Gëzim Mekuli: Ju që porositet kidnapimin e Haradinajt, sot fotografoheni me bashkëluftetarin e tij


Retorika monotone e disa “njëshave” partak për kinse kujtimin e veprës së Heroit, Zahir Pajaziti, është aq e poshtër për publikun, e aq ofenduese për veprën e heroit, saqë të bënë të mendosh nëse je duke dëgjuar mashtrimin dhe tradhëtinë që Brutusi i bëri Jul Cesarit.

Ne kemi të ngujuar heroin e gjallë në Francë, e këta cohen e na recitojnë vjersha për kinse nderimin e veprës së heroit të vrarë, Pajaziti.
Ju, që përmes spiunimeve dhe përmes statuseve publike, në mediat sociale e nëpër ato private, keni porositur kidnapimin dhe burgosjen e heroit të UCK-së, z. Haradinaj, sot bëni fotografi me idolin e me bashkëveprimtarin e tij….

Retorika e juaj, lotët e juaj për heroin Pajaziti me shokë, janë elemente të propagandës partiake dhe janë sllogane të fushatës së juaj parazgjedhore.

Ju jeni koritur me të gjallë e me të vdekur!