Zëri: “Nutella 'mund t'ju shkaktojë kancer'” plus 29 more

Zëri: “Nutella 'mund t'ju shkaktojë kancer'” plus 29 more


Nutella 'mund t'ju shkaktojë kancer'

Posted: 11 Jan 2017 02:48 PM PST

Prodhuesit e Nutella's kanë reaguar ashpër pas publikimit të një raporti që ka vlerësuar se një prej përbërësve të saj mund të jetë kancerogjen. Kremi i famshëm prej çokollate mbështetet në vajin e palmës për butësinë e tij dhe për jetëgjatësinë e madhe në raftet e dyqaneve. Sidoqoftë, një raport nga Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit e ka shpallur vajin e palmës më kancerogjen sesa çdo vaj tjetër, pas vlerësimeve të ngjashme nga Organizata......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reduktimet e rrymës shkaktojnë dëme te bizneset

Posted: 11 Jan 2017 02:41 PM PST

Reduktimet e ashpra të energjisë elektrike janë rikthyer në pjesë të ndryshme të vendit. Lulzim Hasani, pronar i disa bizneseve në Gjilan, thotë se pavarësisht që është pagues i rregullt i faturave të energjisë elektrike, reduktimet i kanë shkaktuar humbje të mëdha. Për mungesë të energjisë elektrike dhe reduktimet pa orar ankohen edhe qytetarët tjerë. Këto reduktime, KEDS-i i arsyeton me ndaljen e njësisë A4 të termocentralit “Kosova A” të KEK-ut dhe me mungesë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Ramiz Kelmendi la shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës

Posted: 11 Jan 2017 02:38 PM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së shkrimtarit Ramiz Kelmendi. Veseli në një status në Facebook ka thënë se nuk do t’i harrojë takimet që kishte me Kelmendit në kohë dhe rrethana të ndryshme. "Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej intelektualëve më të shquar të vendit tonë, Ramiz Kelmendit. Profesor, shkrimtar, gazetar, shqipërues i shumë veprave kulmore të letërsisë botërore, Ramiz Kelmendi, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama thyen rekord në Twitter

Posted: 11 Jan 2017 02:34 PM PST

Barack Obama është presidenti i parë amerikan që përdor gjerësisht mediat sociale dhe në përfundim të fjalimit të tij të fundit, ai dërgoi mesazhin më popullor në Twitter përmes llogarisë së tij presidenciale në këtë media. “Faleminderit për gjithçka. Kërkesa ime e fundit është sikurse ajo e para. Ju kërkoj që të keni besim, jo tek aftësia për të krijuar ndryshim, por tek e juaja”, - shkruante Presidenti te llogaria e tij në Twitter @POTUS. Deri të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bllokohet Kukësi, Kosova i çon mjet për hapjen e rrugëve (Foto)

Posted: 11 Jan 2017 02:31 PM PST

Në drejtim të fshatrave malorë të Kukësit, Ministria e Infrastrukturës e Kosovës, ka nisur një automjet të rëndë për hapur rrugën Borje-Restelicë, Shishtavec dhe rrethinë. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Prizrenit, Ferid Tafallari. Ai tha se kjo do iu mundësojë banorëve të këtyre fshatrave që rezultojnë të bllokuara që nga 4 janari që të lidhen me Restelicën dhe komunën e Dragashit, përcjell oranews. Hapja e këtij aksi rrugor......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juventus kalon në çerekfinale të Kupës

Posted: 11 Jan 2017 02:25 PM PST

Juventus ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi ka eliminuar Atalantan e Etrit Berishës Skuadra e Juventusit ka mposhtur 3:2 Atalantan e Etrit Berishës, për të kaluar tutje në çerekfinale të Kupës së Italisë. Golat për Juventusin në këtë ndeshje i shënuan Dybala, Mandzukic dhe Pjanic, ndërsa për Atalantan realizuan Konko dhe Latte Lath. Juventus bëhet skuadra e tretë që kalon në çerekfinale, pasi më herët këtë fazë e siguruan Napoli dhe Fiorentina.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qosja, Bërkoviq, Agolli e Don Lush Gjergji për shkrimtarin Ramiz Kelmendi

Posted: 11 Jan 2017 02:17 PM PST

Akademik Rexhep Qosja, e ka cilësuar shkrimtarin si figurë emblematike “Si të mos jetë kaq i rëndësishëm një përvjetor i njeriut që përjetoi gjithë ato ngjarje historike si gazetar, publicist dhe edukues i brezave të rinj”, kishte thënë Akademik Qosja. “Ai ka shkruar, sepse ka dashur të jetë dëshmitar historik i fatit të popullit të vet, sepse ishte i brengosur për shkak të padrejtësive, sepse besonte se fjala e tij mund të zgjojë ndërgjegje”, ka shtuar ai. Në manifestimin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Messi me supergol nga gjuajtja e lirë kalon Barcelonën në çerekfinale (Video)

Posted: 11 Jan 2017 02:13 PM PST

Barcelona ka mposhtur 3:1 Athletic Bilbaon për të kaluar në çerekfinale të Copa del Rey Skuadra e Luis Enriques ka kaluar në çerekfinale të Copa del Rey, duke mposhtur 3:1 Athletic Bilbaon. Katalunasit tutje kaluan me rezultat të përgjithshëm 4:3, pasi ndeshjen e parë kishte përfunduar 2:1 për baskët. Golat për Barcelonë në këtë ndeshje i shënuan treshja e sulmit, Luis Suarez, Neymar dhe Leo Messi, ndërsa për mysafirët shënoi Saborit. /Express ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërcënon Ziadin Sela: Ose gjuha shqipe bëhet zyrtare, ose shqiptarët themelojnë parlamentin e tyre

Posted: 11 Jan 2017 02:09 PM PST

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës Shqiptare, tha sonte se nëse maqedonasit nuk pranojnë ta votojnë ligjin që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni, atëherë shqiptarët kanë zgjidhje tjetër. “Ne do të largohemi nga ai parlament dhe do ta bëjmë parlamentin e shqiptarëve e më pas vet do ta zyrtarizojmë gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët”, tha Sela në rtv21 të Maqedonisë, transmeton lajmi.net. Ai shtoi se nga ky parlament do të dalë më pas edhe qeveria dhe organet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Supremja: Paraburgimi për të dyshuarit për terrorizëm, pa prova

Posted: 11 Jan 2017 02:01 PM PST

Masa e paraburgimit që u caktua ndaj 14 personave të arrestuar nën dyshimin se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë dhe rajon, sipas vendimit të Gjykatës Supreme nuk i ka plotësuar kushtet ligjore të kërkuara me procedurë penale. Gjykata Supreme e Kosovës ka anuluar vendimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit lidhur me paraburgimin ndaj 14 të dyshuarve për terrorizëm, duke kërkuar prova të reja nga Prokuroria. Masa e paraburgimit që u caktua ndaj 14 personave nën dyshimin se po......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuburoviq: Nesër dëshmitë shtesë në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt

Posted: 11 Jan 2017 01:53 PM PST

Serbia gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë plotësimin e kërkesës për ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca në Serbi. Kështu ka bërë të ditur ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, e cila ka theksuar se Serbia akuzon Haradinajn për krimet kundër popullatës civile gjatë vitit 1999, për të cilat, sipas saj, Haradinaj nuk është gjykuar në Hagë, shkruan Tanjug. “Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, të cilën të martën Serbia e ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zogaj për rastin Haradinaj: Më seriozisht e ka Vuçiqi se sa Mustafa

Posted: 11 Jan 2017 01:47 PM PST

Analisti politik, Petrit Zogaj duke komentuar lirimin e mundshëm me kush të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse kjo është kërkesë e Haradinaj është e gabuar. “Mund të jetë procedurë e Interpolit por besoj se ekipi i avokatëve është dashur të ketë vullnetin e Haradinaj në letër. Nëse kjo ka qenë kërkesa e Haradinaj, është gabim sepse po u jep mundësië autoriteteve franceze për hetime”. Zogaj që ishte i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes publicisti Ramiz Kelmendi

Posted: 11 Jan 2017 01:37 PM PST

Publicisti i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka ndërruar jetë të mërkurën, në moshën 86-vjeçare. Lajmin për vdekjen e Kelmendit e ka dhënë gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook. "Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare", ka shkruar Kelmendi. I njderi Ramiz Kelmendi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Remzi Ejupi rizgjidhet kryetar i FC Prishtinës

Posted: 11 Jan 2017 01:28 PM PST

Të mërkurën është mbajtur Kuvendi i radhës i punës dhe zgjedhës i FC Prishtinës. Kuvendi ka votuar për harmonizimin e statutit konform ligjit për ndërmarrjet shoqërore në kuadër të MTI-s. Po ashtu, u zgjodhën organet e reja, gjegjësisht bordi prej 9 anëtarëve që do ta drejtojë klubin, si Remzi Ejupi, Ahmed Kurtolli, Ismet Begolli, Afrim Muçiqi, Rahman Haradini, Sinan Vllasaliu, Fikret Maqastena, Ragip Mustafa, ndërsa për anëtarin e nëntë, Kuvendi e autorizoi kryetarin që në afat sa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Kombet e Domosdoshme” të Europës së Re

Posted: 11 Jan 2017 01:27 PM PST

Presidenti i zgjedhur Donald Trump sakaq ka minuar besueshmërinë e garancive të vjetra të Amerikës për sigurinë e Europës. BE-ja tashmë duhet të përforcojë atë që mundet në respekt të NATO-s dhe të integrimit të vet, ndërkohë që duhet të mbështetet në anëtarët e vet më të fuqishëm për të ofruar një opsion alternativ për sigurinë Pas tronditjes së referendumit Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe zgjedhjen e Donald Trump si president i Shteteve të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është Shqipëria që e ndërtuam vetë…

Posted: 11 Jan 2017 01:24 PM PST

Disa ditë më parë më qëlloi të lexoja një refleksion të shkrimtares Ani Vilms mbi ikjen nga Shqipëria më 1994 dhe jetën në Berlin. Përtej të qenit një shkrim tejet i kuruar, analiza e saj më bëri të reflektoj disi mbi Shqipërinë e këtyre 23 viteve dhe ndryshimin e saj. Për ata që nuk e njohin, Ani Vilms ka qenë një vajzë e bukur, krejt jashtë standarteve dhe konizave të kohës, një studente shkëlqyer dhe një shkrimtare që pak nga pak krijoi një profil të sajin në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Francë: Seanca për Ramush Haradinajn fillon nesër në ora 11:00

Posted: 11 Jan 2017 01:16 PM PST

Ramush Haradinaj nesër (e enjte) pritet të dalë para trupit gjykues francez, që javën që shkoi e ndaloi kreun e AAK-së në paraburgim, një ditë pasi u arrestua në Francë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia. Bëhet e ditur se eanca për Haradinajn do të fillojë në orën 11, në Gjykatën e Apelit në qytetin Colmar të Francës. Sipas mbrojtjes së Haradinajt, ish kryeministri pritet që nesër të lirohet me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kriza e emigrantëve mbërrin në zemër të Parisit

Posted: 11 Jan 2017 01:12 PM PST

Kriza e refugjatëve mbërrin në zemër të Parisit. Një artist i famshëm francez vari në argjinaturën e lumit Sene një poster gjigant që tregonte mbytjen e një anije të mbushur plot me emigrantë. I bazuar në një fotografi reale të realizuar në ujërat e Mesdheut nga rojet bregdetare italiane, punimi i Pierre Delavie tregon emigrantët teksa përpiqen t’i shpëtojnë mbytjes me një iluzion optik që sugjeron se tragjedia po ndodh tek vetë Sena. “Ngjarja ka ndodhur në Mesdhe, por sot po ndodh......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashiq: Pres që Vuçiq t’i vizitojë varrezat e shqiptarëve të vrarë

Posted: 11 Jan 2017 01:02 PM PST

Deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, duke folur për vizitat e presidentit Hashim Thaçi, në varrezat e serbëve të vrarë pas luftës në Kosovë, e ka quajtur vizitën e presidentit Thaçi si veprim madhështor dhe sjellje që i takon një presidenti. Sipas deputetit Rashiq, viktimat duhet të respektohen pavarësisht se cilës etni i kanë takuar ato. Ai ka thënë se e ka parë si diçka pozitive edhe vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në varrezat e viktimave të Srebrenicës. Rashiq, duke......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abrashi: Zëri shterues i Parlamentit të Kosovës në veprim

Posted: 11 Jan 2017 12:52 PM PST

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, në lidhje me seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku nuk u arrit të miratohet një rezolutë për ndalimin e Ramush Haradinajt, theksoi se dështimi i saj është i turpshëm në raport me negociatat me Serbinë, kur kihet parasysh mos miratimi i Rezolutës në Parlament. Abrashi ka thënë se “Lirimi i Haradinajt është edhe shpresë e lirimit të qytetarit të Kosovës, i cili si i vetmi në Evropë mbahet i izoluar pa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashiq flet për mosmarrëveshjet brenda Listës Srpska (Video)

Posted: 11 Jan 2017 12:48 PM PST

Në emisionin “Komiteti”, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për mosmarrëveshjet brenda subjektit partiak serb në Kosovës. Ai ka treguar se këto marrëveshje kishin filluar me emërimin e deputetes Mirjana Jevtic si ministre të Administrimit të Pushtetit Lokal, që më pas rezultoi edhe me dorëheqjen e saj. Rashiq ka thënë se shumica e deputetëve të listës serbe kishin kundërshtuar emërimit të Jevtic, edhe pse sipas tij, ish-ministri Ljubomir Maric e kishte tepruar me qëndrimet e tij. Deputeti ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vaj halli për Trepçën

Posted: 11 Jan 2017 12:41 PM PST

Trepça do t’i vuajë pasojat e “rebelimit” të tifozëve të saj, në ndeshjen ndaj Pejës, e zhvilluar sonte në Palestrën e Sporteve "Minatori", e cila u ndërpre në çerekun e tretë, shkruan zeri.info. “Xehetarët” mund të dënohen me zhvillimin e një deri në tri ndeshjeve pa shikues, plus mund të gjobiten deri në 5 mijë euro nga Liga Ballkanike. “BIBL do të marrë vendime tjera duke i respektuar rregulloret pasi t’i marrë raportet zyrtare nga komisari”, ka njoftuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashiq: Është e çuditshme se si Vuçiq kontrollon opozitën dhe mediat në Serbi (Video)

Posted: 11 Jan 2017 12:33 PM PST

Në emisionin “Komiteti”, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për kreun e Qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq dhe opozitën. Ai ka thënë se opozita në Serbi është shumë e heshtur dhe sikur pranojnë se kryeministri serb është lider e pakontestueshëm. Rashiq ka treguar se në Serbi te gjitha mediat rreshtohen pas Qeverisë, dhe gjithashtu edhe shoqëritë civile. Deputeti ka thënë se i duket shumë e çuditshme, por në shtetin serb opozita ka rol formal dhe nuk ka kurrfarë funksioni......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ZYRTARE: Peja e fiton lojën me Trepçën, 20:0

Posted: 11 Jan 2017 12:32 PM PST

Pak minuta pasi është ndërprerë loja ndërmjet Trepçës dhe Pejës, në çerekun e tretë, tek rezultati 47:54, Liga Ballkanike e ka zbuluar edhe vendimin e parë që është marrë automatikisht, shkruan zeri.info.  “Nga gjithë kjo që u pa, nënkupton se Peja e fiton lojën 20:0 dhe në të njëjtën kohë, Trepça nuk merr pikë”, shton Liga Ballkanike. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brahimaj: Haradinaj është numër një në listën e INTERPOLIT, Qeveria e negocioi listën

Posted: 11 Jan 2017 12:32 PM PST

Institucione shtetërore të Kosovës kanë pasur njohuri të sakta se kush është pjesë e listës së INTERPOLIT, mirëpo nuk u kanë treguar partive politike e as deputetëve. Kështu ka deklaruar Lahi Brahimaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Brahimaj ka thënë se këto institucione gjithashtu e kanë ditur se nga lista e INTEPORLIT janë larguar 137 persona, nga 157 sa ishin gjithsej dhe në listë tashmë janë vetëm 20 persona. “Këtë gjë e ka konfirmuar përmes një interviste......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjini: Kështu është dashur të veprojë Mustafa kur u arrestua Haradinaj (Video

Posted: 11 Jan 2017 12:26 PM PST

“Në momentin kur është ndaluar Ramush Haradinaj në Francë me fletëarrest të Serbisë, kryeministri Mustafa është dashtë të dalë menjëherë në konferencë dhe të thotë se që nga sot i suspendojmë të gjitha format e bisedimeve me Serbinë”. Kështu ka deklaruar deputeti i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin “Rrokum Roll”. “Ne s’mundemi me qenë inferiorë tërë jetën dhe Serbia me na akuzu vazhdimisht”, ka theksuar Gjini   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Nuk i mbroj shqiptarë

Posted: 11 Jan 2017 12:20 PM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , duke komentuar protestën e shqiptarëve përpara konsullatës së Serbisë në New York, për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt, ka thënë se nuk e ka ndërmend “t’i mbrojë ata që kanë kryer krime të rënda dhe këtë nuk duhet ta bëjnë as të tjerët. "Do të thosha shqiptarë ka shumë në të gjitha vendet e Evropës dhe botës, nga shtete të ndryshme, Maqedonia, Shqipëria apo nga pjesa e territorit tonë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi takon senatorin McCain, diskutojnë për themelimin e ushtrisë së Kosovës

Posted: 11 Jan 2017 12:22 PM PST

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është takuar me senatorin amerikan John McCain. Thaçi ka shkruar se gjatë këtij takimi me senatorin McCain përveç çështjeve të ndryshme kanë folur edhe për themelimin e ushtrisë së Kosovës, raporton “zeri.info”. “Sapo përfundova një takim tjetër tepër të rëndësishëm me senatorin John McCain, që padyshim përveç që është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Akulli mbyll hyrjen e Emergjencës në QKUK (Video)

Posted: 11 Jan 2017 12:08 PM PST

Është mbyllur njëra nga hyrjet kryesore të repartit emergjent në Qendrën Klinike Universitare. Mbyllja e saj ka ndodhur për shkak se shkallët janë mbuluar nga shtresa e akullit. Deri më tani, disa persona janë lënduar, ndërsa askush nuk po e merr përgjegjësinë për pastrimin e tyre, njofton Klan Kosova.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Walker nderohet me çmim, thotë se politikanët shqiptarë e prenë në besë (VIDEO)

Posted: 11 Jan 2017 11:57 AM PST

Masakrën që kryen serbët ndaj shqiptarëve në Reçak para 18 viteve e pati quajtur krim kundër njerëzimit, ish-ambasadori amerikan William Walker. Pas kësaj ngjarjeje ai erdhi edhe shumë herë në Kosovë, por nuk po i pëlqen ajo që po e sheh. Madje, po thotë se politikanët shqiptarë e prenë në besë kur i thanë se pas pavarësisë do ta çojnë vendin përpara, njofton Klan Kosova. Për këtë arsye ai të mërkurën u hamend nëse para studentëve të AAB-së duhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now