Heroi i Demokracisë, gjnerali i luftës zt.Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Francë, ku është liruar me kusht nga Gjykata franceze, pas një fletarresti serb, përmes një postimi në facebook i është kundërpërgjigjur Ministrit të Jashtëm Serb, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë se Ramush Haradinaj është një kriminel lufte.

“Ai mundet që edhe do të lirohet, por për ne do të mbetet një kriminel lufte”, ka thënë Daçiq.
“Kur të vërsulet krimineli! Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë. Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij!
Sejmenët e kriminelit Slobodan Milosheviç
Sipas Haradinajt, Daçiqi duhet të flas për krimet e tij dhe të shokëve të tij.

“Daçiqi duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje!
Dy kriminelët Serb:Sllobodan Millosheviçi dhe Shesheli
Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot! Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti!
Kriminelët në krye të shtetit Serb
Ndërsa krimineli serb Ivica Daciç,për Herin tonë zt.Ramush Hardanajn ka shkruar :
Dacic: Haradinaj është një kriminel lufte
Ramush Haradinaj do që ta paraqesë veten si viktimë politike, por ai është një kriminel lufte, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Këtë deklaratë për Radio Televizionin e Serbisë, kryediplomati serb e bëri në kohën kur Gjykata e Apelit në Colmar të Francës e shtyu për 2 mars vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministriit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova.
Para dy javësh kjo gjykatë kishte vendosur ta lirojë me kusht atë, derisa priste kërkesën e Serbisë për ekstradim
Haradinaj ishte arrestuar më 4 janar nga polica franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004.
Përgatiti :Flori Bruqi





