Zëri: “Thaçi mbërrin në SHBA për një vizitë disaditore” plus 29 more |
- Thaçi mbërrin në SHBA për një vizitë disaditore
- Gjokoviq triumfoi në Qatar Open, mposhti Murrayn
- Shkodran Mustafi, 19 ndeshje – asnjë humbje (Foto)
- Situatat e paparashikueshme që e presin Kosovën në 2017
- Mediat dhe maqedonasit e kryqëzojnë marrëveshjen e partive shqiptare
- Deçanasit e djegin flamurin e Francës (Video)
- Sonte nata më e ftohtë, shikoni temperaturat momentale
- Peja në gjendje të tmerrshme nga bora (FOTO)
- Nëna e Ronaldos shpërtheu në lot në Bernabeu (Video)
- Hasani: Ky është kushti me të cilin do ta pranoja postin e ministrit të Arsimit
- Mimoza Shkodra publikon baladën e re (Video)
- Me fotografi të Rugovës, në protestën për Haradinajn në Francë (Foto)
- Giroud kualifikon Arsenalin në fazën tjetër të FA Cup (Video)
- Tara ia ndalon këtë veprim Bleros, madje ia shkruan (FOTO)
- Blushi: Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot
- Britaniku i UÇK-së: Fuck You France!
- Dodiku: Republika Serbe të bashkohet me Serbinë dhe katër komunat veriore të Kosovës
- Zidane: Fitorja shumë e rëndësishme, CR7 e meritoi Topin e Artë
- Kjo është gjendja e rëndë e rrugëve nëpër qytetet e Kosovës (FOTO)
- MASHT merr vendim për shtyerjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë
- Bora kudo e Komuna e Pejës tani shpalli tenderin për mirëmbajtje dimërore!!! (FOTO)
- Prishtina mbyll turneun e tretë në vendin e katërt
- Në Beograd një pjesë e meshës së Krishtlindjeve iu kushtua Kosovës
- Viktima e parë nga moti i ftohtë, një i vdekur në Durrës
- Arlinda sjellë një foto me Limajn, kështu filluan vitin 2017 çifti i lumtur! (FOTO)
- Vlora Dumoshi i reagon redaktorit të RTK-së, që e quajti vorr Isa Mustafën
- Të gjitha rrugët lokale dhe rrugët e fshatra janë të kalueshme në Komunën e Obiliqit (FOTO)
- Ja si ju bën nëna më të lumtur, sipas shkencës
- Turqi: Janë shkarkuar edhe 6 mijë punëtorë pas puçit të dështuar
- Gjykata Speciale - si përcaktuese e zhvillimeve, apo destabilizuese për Kosovën?
Thaçi mbërrin në SHBA për një vizitë disaditore Posted: 07 Jan 2017 02:08 PM PST Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për, siç thotë ai, një vizitë zyrtare. “Sapo arrita në SHBA për një vizitë disaditore. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës. Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane. Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme”, shkruan Thaçi në Facebook. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gjokoviq triumfoi në Qatar Open, mposhti Murrayn Posted: 07 Jan 2017 01:39 PM PST Tenisti serb Novak Gjokoviq është shpallur kampion në Qatar Open, duke e mposhtur në finale britanikun Andy Murray, raporton BBC. Kjo është humbja e parë e numrit një në botë, Murray pas 28 ndeshjeve në turnetë ATP. Ai mbetet përsëri i pari në botë përkundër humbjes prej 6-3 5-7 6-4. Të dy do të udhëtojnë për në Melbourne për të luajtur në Australian Open, që fillon më 16 janar. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shkodran Mustafi, 19 ndeshje – asnjë humbje (Foto) Posted: 07 Jan 2017 01:33 PM PST Shkodran Mustafi po u dëshmon të gjithëve se Arsene Wenger ka vepruar mençur me transferimin e tij nga Valencia Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm në ekipin e Arsenalit që kur u transferua nga Valencia, duke qenë shtyllë në mbrojtje. Kur ai luan, Arsenali nuk din për humbje. Arsenali ka fituar 19 ndeshje me Mustafin në formacion, duke pësuar 19 gola, teksa pesë ndeshjen e kanë mbajtur portën e pa prekur. Gjitha humbjet e Arsenalit këtë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Situatat e paparashikueshme që e presin Kosovën në 2017 Posted: 07 Jan 2017 01:25 PM PST Kosova mund të përballet me situata të paparashikueshme gjatë vitit 2017, për shkak të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, thonë analistët politikë, shkruan Radio Europa e Lirë. Sipas tyre, ka zhvillime që mund të parashikohen, siç është vazhdimi i dramës politike rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por do të ketë edhe zhvillime të paparashikueshme, të cilat mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve. Analisti politik, Arben...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mediat dhe maqedonasit e kryqëzojnë marrëveshjen e partive shqiptare Posted: 07 Jan 2017 01:16 PM PST Partitë shqiptare në Maqedoni kanë bërë një hap të madh duke u ulur në një tavolinë për të rregulluar gjendjen e qytetarëve shqiptarë në këtë shtet duke e hartuar një platformë të përbashkët dhe kjo nuk ju pëlqen mediave në gjuhën maqedone, shkruan Telegrafi Maqedoni. Portali mkd.mk e ka filluar shkrimin e saj për këtë temë me pyetjen: ”Si është e mundur që 100-sha të jetë më e vogël se 20-sha?” duke aluduar në numrin e deputetëve...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Deçanasit e djegin flamurin e Francës (Video) Posted: 07 Jan 2017 01:01 PM PST Qytetarë nga komuna e Deçanit kanë djegur flamurin e Francës. Sipas tyre, ky gjest është shenjë pakënaqësie për shkak të arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton lajmi.net. Haradinaj ende po vazhdon të mbahet në paraburgim në Francë. Ai është arrestuar për shkak të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Sonte nata më e ftohtë, shikoni temperaturat momentale Posted: 07 Jan 2017 12:56 PM PST Temperatura më e ulët ka shënuar natën e sotme duke rënë në -17 gradë. Krahasuar me netët tjera prej kur vendi ka hyrë në stinën e dimrit sonte është shënuar nata më e ftohtë, raporton lajmi.net. Në orët e hershme të mëngjesit pritet që temperaturat të bien deri në -24 gradë. Ditët në vijim vendi do të vazhdojë të mbetët nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Kujtojmë se për shkak të temperaturave të ulëta...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Peja në gjendje të tmerrshme nga bora (FOTO) Posted: 07 Jan 2017 12:18 PM PST Rrugët e Komunës së Pejes janë të mbuluara me borë Lexuesit kanë dërguar fotografi të gjendjes aktuale, të cilët tregojnë se askush s’po i pastron rrugët. Kujtojme se ndonëse po mbizotron acar i vërtet ku pas rënjes së borës rrugët e trotuarët janë të mbuluara me akull, Komuna e Pejës ende nuk ka kontratë të lidhur me asnjë operatorë që të bëjë mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. /ZERI/ Shikoni gjendjen aktuale: ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nëna e Ronaldos shpërtheu në lot në Bernabeu (Video) Posted: 07 Jan 2017 11:58 AM PST Nëna e Cristiano Ronaldos nuk ka mundur të përmbahet nga emocionet në “Santiago Bernabeu”, ku CR7 prezantoi Topin e katërt të Artë në karrierë. Nëna e Ronaldos, Dolores dos Santos Aveiro, është parë duke qarë kur Cristiano po e prezantonte Topin e katërt të Artë në prani të mijëra shikuesve dhe legjendave të “Los Blancos” si Figo, Gento, Ronaldo, Owen e Zidane, transmeton Gazeta Express. Për më shumë shikoni videon më poshtë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hasani: Ky është kushti me të cilin do ta pranoja postin e ministrit të Arsimit Posted: 07 Jan 2017 11:52 AM PST Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani shpesh herë nuk ka qenë në linjë të njëjtë me qëndrimet e subjektit që i takon. E këto qëndrime ai i ka shprehur kur doli kundër Demarkacionit me Malin e Zi sikurse edhe formimit të Gjykatës Speciale. Ai në një intervistë për lajmi.net thotë se komisioni i formuar nga Qeveria për ta matur territorin e Kosovës është vetëm sa për “sy e faqe”. Madje një situatë e tillë sipas tij mund të shkaktoj kaos dhe humbje të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mimoza Shkodra publikon baladën e re (Video) Posted: 07 Jan 2017 11:42 AM PST Mimoza Shkodra është e njohur për baladat e pëlqyeshme, prandaj këngëtarja ka lansuar pikërisht një të tillë. Kënga e re mban titullin “E urrej” dhe është realizuar me videoklip nga produksioni Asha. Ky projekt është prodhim i Genc Prelvukajt, i cili e ka shkruar tekstin dhe e ka bërë muzikën. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Me fotografi të Rugovës, në protestën për Haradinajn në Francë (Foto) Posted: 07 Jan 2017 11:32 AM PST Në shenjë solidariteti ndaj kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili u arrestua ditë me parë nga autoritetet franceze, është mbajtur një protestë paqësore në qytetin Colmar të këtij shteti. Qëllimi i protestës para Gjykatës së Colmarit, ishte kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletarrestimeve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit. Për më shumë, shikojini fotot që kanë arritur në redaksinë e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Giroud kualifikon Arsenalin në fazën tjetër të FA Cup (Video) Posted: 07 Jan 2017 11:29 AM PST Arsenali ka përmbysur rezultatin ndaj Preston North End për të fituar në fund 2:1, duke u kualifikuar kështu në fazën tjetër të FA Cup Arsenali ka marrë biletën për fazën tjetër të FA Cup, pasi e mposhti 2:1 skuadrën e Preston North End, ku e panë vetën në disavantazh pas shtatë minutave lojë. Callum Robinson shënoi për t’i shokuar mysafirët. Por, në pjesën e dytë Arsenali ndërroi krejtësisht fytyrën ku edhe arriti të shënonte dy gola për ta përmbysur rezultatin....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Tara ia ndalon këtë veprim Bleros, madje ia shkruan (FOTO) Posted: 07 Jan 2017 11:25 AM PST Kushdo që ndjek në rrjete sociale Bleron, vëren se në postimet e shpeshta ku shfaq Tarën, kjo e fundit shpesh nuk pëlqen të ekspozohet. E duket se për të mos rënë në pozita që të kundërshtojë, princesha i ka ndarë punët. Ajo ka shkruar në letër një rregullore në të cilën kërkohet që të mos filmohet më teksa këndon. ‘Është e ndaluar të bëhet video kur kërcej unë’ – shkruhet decidivisht në letrën e ngjitur në derë. Kjo ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Blushi: Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot Posted: 07 Jan 2017 11:19 AM PST Deputeti i partisë LIBRA në Shqipëri, Ben Blushi, u është bashkuar reagimeve të politikës shqiptare kundër arrestimit të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze. Përmes një statusi në Facebook, Blushi shpreh bindjen se Haradinaj do të lirohet dhe nuk do të ekstradohet për në Serbi. Sipas Blushit, ish-Komandanti i UÇK-së po paguan çmimin e Kosovës demokratike, që për fat të keq shumë shtete nuk e shohin si të tillë. Postimi në Facebook i Ben Blushit: ÇMIMI...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Britaniku i UÇK-së: Fuck You France! Posted: 07 Jan 2017 11:14 AM PST Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ndaj arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet e Francës. Në postimin e tij ai i quan francëzët majmunë djathëngrënës që lehtë dorëzohen në beteja, transmeton Telegrafi. “Pavarësisht nga pikëpamjet politike Pavarësisht nga këndvështrimet Ramush Haradinaj ka shërbyer në uniformë dhe – për aq sa unë jam i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Dodiku: Republika Serbe të bashkohet me Serbinë dhe katër komunat veriore të Kosovës Posted: 07 Jan 2017 10:40 AM PST Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, ka dhënë një ide për të zgjeruar territorin e Shtetit të Serbisë. Në një intervistë për gazetën serbe Kurir, ai ka thënë se do të duhej të bëhej bashkimi i Republikës Serbe të Bosnjës, Serbisë dhe katër komunave të Kosovës të banuara me serbë në veri. Kjo, sipas tij, do të ofronte një zgjidhje afatgjatë për stabilitetin në Ballkan. “Kosova është një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Zidane: Fitorja shumë e rëndësishme, CR7 e meritoi Topin e Artë Posted: 07 Jan 2017 10:36 AM PST Zinedine Zidane ka folur pas fitores së thellë 5-0 të Real Madridit ndaj Granadas. Fitorja e fundit në La Liga ka bërë që ‘Mbretërit’ të rrisin në gjashtë pikë diferencën ndaj rivalëve të hidhur, Barcelonës, teksa fitorja e fundit e ka lënë të kënaqur edhe trajneri Zidane, i cili ka lavdëruar futbollistët për paraqitjen dhe ka deklaruar se Topi i Artë i fituar nga Ronaldo, ishte plotësisht i merituar. “Fitorja është gjëja më e rëndësishme, po, por edhe mënyra...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kjo është gjendja e rëndë e rrugëve nëpër qytetet e Kosovës (FOTO) Posted: 07 Jan 2017 10:26 AM PST Pas reshjeve të borës shumë qytete janë duke u ballafaquar me gjendjen e rëndë te rrugevr. Gjendje e rëndë e rrugeve për momentin janë në Ferizaj, Klinë, Rahovec, Gjilan, Gjakovë,Pejë. Fotografi të dërguara në redaksin e "zeri.info", tregon gjendjen e rrugëve. Ne ju sjellim fotografitë e këtyre qyteteve. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
MASHT merr vendim për shtyerjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë Posted: 07 Jan 2017 10:04 AM PST Ministria e Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyerjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017. Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Bora kudo e Komuna e Pejës tani shpalli tenderin për mirëmbajtje dimërore!!! (FOTO) Posted: 07 Jan 2017 09:55 AM PST Ndonëse po mbizotron acar i vërtet ku pas rënjes së borës rrugët e trotuarët janë të mbuluara me akull, Komuna e Pejës ende nuk ka kontratë të lidhur me asnjë operatorë që të bëjë mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. Subjekti më i madhë opozitarë dega e AAK-së në Pejë përmes një postimi në faqën zyrtare të facebook ka akuzuar Komunën e Pejës se nuk është kujdes me kohë dhe tani në vend që të kishte operator që do të merreshin me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Prishtina mbyll turneun e tretë në vendin e katërt Posted: 07 Jan 2017 09:42 AM PST Prishtina e ka mbyllur edhe turneun e tretë, derisa ka përfdunduar në vendin e katërt. Ndeshjen gjysmëfinale dhe atë për vend të tretë i humbi me penallti. Në qytetin e Sommerdas, kanë arritur tre fitore edhe tre humbje, por dy prej tyre pas penalltive dhe derisa të martën arritën vendin e tretë, sot përfunduan në të katërtin. Në takimin e parë mposhtën 8:0 Reinsdorfer SV. Në të dytin pësuan humbje nga Bundesliga Ausëahl East. Sfida e tretë ishte më e mirë për bardhekaltërit,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në Beograd një pjesë e meshës së Krishtlindjeve iu kushtua Kosovës Posted: 07 Jan 2017 09:23 AM PST Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, sot e ka mbajtur liturgjinë e Krishtlindjeve në një kishë në Beograd. Në këtë liturgji kanë marrë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të Serbisë, përfshirë presidentin, Tomisllav Nikolliq. Irinej ka kërkuar nga besimtarët që t’i luten Zotit për t’i fikur armiqësitë ndërmjet njerëzve, raporton agjencia Beta. Një pjesë e liturgjisë i është kushtuar edhe lutjeve për Kosovën, të cilën Irinej e ka quajtur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Viktima e parë nga moti i ftohtë, një i vdekur në Durrës Posted: 07 Jan 2017 09:12 AM PST Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar kështu viktimën e parë në qytetin bregdetar. I ndjeri njihej në qytet si një endacak me emrin Beni dhe është gjetur nga qytetarët në lagjen 17, jashtë, i mbledhur nga i ftohti. Policia lokale nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar mbi ngjarjen, por paraprakisht deklaron se është gjetur i vdekur për shkaqe natyrale një person rreth të 30-ve, ende i paidentifikuar. Në këto ditë të ftohta, në qytetin e Durrësit nuk është...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Arlinda sjellë një foto me Limajn, kështu filluan vitin 2017 çifti i lumtur! (FOTO) Posted: 07 Jan 2017 08:46 AM PST Arlinda Balaj bashkëshortja e liderit të NISMA-s për Kosovën Fatmir Limajt ka sjellë një fotografi me të cilën edhe kishte uruar vitin e ri 2017-të. Ajo së bashku me Fatmir Limajn duken një çift i mrekullueshëm së bashku! Më poshtë shiko fotografinë e tyre së bashku. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vlora Dumoshi i reagon redaktorit të RTK-së, që e quajti vorr Isa Mustafën Posted: 07 Jan 2017 08:44 AM PST Shefja e stafit të Kryeministrit, Vlora Dumoshi ka reaguar ndaj deklaratave të redaktorit të RTK-së, Ernest Luma, qe e quajti Isa Mustafën vorr. Ajo në një shënim në Facebook tha se RTK duhet të distancohet nga ky redaktor. Shënimi i plotë: Duke shprehur respektin e plotë dhe duke mos dashur në asnjë formë që të të ndikoj në punën, politikat redaktuese si dhe aspektet menaxheriale të RTK-së, shpreh keqardhjen e thellë për gjuhën ekstreme rrugaqërore që një redaktor i televizionit publik me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Të gjitha rrugët lokale dhe rrugët e fshatra janë të kalueshme në Komunën e Obiliqit (FOTO) Posted: 07 Jan 2017 08:32 AM PST Komuna e Obiliqit që nga orët e hershme të mëngjesit dhe ditës së Shtune është duke menaxhuar me ekipet ne teren në mirëmbajtën e rrugëve komunale dhe pastrimi e tyre në territorin e Komunës së Obiliqit . Të gjtha rrugët e qytetit të Obiliqit primare dhe sekundare , fshatrat : Mazgit , Millosheve , Bakshi , Raskove , Babimoc , Llarareve , Hade e Re , Dardhishtë , Lajthishtë , Siboc , Shipitullë , Graboc , Kozaricë , Breznicë , Hade , Palaj janë hapura . Kryetari i Komunës Xhafe Gashi se bashke me tre ekipe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ja si ju bën nëna më të lumtur, sipas shkencës Posted: 07 Jan 2017 08:26 AM PST Nuk ka rëndësi a e thirrni nënë, mami apo në emër, është e pamohueshme se sa mirë ndjehemi kur ajo është afër nesh. Kjo nuk është vetëm për t’u treguar poetik, pasi që shkenca tregon se nëna përmirëson me të vërtetë mirëqenien tonë. 1. Ajo na qetëson Dëshironi të qetësoheni? Bisedoni me nënën. Sipas një studimi të vitit 2010, vetëm pak minuta bisedë me nënën mund të ndikojnë që të reduktohet stresi. Kjo për shkak se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Turqi: Janë shkarkuar edhe 6 mijë punëtorë pas puçit të dështuar Posted: 07 Jan 2017 08:18 AM PST Turqia i ka shkarkuar më se 6 mijë policë, shërbyes civilë dhe akademikë, sipas ligjit për gjendje të jashtëzakonshme, duke e vazhduar goditjen e ashpër pas grushtshtetit të dështuar në korrik të vitit të kaluar. Me një dekret të ri të qeverisë së Turqisë, të publikuar mbrëmë vonë, është urdhëruar shkarkimi i 2,687 policëve, 1,699 zyrtarëve nga ministria e drejtësisë, 838 nga ministria e shëndetësisë, më se 630 akademikë dhe 135 zyrtarë nga drejtorati...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gjykata Speciale - si përcaktuese e zhvillimeve, apo destabilizuese për Kosovën? Posted: 07 Jan 2017 08:10 AM PST Kosova mund të përballet me situata të paparashikueshme gjatë vitit 2017, për shkak të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, thonë analistët politikë. Sipas tyre, ka zhvillime që mund të parashikohen, siç është vazhdimi i dramës politike rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por do të ketë edhe zhvillime të paparashikueshme, të cilat mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve. Analisti politik, Arben Qirezi, mendon se në këtë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |