Home »
» Cikël poetik nga Përparim Hysi
Unë jam nga ZHARRËZA!
"O shtëpi! Moj shtëpi! Të kem një varr si ti"
Popullore
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
Unë jam nga ZHARRËZA! "O shtëpi! Moj shtëpi! Të kem një varr si ti!" Popullore
Unë jam nga ZHARRËZA dhe nga fshatrat pë rreth Dhe me të gjithë ata që u prishën shtëpitë Përgjegjësinë mbaje ti, o shtet! As më bëhet vonë, në ndryshojnë qeveritë.
Kontratat me të huajët i lidh qeveria (As që dua të di: e djathtë a e majtë?) Mua, si qytetar, mos më prishet shtëpia Asnjë qeveri mos tentoi që t'i shpëtojë fajit.
Nuk duhen braktisur qytetarët si jetimë Të mbyllur, të fyer si të "dorës së dytë" Në protestën e tyre: të gjithë legjitimë! Qeveria mbyllur që të dy sytë!
Përse do nisej ajo "Ecje Biblike?" Mbi njëqind e ca kilometra(tëgjitha në këmbë?!!!) Dhe provokohen insinuata aq dramatike Sikur ja:-Qeveria,sapo u krijua... mbrëmë?!!!
Unë jam nga ZHARRËZA dhe dëgjo, qeveri! Asnjë fitim nuk ke me njerëz të pakënaqur! U ke "vrarë" gjumin; i ke lënë pa shtëpi! Mjerë qeveria që përbuzë "SOKRATË TË VUAJTUR" *
*në thonjëza-shprehje MIGJENIANE!
Tiranë, 25 shkurt 2017
E nesërmja
Pas të sotmes, vjen e nesërmja E sotmja? E trishtë apo e zezë Më e bukur do jetë e nesërmja Dhe nuk e shtroj si hipotezë.
Që të jetë e nesërmja e bukur Nuk duhet të kemi veç shpresë Por mos qëndrojmë duarkryq e të humbur Dhe mos pushtohemi debulesë.
Mos vrapojmë pas"idhujve të rremë" Apo pas të"ashtuquajtur liderë" Secili prej tyre veçse rren Dhe nuk shkruaj a flas në erë
Jam shumë i saktë dhe i kthjellët (Mos u bëni qorra me sytë hapur!) Këta "paloliderë" më sjell të vjellët Mbeti SHQIPËRIA si vdekur e pakallur!
Dhe hiqen sikur po treten për hallet tona (Për vete: janë pasuruar duke mashtruar e vjedhur) Po kur pretendojnë se"pa ta? Vjen zezona!!!)" Bash ata që halleve tona u kanë pshurrur dhe pjerdhur,
Heshtjen e turpshme ta flakim tej Si një rrobë të vjetër që më nuk vlen Dhe mos besoni në këta "korifej" Veç kështu e nesërmja e bukur vjen.
20 shkurt 2017
ABSTRAKTJA
Abstrakten nuk e dua ( a nuk është e vështirë?!) Dua realen, se është e prekshme. Abstraktja më lodh (djersit pa pirë) Kurse e vërteta më pëlqen, qoftë dhe e "potershme".
E vërteta është si dita... e mbushur plot dritë Abstraktja si nata ( po kush e do natën?) Të vërtetën në shkrime dhe në poezitë Më lodhin shkrimet që tarjtojnë abstrakten.
Abstraktja në shkrime e poezi nuk më pëlqen Jeta është e bukur dhe të jetë e prekshme Kur vete ma bën poezinë si teoremë Si lexues e di se si ndihem? Si zogu ndër leqe...
18 shkurt 2017
Tiranë, 26 shkurt 2017