Nis gallata: Trump i kërkon Thaçit, Mustafës dhe Veselit që të hiqet shtatorja e Bill Clintonit nga Prishtina

Ka nisur gallata në rrjetet sociale me deklarata dhe fotografi të presidentit amerikan Donald Trump.Ironia më të po shfaqet në mënyra të ndryshme dhe në forma interesante.

Sonte ka filluar të qarkulloi një fotografi e bashkangjitur me një postim ku shkruhet se kinse presidenti Trump ka kërkuar nga udhëheqësit e Kosovës të largohet shtatorja e Bill Clintonit nga Prishtina.


Por fotografia është një montazh kompjuterik dhe se gjithçka është gallatë.

”I nderuar president Thaçi, kryeministër Mustafa dhe kryeparlamentar Veseli, ju ftoi që ta hiqni shtatorën e Bill Clintonit neë Prishtinë në mënyrë që të ju mbeshtes tutje me administraten time drejt rrugëtimit për zhvillimin e Kosovës – Donald Trump, president i SHBA-ve” mesazhi në shqip i gallatës.

trumpp