Ministrja për Dialog Edita TahiriDerguti: Këto janë dezinformataTahiri: Ke shkel rregulloren Aida Dërguti
Ministrja për Dialog Edita Tahiri ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se një deputet i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga ITU që mos t’ia jap Kosovës kodin telefonik.
Për këtë ajo tha se ka edhe dokument që e vërteton.
Tahiri: Kërkuan në ITU të mos na jap kodin
“Me llogon zyrtarë të Kuvendit të Kosovës ju kanë drejtuar ITU-së duke thënë që Kosovës të mos ia jep kodin. Nëse nuk e keni ditë ua solla dokumentin, pra në emër të Kuvendit të Kosovës, një deputet nga radhët e Vetëvendosjes ka shkruajtur letër dhe ITU-së i kërkon që të mos ja jep Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Edhe pse Tahiri nuk përmendi Emra, ishte Aida Dërguti nga Vetëvendosje, ajo që reagoi.
Derguti: Këto janë dezinformata
“Ajo që tentoni ju të më citoni mua lidhur me letrën drejtuar ITU-së nuk qëndron. Tani do të ua sjellë sepse unë për hir të transparencës e kam përkthyer edhe në shqip dhe e kam lexuar në seancë të Kuvendit. Tani do të ua sjell edhe njëherë sepse nuk është e vërtetë nuk qëndron ajo cka thatë ju lidhur me marrëveshjen për ITU-në”, ka thënë ajo.
E menjëhershme ishte ministrja Tahiri e cila i tha Dërgutit se ka shkelur rregulloren duke dërguar letër si nënkryetare, pa miratimin e Kryesisë së Kuvendit.
Tahiri: Ke shkel rregulloren Aida Dërguti
“Në fakt unë nuk përmenda asnjë emër por ju vetë u zbuluat, sepse vet e keni dërguar letrën, unë me të vërtetë nuk thash emër, unë thash një deputet ju vetë u zbuluat. Z. Dërguti në internet e gjeni unë e kam gjithkush mund ta gjej në internet. Aida shiko edhe ke keqpërdor Kuvendin se e ke nënshkruar si nënkryetare e Kuvendit, nuk ke guxuar sepse kjo u deshtë të bëhet me miratimin e kryesisë, ke shkel rregulloren z.Dërguti”, tha ajo.
Ndërkohë, ministri i Punës, Mirqenies Sociale, Arban Abrashi, është pyetur për komisionin mjekësor lidhur me invalidët e luftës, i cili nuk është funksional tash e 6 vite.
Abrashi: Komisioni sapo t’i pranojmë këto lista
“Komisioni për vlerësimin e shkallës së invaliditetit të kategorive të invalidëve të dalë nga lufta do të themelohet pasi të pranohet lista përfundimtare për njohjen e statusit për dëshmorë, invalid dhe veteranëve nga komisioni qeveritarë për të njohur dhe verifikuar statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së apo të internuarit të UÇK-së. Këto lista ende nuk janë pranuar dhe realisht ne jemi në baza ditore në kontakt si me shoqatat e dala nga lufta ashtu edhe me komisionin që këto lista të përfundojnë. Realisht ne kemi pritë edhe javën e kaluar që këto të përfundojnë në mënyrë që ne ti marrim dhe të fillojmë procesin e hapjes së aplikimit për këtë kategori, proces i cili është ndaluar në vitin 2011. Në ndërkohë ne si ministri kemi vazhduar me disa përpjekje tjera që ta plotësojmë infrastrukturën ligjore në mënyrë që sapo t’i pranojmë këto lista, komis ioni dhe infrastruktura ligjore të jetë e gatshme të funksionoj sa më lehtë”, tha ai.
Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka ngritur si shqetësim çështjen e familjeve të dëshmorëve që kanë nga dy dëshmor dhe marrin vetëm një pension.
Veseli: Do ta ndryshojmë ligjin
“Në seancën e radhës e qartësojnë aspektin ligjor dhe marrim iniciativë si deputetë në qoftë se duhet me u ndryshu ligji, 40 deputetë, 60 deputetë e ndryshojmë në mënyrë urgjente, po flas vetëm për familjet e dëshmorëve dhe martirëve dhe të pagjeturve se si munden me qenë mbi 2 ka mundësi”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj seance pyetje pati edhe në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Imri Rrahmani.
*****
Agron Mustafa"Flm Zotit që para 10-15 viteve s'kemi pasur politikane/deputete në vend si Aida Dërguti!!!"
Drejtori i POstës dhe Telefokomit të Kosovës, Agron Mustafa ka reaguar në lidhje me letrën që Aida Dërguti ia ka dërguar ITU-së për kodin telefonik.
Ai e quan të turpshëm këtë veprim të Dërgutit duke thënë se ajo po mundohet të vë në lajthitje zyrtarët e ITU-së dhe opinionin e gjerë mbi atë se si Serbia do të jetë administratorja kryesore e kodit #383 dhe këta do të jenë përgjegjës mbi caktimi.
Reagimi i plotë i tij:
Flm Zotit që para 10-15 viteve s'kemi pasur politikane/deputete në vend si Aida Dërguti!!!
Shumë e kam të vështirë ta paramendoj se si të gjithë ata miliona udhëtarë që kanë kaluar nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të udhëtonin në qoftë se aeroporti nuk do të kishte kod identifikimi ndërkombëtar, e pa dyshim që këta udhëtarë ndoshta do t’ia mësyenin aeroportit të Nishit, reklama të cilat sot po promovohen lirshëm në rrugët e qytetit tim, kryeqytetit të vendit tim, menaxhuar nga kolegët e Aidës. TURP!!!...Shumë mirë që çështja e kodit të aeroportit të vetëm komercial në vend është rregulluar me kohë nga ndërkombëtarët, e nuk ka mbetur në duar tona, sepse epilogu do të mund të kishte pasoja, përveç ekonomike, pa dyshim edhe fizike, për të gjithë qytetarët tanë dhe udhëtarët e aeroportit.
Është turpëruese sesi e njëjta deputete tenton të vë në lajthitje zyrtarët e ITU-së dhe opinionin e gjërë mbi atë se si Serbia do të jetë administratorja kryesore e kodit #383 dhe këta do të jenë përgjegjës mbi caktimin...Po citoj:”Serbia përdor një autoritet të tillë për të diktuar politikën e telekomunikacionit, funksionet rregullative dhe operacionale në sektorin e telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, të tilla si licencimi, kodet, interkoneksionet, tarifat, etj”. Megjithatë, ata janë ekspertë dhe specialistë të fushës e padyshim nuk bien pre e këtyre tentim lajthitjeve të një deputeteje të vendit tim!
Në vend që këtij lajmi të madh për vendin tonë, siç është marrrja dhe funksionalizimi tashmë i kodit nrëkombëtar telefonik, t'i gëzohen të gjithë, sikurse unë, vetë, dhe mbi 2 mijë punëtorë të Telekomit të Kosovës, më vije shumë vështirë që deputetja në fjalë, ka tentuar të jetë pengesë e këtij procesi, që përveç simbolikës së pa diskutueshme në identifikimin shtetëror të Republikës sonë - për ne, Telekomin e Kosovës do të thotë edhe disa miliona euro kursim për vitet në vijim.
Edhë një herë, siç e kam potencuar në një status më të hershëm për të gjithë të interesuarit, linku i mëposhtëm paraqet të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike, sipas buletinit më të vonshëm të publikuar nga ITU (15.12.2016) ku mund të shihet edhe kodi më i ri telefonik që na është dhënë neve, Kosovës.
http://www.itu.int/…/itu-t/opb/sp/T-SP-OB.1114-2016-OAS-PDF…
Po ashtu mund të vëreni dallimin e kodeve që iu janë dhënë disa regjioneve gjeografike që janë pjesë përbërëse të shteteve tjera dhe si janë ato të paraqitura në buletin, në raport me kodin që na është dhënë neve.
Të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike në shfrytëzim nga të gjitha vendet evropiane fillojnë me +3X ose +4X, që nënkupton se numri i parë “3 ose 4” është numër identifikues gjeografik dedikuar Evropës. Me fjalë tjera i bie, që të gjithë kodet nderkombëtare telefonike, përveq që janë kode shtetërore, janë edhe kode gjeografike, me ndonjë përjashtim sikurse që mund ta shihni në buletin, rastin e Taiwanit apo Hong Kongut ose Macaut.
Ne në Telekomin e Kosovës i jemi gëzuar këtij lajmi, mirëpo kam pa dhe lexuar që jo të gjithë mendojnë dhe kanë qasjen e njejtë me ne mbi Kodin Ndërkombëtar Telefonik.
Andaj, ky link lë të shërben për sqarimin dhe përpjekjen e eliminimit të shumë zërave dhe kritikave mbi kodin, veqanarisht të krijimit të paqartësive mbi atë se nuk është kod shtetëror por kod gjeografik!!!
http://www.itu.int/…/itu-t/opb/sp/T-SP-E.164D-2016-PDF-E.pdf
*******
Kjo është letra që Aida Dërguti ia ka dërguar ITU-së për kodin telefonik
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje, Aida DërgutiDërguti ka reaguar ndaj Tahirit duke thënë ses letra e saj është dërguar ITU-së më qëllimin që mos ta lejojë Serbinë të përzihet në ndarjen e kodit
Ministrja për Dialog Edita Tahiri sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës tha se një deputet i Vetëvendosjes ka kërkuar nga ITU që Kosovës mos t’ia jap kodin telefonik.
Edhe pse Tahiri nuk ka përmendur emra, ishte deputetja Aida Dërguti e cila ka reaguar ndaj Tahirit duke thënë se kjo është shpifje pasi që sipas saj letra është dërguar ITU-së më qëllimin që mos ta lejojë Serbinë të përzihet në ndarjen e kodit.
Media ka raportuar për këtë qysh në mars të vitit 2016 dhe e sjell të plotë letrën e Dërgutit dërguar në ITU.
Letra e Dërgutit në shqip:
"I nderuari z. Sekretar i Përgjithshëm,
Po ju shkruaj për t’ju sjellë shqetësimet [tona] që kanë të bëjnë me zgjidhjen e një procesit të gjatë të kodit telefonik ndërkombëtar për Republikën e Kosovës.
(1) Është thënë së një proces është duke u zhvilluar për caktimin nga ana e ITU-së e kodeve ndërkombëtare për shërbimet telefonike për vendin tonë.
Ajo çfarë publikut në vendit tonë nuk iu është thënë është fakti se këto do të jenë "kode gjeografike" të caktuara për Republikën e Serbisë, e që do të ndahen më tej nga Serbia, për një shtet të cilin Serbia e konsideron të jetë krahinë e saj në Kosovë.
Nismëtarët e këtij procesi kanë kaluar nëpër vështirësi të mëdha për të fshehur këto fakte nga publiku, ndër të tjera, duke përfshirë BE-në dhe Administratën austriake. Nga ajo që është bërë publike, është e qartë se qëllimi i tyre është që të përdorin edhe ITU-në, duke i përshkruar njoftimet ITU-së dhe njoftimet tjera lidhur me këtë proces. Unë shpresoj dhe pres që ITU do të refuzojë të jetë pjesë e këtij komploti për të mashtruar popullin e Republikës së Kosovës dhe do të reflektojë të vërtetën në të gjitha dokumentet dhe njoftimet që lidhen me këtë proces.
(2) Republika e Kosovës është shtet i pavarur, i njohur nga 111 vende të botës, ose më shumë se gjysma e anëtarësisë së ITU-së. Serbia jo vetëm që nuk e njeh Kosovën, por kushtetuta e saj e konsideron Republikën e Kosovës si territor të vetë. Vetëm ky fakt s’kualifikon Serbinë për të pasur ndonjë rol në caktimin e numrave ndërkombëtarë për shërbimet telefonike për Republikën e Kosovës. Duke pranuar rolin e Serbisë në këtë proces, në mënyrë të pashmangshme do të interpretohet së ITU ka pranuar qëndrimin e Serbisë në lidhje me Republikën e Kosovës. Ne besojmë se në asnjë mënyrë ky është qëllimi ITU-së dhe prandaj ITU duhet të caktojë kodet ndërkombëtare drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës.
(3) Pasojat e përfshirjes së Serbisë në këtë proces mund të shihet më së miri në "Planin e Zbatimit" për këto kode: (http://eeas.europa.eu/statemen... telekomi en pdf).
Ky dokument tregon qartë çmimin e rëndë që Republika e Kosovës do të paguajë për shkak se Serbisë i është dhënë autoriteti për të caktuar kodet e lëshuara nga ITU.
Serbia përdorë një autoritet të tillë për të diktuar politikën e telekomunikacionit, funksionet rregullative dhe operacionale në sektorin e telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, të tilla si licencimi, kodet, interkoneksionet, tarifat, etj Kjo është një tjetër arsye pse kodet ndërkombëtare duhet të caktohen nga ITU direkt në Republikën e Kosovës dhe jo të Serbisë. Nëse qëllimet e vërteta për të zgjidhur çështjen e kodeve të vendit ekzistojnë, atëherë ky nuk duhet të jetë problem. Por, në qoftë se Serbia ka një tjetër agjendë, p.sh. për ta minuar sovranitetin e vendit fqinj, atëherë ne shpresojmë dhe presim që ITU do të refuzojë të jenë pjesë e saj.
(4) Në dokumentet e bëra publike deri tani, është propozuar përdorimi i një emërtimi jo kushtetues për vendin tonë në të gjitha dokumentet e ITU-së dhe njoftimet lidhur me këtë proces. Ne shpresojmë dhe presim që ITU nuk do të pranojë një propozim të tillë, sepse kjo do të thotë se ITU pranon qëndrimin e Serbisë në lidhje me Republikën e Kosovës.
(5) Për shkak të gjithë asaj çka është thënë më lartë, ekziston një kundërshtim i fortë publik për qasjen karshi caktimit të kodit telefonik ndërkombëtar për vendin tonë, i shprehur, ndër të tjera, në një peticion të nënshkruar nga më shumë se 200 mijë qytetarë. Në emër të tyre dhe në emër të 30 anëtarëve të parlamentit, unë jam duke i ngritur këto shqetësime para jush, me shpresën se ITU do t’i marrë ato në konsideratë.
Unë ju falënderoj për kohën tuaj dhe mirëkuptimin, i nderuari zoti Sekretar i Përgjithshëm.
Aida Dërguti, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës".
Më poshtë po publikojmë edhe njëherë letrën e Dërgutit në gjuhën angleze.
Për kend punon Aida Dërguti ?
Nëse është ngrenë pitja-tepsia ka mbetë :
Letra e deputetes Dërguti drejtuar ITU-së