Kompromisi politik-Bashkimi kombëtar !

Image result for flori bruqi

Flori Bruqi

Në redaksinë tonë kanë arritur shumë reagime ërkitazi  shkrimit   me titull "Pseudopatriotët dhe mbeturinat komuniste, të maskuar nën petkun e "bashkimit kombëtar"!, botuar në gazetën "Kosova sot" .

http://www.kosova-sot.info/opinione/170037/pseudopatriotet-dhe-mbeturinat-komuniste-te-maskuar-nen-petkun-e-quot-bashkimit-kombetar-quot/


Mes tjerash në ato reagime thuhet :

...."Ky shkrim është një paçavurë për reagim të fuqishëm dhe të ashpër kundër kameleonit dhe shpifësit të bashekimit kombetar shqiptarz.Florim Zeqa ... "(M.H).

..." Ky është plehurinë që ka ofenduar, shpifur , ingtriguar dhe shantazhuar..., të gjithë ata janë në ballë të subjketeve politike për bashkimin kombëtar dhe të gjithë ata, që në forma të ndryshme luftojnë dhe e mbeshtesin idenë e bashkimit kombëtar", thuhët në reagimin e R.S nga New Yorku.

Tjetri poristë : "Të lutëm nëse ke mundësi botoni shkrimin e Florim Zeqës ,në disa web faqe elektronike ...,q ë kush e dëshiron bashkimin kombëtar, të reagojë dhe të diskreditojnë të tillët pa mëshirë"!!!-thuhët në reagimin e M.J nga Berlini.



... Sipas disa burimeve intelegjente  "Blloku perëndimor do të përbëhet nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Austria, Italia, Spanja, Beneluksi dhe Skandinavia.

Një bashkim tjetër, i quajtur “Evropa e Re” do të përbëhet nga shtetet si Estonia, Letonia, Lituania, Republika Çeke, Sllovakia, Polonia, Hungaria, si dhe Kroacia dhe Sllovenia në jug, përmes të cilave “Evropa Lindore Katolike” do të kishte qasje në Mesdhe.

Aleanca Atlantike, sipas parashikimeve të amerikanëve, duhet të ketë kontroll mbi këtë pjesë të kontinentit të vjetër.

Evropa Lindore gjegjësisht Bashkimi ortodoks do të udhëhiqet nga Rusia, dhe do të përbëhet nga Ukraina, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Kur është fjala për Shqipërinë, vlerësimet janë të ndara: ose rusët do ta afronin kah Evropa Lindore ose Shqipëria do të mbetej nën kujdesin e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara.....

Në faqen zyrtare të CIA-s theksohet se serbët erdhën rreth shekullit të shtatë në gadishullin e Ballkanit. Por deri në shekullin e 13-të, serbët ende nuk ishin grumbulluar rreth një mbretërie të fortë. Beteja e Fushë-Kosovës u solli humbjen serbëve, por aty nis dhe bashkimi i tyre nën një mbretëri.

Shkëputja e Kosovës nga serbët dhe vendosja e strukturave shtetërore serbe, sipas të dhënave të CIA-s, është bërë në shekullin e 19-të, pas Luftës së Parë Ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore.

 Në këtë shekull, sipas faqes zyrtare të CIA-s, shqiptarët e Kosovës u zëvendësuan me serbët dhe këta të fundit u bënë dominues në të gjithë territorin. Ndërkohë që gjatë Luftës së Parë Ballkanike në 1913-n, sipas raportit, serbët kërkuan shtrirjen e mbretërisë së tyre në gjithë krahinën që më parë cilësohej si pjesë e Perandorinë Osmane, duke përfshirë dhe Shqipërinë e sotme. Ndërsa pas vitit 1945, serbët e përfshinë Kosovën në Federatën Jugosllave, duke i njohur disa të drejta që ishin afër autonomisë.

"Për katër dekada shqiptarët e Kosovës kërkuan një autonomi të zgjeruar nga Jugosllavia, deri sa më 1980, pas përbuzjeve të kërkesave të tyre, bënë thirrje për një pavarësi të plotë nga Jugosllavia", thuhet në faqen zyrtare të Shërbimit Sekret Amerikan.

Shërbimi Inteligjent Amerikan konfirmon tezën e Akademisë Shqiptare të Shkencave. Serbët erdhën në territoret e Kosovës në shekullin e shtatë pas lindjes së Krishtit. Bashkim i serbëve dhe fillimi i dominimit të tyre në rajon nis me betejën e Fushë-Kosovës, më 1389, ku serbët u grumbulluan në një mbretëri të vetme dhe filluan të synonin më shumë vende në rajon.

Në ato pak radhë për historinë e Kosovës përshkruhet dhe nisja e luftës për pavarësi, krijimi i UÇK-së, lëvizja e pacifiste e Ibrahim Rugovës dhe sulmi i Sllobodan Milosheviçit mbi Kosovën. Sipas CIA-s, nacionalizmi serb sulmoi Kosovën pas ankimit që serbët bënë te Milosheviçi për keqtrajtimin që u bëhej nga kosovarët.

Lideri që mori përsipër që të mos e lejonte shkëputjen e Kosovës, duke e marrë masa represive në arsyen se serbët e etnikë po dhunoheshin. Sipas raportit të CIA-s, në 1989-n Milosheviç ndryshoi kornizën kushtetuese për Kosovën dhe autorizoi ndërtimin e planeve për mposhtjen e rezistencës kosovare. Më 1998, pasi komuniteti ndërkombëtar nuk arriti ta bindë Milosheviçin t'u jepte fund masakrave dhe dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndërhyri me anë të armëve deri në mundjen e Serbisë dhe largimin e ushtrisë nga Kosova.



Shekulli i 19-të solli dhe dominimin e serbëve ndaj kosovarëve. Sipas të dhënave të CIA-s në këtë shekull, serbët arritën të imponoheshin mbi shqiptarët e Kosovës, duke shfrytëzuar mungesën e një shteti dhe luftërat që u zhvilluan në Ballkan dhe Lufta e Parë Botërore, ku kërkuan që të shtriheshin deri në kufijtë e Epirit.



Në raportin e parë zyrtar të Shërbimit Inteligjent Amerikan, theksohet se pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova u njoh si provincë autonome e Jugosllavisë, nën juridiksionin e Serbisë brenda federatës, por me të drejta të kufizuara. Më pas korniza kushtetuese e Kosovës ndryshoi, duke ua pakësuar të drejtat në raporte me shtetet e tjera të federatës.



Sipas raportit të CIA-s, për katër dekada pas Luftës së Dytë Botërore, kosovarët u përpoqën të merrnin autonominë nga Federata Jugosllave. Ndërkohë që kërkesat për Pavarësi, sipas CIA-s, bëhen zyrtare në vitet 1980. Ndërkohë që serbët nuk ishin dakord me një shkëputje të Kosovës dhe nacionalistët u përpoqën ta kthenin Kosovën në qendër të qytetërimit sllav.



Sipas raportit të CIA-s, në 1990-n shqiptarët e Kosovës të lodhur nga pasivitetit i politikës së Ibrahim Rugovës nisën rezistencën, për të shpërthyer në një konflikt të armatosur në vitin 1995. Në këtë vit del për herë të parë në skenë dhe Ushtria për Çlirimin Kosovës, e cila ishte një përgjigje ndaj represionit që po ushtronin nacionalistët serbë në gjithë rajonin e Kosovës.



Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, sipas raportit të CIA-s, u bë kur faktori ndërkombëtar u lodh me politikën e paqes ndaj Milosheviçit. Pas Marrëveshjes së Rambujesë, serbët refuzuan të njihnin të drejtat e shqiptarëve. Më pas, për tre muaj NATO bombardoi ushtrinë serbe, duke e detyruar të tërhiqet nga Kosova dhe u vendos administrimi i saj nga Kombet e Bashkuara.



Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Sipas raportit të CIA-s, gjatë viteve 1999-2008 administrata e Kosovës nën drejtimin dhe kornizat ligjore të Kombeve të Bashkuara tregoi se respektonte të drejtat e njeriut dhe minoritetet që jetojnë në atë territor. Ndërkohë që aktualisht korniza e saj ligjore është sipas standardeve ndërkombëtare.

Tashmë jo vetëm ne, por edhe CIA thekson se popullsia e Kosovës është autoktone shqiptare. Sipas të dhënave të kësaj agjencie, 88 për qind e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë dhe vetëm 7 për qind janë serbë. Ndërsa pakicat e tjera përbëjnë vetëm 5 për qind. Emri zyrtar i njësisë administrative të Kosovës pothuajse gjatë gjithë periudhës së Titos ka qenë "Kosova dhe Metohia", shpesh e shkurtuar në një fjalë të vetme si "Kosmet".

Ndërsa tani Kosova në arenën ndërkombëtare njihet me emrin Republic of Kosovo, kurse në gjuhën shqipe Republika e Kosovës ose shkurt Kosova. Sipas CIA-s, 2 126 708 banorë është numri i popullsisë së Republikës së Kosovës. Kurse prodhimi i brendshëm bruto (GDB) është 4 miliardë dollarë. Por, sipas CIA-s, rreth 43 për qind e popullsisë së Kosovës është e papunë dhe 37 % e kosovarëve janë të varfër.

Kosova ka një popullsi autoktone shqiptare dhe shumicën e të cilës e përbëjnë po shqiptarët. Pasi 88 % e popullsisë është shqiptare, vetëm 7% serbe dhe pakicat e tjera janë 5 %.

Vija kufitare me Shqipërinë, në tërësinë e saj ndan shqiptarët me shqiptarët. E gjithë vija kufitare e Kosovës është 700.7 km. Vendet kufitare janë: Shqipëria 111.8 km, Maqedonia 158.7 km, Mali i Zi 78.6 km dhe Serbia 351.6 km. Ndonëse e rrethuar nga male deri 2000 m lartësi, Kosova ka dalje rrugore për në gjithë Ballkanin. Kosova ka 1,925 km rrugë automobilistike dhe ka 430 km hekurudha.

Po sipas mediave serbe, parashikime të ngjashme prezantoi edhe organizata amerikane joqeveritare “Stratfor”.

Përveç Rusisë si një fuqi rajonale (Lindore), “Stratfor”, beson se BE-ja së shpejti do të ndahet në dy pjesë: në perëndim të pasur dhe një grup i vendeve të vogla në Evropën Qendrore.

Por a duhet besuar këtyre parashikimeve?

Duke u thirrur në ekspertë gjeopolitikë, mediat serbe shkruajnë se ata pajtohen se po shkojmë drejt kohës me një sistem multi-polar, me disa qendra të pushtetit dhe se SHBA dhe NATO nuk do të kenë më rolin kryesor në skenën botërore.

Dhe, po sipas këtyre medieve, kjo nuk duhet injoruar, sikurse që kishte ndodhur kur politikani francez Emanuel Todd parashikoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1976, pesëmbëdhjetë vjet para se të ndodhte.....


Dhe krejt në fund :

Shpresoj që nuk e kam gabim, por në të ardhmen Shqipëria do të ketë më shumë nevojë për t’u bashkuar sesa Kosova për Shqipërinë. Për ne ky është një ideal i pakonsumuar. 

Megjithëse brezat ndryshojnë nevoja për një bashkim kombëtar nuk ka për të ndryshuar në një rrugë apo në një rrugë tjetër. 

Do të thtoë se një ditë ka për të ndodhur, por konstatoj se Shqipëria do të ketë më shumë nevojë ta “kolonizojë” Kosovën, nuk dua të spekulloj me këtë që them, pra ta përfshijë, ta integrojë, për arsye kombëtarë, rritjes, madhësisë, tregut, financave, fuqisë në rajon, Kosova mund të jetë pak më e ftohtë, për shkak se dua ta them sinqerisht këtë gjë, nuk është se nga Shqipëria shkon një model i shkëlqyer në Kosovë i funksionimit të shtetit, kompromisit politik, cilësisë së qeverisë apo administrimit, shfrytëzimit të burimeve natyrore.( Flori Bruqi )


******




Pseudopatriotët dhe mbeturinat komuniste, të maskuar nën petkun e "bashkimit kombëtar"!


Gjysma e popullatës shqiptare gjendet në emigracion

http://www.kosova-sot.info/opinione/170037/pseudopatriotet-dhe-mbeturinat-komuniste-te-maskuar-nen-petkun-e-quot-bashkimit-kombetar-quot/




Pseudopatriotët dhe mbeturinat komuniste, të maskuar nën petkun e "bashkimit kombëtar"!

SHKRUAN: FLORIM ZEQA

Bashkimi kombëtar është proces, realizimi i të cilit varet nga hapërimi dhe rrugëtimi ynë si komb dhe shoqëri njerëzore konform rrethanave kohore, sferave të interesit të qendrave të vendosjes, rendit të ri politik botëror dhe aftësisë sonë për të përfituar nga interesat e SHBA-së në Ballkan

Ideja e bashkimit kombëtar është shumë e vjetër, do të thosha mijëvjeçare. Pushtimet e gjata dhe paaftësia jonë për të koordinuar veprimet, për të bashkuar të gjitha elitat intelektuale rreth çështjes kombëtare, ka bërë që edhe në fillim të mileniumit të tretë të epokës sonë të gjendemi të ndarë në disa shtete, nën sovranitetin shteteve pushtuese të trojeve tona etnike. Në anën tjetër, më tepër se gjysma e popullatës shqiptare gjendet në emigracion e shkapërderdhur nëpër të gjitha kontinentet, duke filluar nga vendet euro-perëndimore, Afrikë, Azi, SHBA, Kanada, Australi,...shprehur ndryshe aty ku ka arritur të shkelë këmbë njeriu aty janë edhe shqiptarët. Shkaqet e ndarjeve të shqiptarëve janë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga orekset grabitqare të fqinjëve tanë, interesave të fuqive të mëdha e deri tek fenomenet negative të shoqërisë sonë, të përcjella nga kohët më të vjetra të ndarjeve në principata, pastaj ndarjeve fisnore, rajonale, ideologjike, fetare e deri tek ndarjet politike (partiake) të gjysmës së dytë të shekullit 20-të dhe ndarjeve e përçarjeve partiake të viteve të para të shekullit 21.

Miqësia me SHBA-në, garancia më e fuqishme

Edhe përkundër ndikimit të fuqishëm të fuqive të mëdha në copëtimin e trojeve tona, përgjegjësia më e madhe bie mbi vetë ne, shqiptarët, që asnjëherë nuk arritëm të bashkohemi si një trup i vetëm për çuar deri në fund idealin për realizimin e synimeve tona kombëtare, shkaku i bajraktarizmit dhe egoizmit njerëzor. Viteve të fundit, në trojet etnike e në veçanti në mërgatë kemi pasur dhe kemi shumë nisma, do të thosha qindra sosh, si forma të organizimeve grupore e familjare në emër të idesë së "bashkimit kombëtar". Pothuajse në secilin shtet evropian janë me dhjetëra organizata me nga një kryetar të vetëzgjedhur që thirren në idealin e bashkimit kombëtar. Shumë nga kryetarët e organizatave "kombëtare" në mërgatë janë me të kaluar të zymtë, qoftë si bashkëpunë- torë të sllavo-komunizmit, marksistleninistë apo enveristë të përbetuar,...të cilët deri dje thirreshin në bashkim-vëllazërimin me sllavët dhe në internacionalizmin proletar, duke përdhosur idealin e bashkimit kombë- tar. Konvertimi kaq i shpejtë i ish-pionerëve të Titos dhe Enverit nga një ideologji në tjetrën, s'është gjë tjetër veçse një maskaradë mashtruese për ta nxjerrë nga loja e shtetndërtimit Kosovën e martirizuar ndër shekuj. "Ideologët" e bashkimit kombëtar në tubimet e vogla me bashkatdhetar promovojnë idhujt e tyre, duke injoruar njeriun më të madh të epokës sonë, presidentin historik Ibrahim Rugova, arkitektin e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur. Kështu, pseudopatriotët, të maskuar nën petkun e "bashkimit kombëtar", me qëllim e harrojnë faktin e pamohueshëm se Pavarësia e Republikës Kosovës është hapi më i madh drejt bashkimit kombëtar në këto njëqind vitet e fundit. Miqësia që lidhi presidenti historik me SHBA-në, si faktorin kyç të lirisë tonë, është garancia më e fuqishme e ekzistencës së shtetit tonë kundrejt synimeve grabitqare të vargonjve serbosllavë.

Bashkimi kombëtar nuk arrihet brenda natës

Rruga drejt bashkimit kombëtar nuk kalon përmes bisedimeve me Beogradin në Bruksel, por përmes lidhjeve të fuqishme të bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Tiranës, me zhvillimin ekonomik të të dyja shteteve shqiptare, pa anashkaluar lidhjet e bashkëpunimit me shqiptarët në trojet e pushtuara etnike. Bashkimin kombëtar jo vetëm se nuk mund ta realizojnë, nuk kanë të drejtë as ta promovojnë si ide mbeturinat e mortajës komuniste, që për një gjysmë shekulli e tjetërsuan qenien kombëtare të shqiptarëve në trojet etnike. Bashkimi kombëtar nuk arrihet brenda natës, nuk arrihet as me "shkop magjik" siç e trumbetojnë ideologët e dështuar politikë. Bashkimi kombë- tar është proces, realizimi i të cilit varet nga hapërimi dhe rrugëtimi ynë si komb dhe shoqëri njerëzore konform rrethanave kohore, sferave të interesit të qendrave të vendosjes, rendit të ri politik, botëror dhe aftë- sisë sonë për të përfituar nga interesat e SHBA-së në Ballkan.

Related Posts: