Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të meret me 2 mars 2017, më së paku ishte i panevojshëm.
Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë versulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njejtën përgjigje si në vitin 1998-1999.
Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.
Besnikë do t'i mbetemi të dejtës sonë shqiptare në Ballkan,shkruan Heroi i Kosovës Ramush Haradinaj.
Gjenerali shqiptar zt. Ramush Haradinaj, ka folur para gazetarëve pasi ka dalur nga seanca gjyqësore.
Ai e ka akuzuar Serbinë se po e shfrytëzon anëtarësimin në Interpol për interesa politike, duke e quajtur ekstradimin e tij si abuzim nga ana e shtetit serb.
“Aleksandër Vuçiqi ka qenë ndihmës i Vojisllav Sheshelit,Tomisllav Nikoliqi ka udhëhequr formacioni paramilitare, kurse Ivica Daçiqi ka qenë asistues i kriminelit Sllobodan Millosheviqit. Atyre nuk ju intereson ligji”, u shpreh Ramush Haradinaj.
Vendimi përfundimtar për rastin e liderit të AAK-së pritet të merret më 2 mars2017.
Gjykata e Apelit shty vendimin për liderin e AAK-së Ramush Haradinajn pasi që prokuroria ka kërkuar informata shtesë nga Serbia në lidhje me këtë rast.
Gjykata ka shtyrë vendimin për 02.03.2017 ku pritet që të vendoset në lidhje me kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi.
“Mund të urdhërojë mbledhjen e informatave shtesë dhe të kërkojë edhe më tutje shqyrtim në një seancë tjetër. Po ashtu mund të refuzohet ose të pranohet kërkesa për ekstradim”, ka thënë Di Rosa.
Sot në një gjykatë në qytetin Colmar të Francës lindore, u mbajt seanca e shqyrtimit të kërkesës së autoriteteve serbe kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte.
Vendimi pritet të merret me 2 mars 2017
Zoti Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti serb të lëshuar 13 vjet më parë.
Më 12 janar 2017 Gjykata e Apelit në Colmar e liroi me kusht zotin Ramush Haradinaj, në pritje të shqyrtimit të kërkesës serbe për ekstradimin e tij në Serbi.
Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që siç thuhet nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku zoti Ramush Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm.
Avokatët e zotit Ramush Haradinaj janë të bindur në lirimin e tij që duhet të përmbyllet deri më 14 shkurt.
Ndalimi i zotit Ramush Haradinaj nxiti reagime ne shkallë të gjerë në Kosovë, ku u mbajtën edhe protesta me kërkesën për lirimin e tij.
Ky është rasti i dytë që zoti Ramush Haradinaj ndalohet në bazë të një urdhër arresti serb. Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.
Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kërkesat kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të të Beogradit.
Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.
Ka nisur seanca gjyqësore në Colmar të Francës ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Avokatja e Ramush Haradinajt, Rachel Lindon ka qenë e ashpër para panelit gjykues në fjalën e saj.
Lindon ka thënë se nuk ka asnjë arsye për mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë dhe se kërkesat e Serbisë kanë qenë tërësisht të pabaza.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pritet që brenda pak minutash të dalë përsëri para gjykatës franceze.
Ramush Haradinaj bashkë me palën mbrojtëse tashmë ka arritur në seancën gjyqësore
Ish kryeministri i Kosovës, është ndaluar para një muaji në aeroportin e Bazelit nga ana e autoriteteve franceze mbi bazën e një flet arresti serb.
Një nga pjesëmarrësit e seancës ka veshur një bluzë "Authoctonus"