ta jap mendimin për ekstradim dhe atëherë mbrojtja mund të bëjë ankesë. Tutje ai theksoi se nëse Gjykata vendos pro ose kundër ekstradimit, është ministri i Drejtësisë ai që vendos në fund.
“Nesër gjykata jep mendim për ekstradim, atëherë ne kemi të drejtë ankese. Nëse refuzohet kërkesa për ekstradim, e jam i sigurt që do të refuzohet, kjo çështje përfundon. Por, në rast që gjykata në Colmar vendos që ta ekstradoj z. Haradinaj, atëherë është ministri i Drejtësisë, ai vendos për ekstradim”, tha Koci.
Por sipas avokatit Koci, ekstradimi i Haradinajt për në Serbi nuk mund të ndodhë.
“Kërkesa e Serbisë është politike dhe riciklim i akuzave që janë trajtuar në Tribunalin e Hagës. Thjesht, Serbia po e keqpërdor të drejtën ndërkombëtare. E ndaj z. Haradinaj e kanë një inat të posaçëm. Nuk ja falin luftën për pavarësi dhe betejat e fituara kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Ramushi është hero i gjallë, krenaria e jonë, prandaj sulmi ndaj tij është sulm ndaj Kosovës”, tha ai.
Avokati Koci tha se Serbia po e shantazhon edhe Francën.
“Udhëheqësit e saj kanë thënë publikisht se nëse nuk e ekstradojnë z. Haradinaj në Serbi, atëherë as ata nuk do ta ekstradojnë askënd në Francë”, u shpreh Koci.
Gjykata franceze e Apelit e ka shtyrë për 2 mars 2017 vendimin për liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, kur pritet që të vendoset në lidhje me kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi.
Zëdhënësja e Gjykatës, Sandra di Rosi, ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug se prokurori ka kërkuar informata shtesë nga Serbia për shumë çështje, përfshirë edhe saktësimin e dokumenteve të caktuara si dhe informata shtesë për procedurën penale në Serbi.
Ajo vuri në dukje se vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurës do të shpallet më 2 mars dhe gjykata ka tri opsione.
“Mund të urdhërojë mbledhjen e informatave shtesë dhe të kërkojë edhe më tutje shqyrtim në një seancë tjetër. Po ashtu, mund të refuzohet ose të pranohet kërkesa për ekstradim”, ka thënë Di Rosa.
Procedurat gjyqësore për rastin Ramush Haradinaj në Francë, mund të mos përfundojnë më datën 2 mars 2017dhe procesi të vazhdojë tutje, thonë njohësit e të Drejtës Penale Ndërkombëtare në Kosovë.
Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare,Dr.sc. Ismet Salihu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se kjo çështje mund të shtyhet deri sa gjykata dhe më pas Ministria e Drejtësisë në Francë në bazë të administrimit të provave të marr vendim se si do të veprohet tutje.
“Është rreziku që procesi mund të zvarritet edhe më tej, për shkak se Franca, organet kompetente në këtë rast, nisur nga gjykatat, duhet të shqyrtojnë qëndrueshmërinë, vlefshmërinë, vërtetësinë e atyre provave që Serbia i ka deponuar. E për vlerësimin e kësaj, mendoj se duhet kohë”.
“Serbia, sigurisht që ka deponuar shumë prova. Kështu që kjo mundet të përmbyllet më 2 mars, por para dy marsit kurrsesi. Pra, mund edhe të shtyhet”, tha Salihu.
Profesori Salihu tha se rastet e tilla kërkojnë kohë, derisa mekanizmat përkatës të drejtësisë të binden që provat e dorëzuara janë, përkatësisht nuk janë të besueshme.

“Serbia i ka vlerësuar dhe i ka deponuar [provat]. Tash Franca, duhet me të bindet dhe të konstatojë se vërtetë këto prova qëndrojnë ose jo. Fakti se është caktuar seanca më 2 mars 2017 nuk do të thotë domosdoshmërish se do të zgjidhet kjo kërkesë me – po ose jo”, tha Salihu.
Një gjykatë franceze në Colmar të enjten ka shtyrë vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, deri më 2 mars 2017. Pas përfundimit të seancës Haradinaj tha se “Serbia po provon ta pengojë rrugën e Kosovës si shtet i pavarur e sovran”.
Analisti politik Driton Selmanaj mendon se vonesa e mëtutjeshme e një vendimi në institucionet e drejtësisë në Francë për Haradinajn, nxit dyshime të tjera përtej çështjeve juridike.
“Prolongimi i vendimmarrjes për Ramush Haradinajn, nxit dilema. A mund të jetë ndonjë aranzhim i cili mund të lidhet edhe me Gjykatën Speciale, kjo është herët ndoshta të thuhet, por këtu gjithçka nuk po duket e qartë. Ka dilema. Them prolongimi i mëtutjeshëm nxit dyshime rreth asaj se a është një proces i pastër, krejtësisht juridik apo ka diçka tjetër përtej kësaj”, tha Selmanaj.
Ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga zyrtarët e institucioneve të Kosovës është cilësuar si i papranueshëm.
Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës Prof.Dr. Enver Hoxhaj, e ka quajtur të pakuptimtë dhe të panevojshme mbajtjen e mëtutjeshme të Haradinajt në Francë.
“Kemi ofruar mbështetjen e nevojshme shtetërore dhe diplomatike duke besuar thellë në pafajësinë e tij. Mbajtja e mëtutjeshme është e pakuptimtë dhe e panevojshme”, ka shkruar Hoxhaj, në rrjetin social Facebook.
Koordinatori i ekipit mbrojtës të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, ka thënë se ishte i papritur vendimi i gjykatës franceze për Haradinajn.
“Dokumentet dhe faktet që janë prezantuar tregojnë se ndikimi politik i Serbisë ka pasur pretendime politike dhe jo ligjore. Përkundër këtyre fakteve, ne jemi të bindur se drejtësia do të triumfojë dhe Haradinaj do të kthehet”, ka thënë Tahiri në Info Magazine të Klan Kosova.
“Ky është një abuzim që Serbia po bën me drejtësinë ndërkombëtare. Ky abuzim duhet të ndalet pasi mund të ketë përmasa të një destabilizim shumë të gjerë. Është hipokrizi që Vuçiqi (Aleksandar) dhe Nikolliqi (Tomisllav) kërkojnë që dialogu të vazhdojë derisa bëjnë veprime që bien ndesh me dialogun. Nuk ka argumente dhe fakte; dokumentacioni ka qëllim prolongimin e këtij procesi; ka qëllim që edhe Haradinaj të mbahet larg proceseve politike në Kosovë”, ka shtuar ai.
Profesori universitar, Vigan Qorrolli, ka thënë se rasti i Ramush Haradinajt mund të gjykohet edhe në Francë. Ai ka shtuar se ekstradimi në këto baza është i pamundur.
“Gjykata mund të vendosë në tri mënyra: të lejojë ekstradimin, të refuzojë atë, dhe e treta – në rast se refuzon kërkesën për ekstradim dhe gjenden fakte. Ekstradimi në këto baza është i pamundur. Haradinajt mund të gjykohet edhe në Francë për kërkesat e Serbisë”, ka thënë Qorrolli në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.
Sipas tij, procedurat e ekstradimeve rregullohet sipas ligjeve ndërkombëtare.
“Është limiti i afatit procedural, kur gjykata është dashur të vendosë në lidhje me vendimin meritor të Haradinajt. Deri më 2 mars duhet të qëndrojë në Francë dhe gjykata në Colmar do të vendosë sipas kërkesës për ekstradim. Mos kërkesa për ekstradim nuk i plotëson konventat ndërkombëtare”, shtoi Qorrolli.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze me 4 janar në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004.
Ramush Haradinaj ishte komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dugagjinit dhe pas luftës themelues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një parti parlamentare të cilën ai e udhëheq akoma.