Një studente daneze e cila hoqi dorë nga studimet e saj për të luftuar ISIS-in thotë se ajo po trajtohet si “terroriste” pas kthimit në shtëpi.
Siç shkruajnë mediat e huaja, Joanna Palani, 22, pretendon se ka vrarë 100 militantë gjatë betejave në Irak dhe Siri, si një snajpere.
Ajo gjithashtu thotë se ka liruar një grup të grave dhe të fëmijëve që po mbaheshin si skllave të seksit nga ISIS dhe pastaj u mësoi atyre si të bëhen ushtarë dhe të luftojnë kundër ISIS-it.
Palani është me origjinë iraniano-kurde dhe babai i saj dhe gjyshi ishin luftëtarë të Peshmerga-s.
Por ajo thotë se jeta e saj ka qenë shumë e vështirë që nga kthimi i saj.
Joanna ka shtuar: “Unë jetoj në një nga vendet më të mira në botë, por unë jam e uritur dhe e pastrehë, duke fjetur në të ftohtë, edhe pse jam duke punuar non-stop. Nuk i besoj askujt”.
Shkrimi i plotë në anglisht :
http://www.dailymail.co.uk/news/article-4170840/Joanna-Palani-admits-sniper-fights-Isis.html