Zëri: “Mbretëresha britanike rishfaqet në publik, kapërcen gripin” plus 29 more |
- Mbretëresha britanike rishfaqet në publik, kapërcen gripin
- Deputeti i Nismës: Haradinaj u arrestua që të mos takohej me Trump-in
- Droga e Hitlerit, ja pse ishte aq e famshme në elitën naziste
- Ajri në kryeqytet vazhdon të jetë i pashëndetshëm (Foto)
- Në veri të Shqipërisë mbesin të izoluara mijëra familje (VIDEO)
- 'Shqiptari më i urryer në botë' përjashtohet nga Twitter (Foto)
- Klubi i madh gjerman provon këta pesë futbollistë të FC Prishtinës
- Juventusi 'shkatërron' Bolognan (VIDEO)
- Digjet një banesë në Pejë (Foto)
- Harroi ku e parkoi veturën, e gjen atë pas 6 muajsh
- Obama, Trump-it: Presidenca nuk është si biznesi privat
- Messi e shpëton Barcelonën nga humbja (VIDEO)
- Messi shënon gol të 'çmendur' në minutën e 90-të (VIDEO)
- Messi futbollisti më i pafat i kësaj jave, ja çfarë i ka ndodhur (VIDEO)
- Pastruesit në grevë, bërlloku mbulon rrugët në Gjilan (Video)
- Mati 1 mbetet pa rrymë
- Humbin shpresat për liberalizim të vizave më 2017
- Elbasan: Ngricat dhe të ftohtit shkak i aksidentit, vdes shoferi (Foto)
- Pija e mrekullueshme që zgjidhë shumë probleme shëndetësore
- Kryetari i Stambollit i dërgon letër falënderimi Shpend Ahmetit
- Ndodh e papritura, një serb në Big Brother Albania? (Video)
- Villarreal – Barcelona, gol shokues (VIDEO)
- Zbulohet juria që zgjedh banorët e Big Brother Albania 9 (Foto)
- Fiza shpreh ngushëllimet për vdekjen e Hasanit, zbulon lidhjen familjare që kishte me të (Foto)
- Shënohet viktima e parë nga të ftohtët në Maqedoni
- Nitaj Thaçit: Bëhu burrë e trego pse Haradinaj është kompleksi yt i pashërueshëm
- Nëse flirtoni kështu, jeni padyshim një ‘femër e zgjuar’
- SHBA: Imigrantët e paligjshëm informohen për të drejtat e tyre
- Fëmijët këto ditë kurrë nuk do ta dinë...
- Ja çfarë kanë bërë fansat në ‘Facebook’ pas vdekjes së humoristit Hasan Gashi (Foto)
Mbretëresha britanike rishfaqet në publik, kapërcen gripin Posted: 08 Jan 2017 02:42 PM PST Mbretëresha britanike, Elizabeth II, është rishfaqur në publik pas thuajse një muaji mungesë, kjo për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes që nga Bakingam palas u identifikua si një e ftohtë e vështirë. Sovranja është filmuar teksa hynte në kishën e shën meri magdalenës, afër rezidencës së saj në Sandringham, në Norfolk, ku ajo ka qëndruar që nga krishtlindjet, nën shoqërinë e princit Filip. Ajo u duk në formë të mirë, ishte e buzëqeshur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Deputeti i Nismës: Haradinaj u arrestua që të mos takohej me Trump-in Posted: 08 Jan 2017 02:41 PM PST Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, dyshon se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar pasi dikush në Kosovë “ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit”, pasi Haradinaj ishte paraparë që të takohej me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. Ndonëse Shala nuk përmend emra konkret se kush mund të qëndrojë prapa arrestimit të Haradinajt në Francë, vëllai i liderit të AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka aluduar se presidenti Hashim Thaçi mund të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Droga e Hitlerit, ja pse ishte aq e famshme në elitën naziste Posted: 08 Jan 2017 02:39 PM PST Methamphetamina ishte droga e preferuar e elitës nazist. Një dozë e lartë, që tani njihet si Crystal Meth. Furnizuesi i tyre mes viteve 1939 dhe 1945 ka shitur më shumë se 200 milionë pilula. Fiziologu, Prof. Otto Ranke shkruante: “Me këtë drogë mund të arrish suksese shumë lehtë pa ndjerë lodhje të dukshme 36 deri në 40 orë”. Edhe vetë Hitleri ishte i varur nga droga si opiata dhe metamfetamina. Metamfetamina vepron si adrenalina e trupit. Nga ana tjetër kjo drogë shkakton mpirjen e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ajri në kryeqytet vazhdon të jetë i pashëndetshëm (Foto) Posted: 08 Jan 2017 02:35 PM PST Ajri në kryeqytetin e Kosovës sonte është shumë i rrezikshëm. Përdorimi i lëndeve djegëse nga qytetarët për t'u ngrohur nëpër shtëpitë e tyre, pas rënies së skajshme të temperaturave, duket se është reflektuar në cilësinë e ajrit në Prishtinë. Matja e fundit, e bërë në orën 22:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, tregon se ajri është "shumë i pashëndetshëm", raporton...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në veri të Shqipërisë mbesin të izoluara mijëra familje (VIDEO) Posted: 08 Jan 2017 02:10 PM PST Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar të jetë e rënduar situata në një pjesë të madhe të zonës veriore të Shqipërisë, për shkak të dëborës dhe ngricave, që po mbajnë të izoluara disa mijëra familje. Në ndihmë të njësive vendore kanë shkuar edhe mjetet e ushtrisë, të cilat, krahas zhbllokimit të rrugëve, po ndihmojnë edhe për emergjencat shendetësore. /VOA/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
'Shqiptari më i urryer në botë' përjashtohet nga Twitter (Foto) Posted: 08 Jan 2017 02:05 PM PST Martin Shkreli ka nisur vitin 2017 me shumë bujë. Shkreli, shtetas amerikan me origjinë shqiptare, i cilësuar në rrjetet sociale si njeriu më i keq në botë (pasi kishte rritur çmimin e një ilaçi të rëndësishëm për 4.000%), është përjashtuar të dielën nga rrjeti social Twitter, transmeton Gazeta Express. Shqiptarit më të urryer në botë i është pezulluar përkohësisht llogaria në Twitter, pasi ai ka ngacmuar në rrjetin social redaktoren e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Klubi i madh gjerman provon këta pesë futbollistë të FC Prishtinës Posted: 08 Jan 2017 02:01 PM PST Me rekomandim të menaxherëve të Furthit janë përzgjedh, Mankenda, Baftiu, Sekiraqa, Selmani dhe Hoxha Pas përfundimit të turneut katër ditor të Prishtinës në Gjermani, deri më 16 janar do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe pesë futbollistë tanë. Me rekomandim dhe përzgjedhje të menaxherëve të skuadrës gjermane të Bundesliga II, Greuther Furth, Gauthier Mankenda, Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Arbër Hoxha dhe Kastriot Selmani, do t’i bashkohen seancave stërvitore të klubit të njohur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Juventusi 'shkatërron' Bolognan (VIDEO) Posted: 08 Jan 2017 01:56 PM PST Juventusi e ka nisur me fitore vitin 2017. Skuadra e Massimiliano Allegri triumfoi 3:0 ndaj Bolognas në ndeshjen që u zhvillua në “Juventus Stadium”, transmeton Gazeta Express. Golat për “Zonjën e Vjetër” i shënuan Gonzalo Higuain (7’ dhe 55’) si dhe Paulo Dybala (41’). Pas kësaj fitore, Juve ka grumbulluar 45 pikë, katër më shumë se Roma. Kjo diferencë mund të shkojë në shtatë pikë, pasi “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak të zhvilluar. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Digjet një banesë në Pejë (Foto) Posted: 08 Jan 2017 01:55 PM PST Në afërsi të stacioni i autobusëve në Pejës, sonte në orët e mbrëmjes është djegur një banesë banimi. Nuk dihet nëse ka të lënduar, gjithashtu nuk janë bërë të dituar shkaqet e zjarrit, por që, banorët e kësaj pjese janë avakuuar, raporton "Zeri.info". Policia dhe zjarrfikësit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Harroi ku e parkoi veturën, e gjen atë pas 6 muajsh Posted: 08 Jan 2017 01:51 PM PST I ka ndodhur pothuajse çdo shoferi: Të harrosh se ku e ke parkuar veturën dhe kështu fillon ta kërkosh atë përreth në parkingje. Por, një njeri e çoi këtë në një tjetër nivel. Siç shkruan CNN, një burrë në Britani e humbi një BMW në garazhin e parkingut në Mançester për gjashtë muaj, para se të gjendej javën e kaluar. Ai e kishte huazuar veturën BMW nga një mik i tij dhe e kishte vozitur atë nga Skocia për në Mançester, për të shkuar në një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Obama, Trump-it: Presidenca nuk është si biznesi privat Posted: 08 Jan 2017 01:45 PM PST Presidenti amerikan Barack Obama thotë se e ka këshilluar pasuesin e tij Donald Trump, të mos përpiqet ta drejtojë Shtëpinë e Bardhë ashtu siç do të menaxhonte biznesin e familjes. Në një intervistë me ABC News, Obama tha se Trump duhet të respektojë institucionet amerikane. "Pasi të bësh betimin, je në krye të organizatës më të madhe në planet. Dhe ka një ndryshim të madh mes qeverisjes dhe fushatës elektorale. Ka kapitale botërore dhe tregje financiare, ka njerëz në të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Messi e shpëton Barcelonën nga humbja (VIDEO) Posted: 08 Jan 2017 01:39 PM PST Barcelona ka arritur të marr një barazim shumë të vlefshëm në udhëtim ndaj Villarrealit, pasi ndeshja ka përfunduar 1-1 pas 90 minutave lojë. Pjesa e parë e takimit i takoi skuadrës së Barcelonës, të cilët poseduan më shumë topin dhe krijuan më shumë raste. Rastet më të mira në këtë pjesën ishin nga Jonathan dos Santos (9’, 13’) dhe Neymar (24’) dhe Lionel Messi (43’), por pa arritur të gjejnë golin në ketë pjesë dhe skuadrat shkuan në pushim me barazimin pa...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Messi shënon gol të 'çmendur' në minutën e 90-të (VIDEO) Posted: 08 Jan 2017 01:36 PM PST Barcelona ka barazuar rezultatin ndaj Villarrealit me një supergol të shënuar nga Messi në minutën e 90-të. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Messi futbollisti më i pafat i kësaj jave, ja çfarë i ka ndodhur (VIDEO) Posted: 08 Jan 2017 01:32 PM PST Barcelona ka qenë afër barazimit të rezultatit në 1:1, por një goditje e Lionel Messit përfundoi në shtyllë, në një rast ku portieri ishte veçse i mposhtur. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pastruesit në grevë, bërlloku mbulon rrugët në Gjilan (Video) Posted: 08 Jan 2017 01:31 PM PST Bora i ka mbuluar mbeturinat në Gjilan, pasi gjatë tërë javës ato nuk u larguan nga kompania ”EkoHigjena”. Pastruesit kanë hyrë në grevë, pasi menaxhmenti i kësaj kompanie ka marrë vendim për largimin e disave punëtorëve nga puna, njofton Klan Kosova. Mbeturinat që mbetën rrugëve po u pengojnë banorëve të qytetit. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 08 Jan 2017 01:30 PM PST Lagjja Mati 1 në Prishtinë ka mbetur pa energji elektrike. Prej orës 18, kjo pjesë e Kryeqytetit ka mbetur pa rrymë dhe njëkohësisht pa ngrohje pasi rryma përdoret për këtë qëllim, raporton Gazeta Express. Në KEDS kanë thënë se ndërprerja e rrymës po ndodh për shkak të një prishje, e cila është shkaktuar nga ngarkesa e madhe. Ekipet janë në terren por akoma nuk dihet edhe për sa kohë, banorët e kësaj lagjeje do të mbesin pa energji elektrike. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Humbin shpresat për liberalizim të vizave më 2017 Posted: 08 Jan 2017 01:25 PM PST Kosova mund të mos radhitet në mesin e shteteve me lëvizje të lirë as edhe në këtë vit, marrë parasysh zhvillimet e brendshme dhe problemet politike në vend, thonë disa të rinj të anketuar nga Radio Evropa e Lirë. Në rubrikën e përjavshme “VOX” , të rinjtë e anketuar thonë se që nga vitit 2010, kanë dëgjuar vetëm premtime, por gjendja ka mbetur e njëjtë. Tani, pas gjithë këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur, ata thonë se i kanë humbur shpresat për liberalizim...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Elbasan: Ngricat dhe të ftohtit shkak i aksidentit, vdes shoferi (Foto) Posted: 08 Jan 2017 01:21 PM PST Moti i keq është bërë shkak për një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një prej drejtuesve të dy automjeteve të përfshirë në aksident. Përplasja fatale ka ndodhur mbrëmjen e ditës së diel rreth orës 18:45 në unazën jugore të qytetit të Elbasanit. Nga hetimet e para, dyshohet se shkak i përplasjes është rrëshqitja e mjeteve në rrugë për shkak të kushteve atmosferike. Ndërsa një prej drejtuesve mbeti i vdekur, drejtuesi i makinës tjetër ndodhet në gjendje kritike...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pija e mrekullueshme që zgjidhë shumë probleme shëndetësore Posted: 08 Jan 2017 01:19 PM PST Pija e bërë nga uji, limoni dhe mjalta jep përfitime të mahnitshme shëndetësore për të gjithë organizmin. Zbut simptomat e ftohjes dhe gripit, rregullon oreksin, rrit nivelet e energjisë dhe nxitë punën e sistemit tretës. Në një gotë me ujë të ngrohtë, shtoni lëngun e një limoni dhe 2 lugë mjaltë. Pijeni çdo ditë këtë pije në stomakun bosh, dhe shumë shpejt do t’i vëreni ndryshimet pozitive. Nxit punën e sistemit tretës dhe humbjen e peshës Pija e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kryetari i Stambollit i dërgon letër falënderimi Shpend Ahmetit Posted: 08 Jan 2017 01:02 PM PST Kryetari i Stambollit, Kadri Topbash, i ka dërguar një letër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku e falënderon të parin e kryeqytetit për përkrahjen që ka treguar për popullin e Stambollit pas sulmeve terroriste atje. Topbash falënderon Ahmetin në emër të tij dhe të qytetarëve të Stambollit. “Falënderoj ju dhe njerëzit miqësor të Prishtinës, për përkrahjen dhe mbështetjen”, ka shkruar pos tjerash Topbash për Ahmetin. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ndodh e papritura, një serb në Big Brother Albania? (Video) Posted: 08 Jan 2017 12:59 PM PST Ky është një nga rastet më të papritura që mund të shikonim në një spektakël si Big Brother. Megjithëse njihet si një format që synon ‘thyerrjen e akujve’, përfshirja e një qytetari të Serbisë ishte diçka e pa pritur për audiencën. Personi që mendohet se do të jetë një prej banorëve ka postuar një foto nga momenti i pjesëmarrjes në audicion, por nuk dihet me siguri nëse ai do të jetë një nga të përzgjedhurit. Nëse kjo do të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Villarreal – Barcelona, gol shokues (VIDEO) Posted: 08 Jan 2017 12:55 PM PST Villarreali ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës, duke shënuar me anë të Sansones, në minutën e 50-të. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Zbulohet juria që zgjedh banorët e Big Brother Albania 9 (Foto) Posted: 08 Jan 2017 12:47 PM PST Spektakli “Big Brother” do të shfaqet së shpejti në ekranin e televizionit shqiptar. Ndryshe nga herët e tjera, ashtu siç ka thënë dhe prezantuesja e tij, Arbana Osmani këtë vit ky show do të synojë shpërndarjen e vlerave edukative. Kjo është dhe arsyeja pse banorët e rinj të shtëpisë më të madhe në vend do të zgjidhen me kujdes. Juria profesioniste që do të kujdeset në përzgjedhjen e aplikuesve do të përbëhet nga tre persona. Mes tyre...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Fiza shpreh ngushëllimet për vdekjen e Hasanit, zbulon lidhjen familjare që kishte me të (Foto) Posted: 08 Jan 2017 12:45 PM PST Aktorja kosovare Fiza Ramadani gjithashtu ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e aktorit Hasan Gashi. Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram ku ka thënë se është shumë e rëndë të humbet një koleg siç ishte Hasani, shkruan lajmi.net Fiza dhe Hasani kanë luajtur shumë role bashkë edhe me aktorin Rasim Thaçi- Cima. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shënohet viktima e parë nga të ftohtët në Maqedoni Posted: 08 Jan 2017 12:43 PM PST Një i pastrehë 68 vjeçar është gjendur i vdekur në Komunën e Aerodromit. Për momentin informacionet se ka vdekur shkaku i temperaturave të ulëta nuk janë zyrtare, përderisa këtë nuk e vërtetojnë analizat e obduksionit, transmeton telegrafi. Rastin në polici e ka paraqitur shoku i tij, gjithashtu edhe ai pa shtëpi. Trupi i viktimës është dorëzuar për obduksion, ndërsa analizat do të tregojnë prej çka ka vdekur 68 vjeçari. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nitaj Thaçit: Bëhu burrë e trego pse Haradinaj është kompleksi yt i pashërueshëm Posted: 08 Jan 2017 12:40 PM PST Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë së kësaj partie, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se institucionet janë duke u angazhuar për kthimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kosovë. Ai shkruan se si presidenti i tanishëm Hashim Thaçi kishte theksuar që BBC të mos i transmetonte deklaratat e Komandantëve të Zonave të UÇK-së, p.sh të Ramush Haradinajn. Nitaj e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nëse flirtoni kështu, jeni padyshim një ‘femër e zgjuar’ Posted: 08 Jan 2017 12:34 PM PST Është një klishe: femrat e zgjuara janë të vështira në dashuri. Sepse kërkojnë shumë apo thjesht e dinë çfarë duan? Janë më tepër të përqendruara në aspekte të tjera të jetës apo dinë të vënë çdo gjë në baraspeshë? Ndoshta asnjëra nga këto. Higher Perspectives jep shtatë sjellje tipike të femrave të zgjuara, që ua bën atyre të vështirë të dashurohen por kur e gjejnë dashurinë, janë femrat e ëndrrave: Ato...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA: Imigrantët e paligjshëm informohen për të drejtat e tyre Posted: 08 Jan 2017 12:32 PM PST Në skaje të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, grupe lokale po informojnë imigrantët pa dokumente për të drejtat e tyre në rast se ndalohen nga organet e rendit. Ata shprehen se ky mision është bërë nevojë urgjente në pritje të reformave të thella që është zotuar të zbatojë presidenti i ardhshëm Donald Trump në politikat e imigracionit. Dëgjohet një trokitje e fortë… në sallë bie qetësia. Pikërisht këtë efekt do të arrijë organizatori i kursit informativ,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Fëmijët këto ditë kurrë nuk do ta dinë... Posted: 08 Jan 2017 12:21 PM PST Padyshim që të gjithë fëmijët e viteve të 90'a dhe më vonë (1990-2005) e kujtojnë me nostalgji periudhën e famshme të Messenger-it. Por, fëmijët këto ditë kurrë nuk do ta dinë se si ishte ndjenja të jesh në Msn Messenger. Ishte ajo periudhë ku nuk dihej sigurt se me kë flisje apo shkruaje, pasi që ishte shumë vështirë të identifikohej dikush vetëm në bazë të fotografisë. Megjithatë, ajo çfarë e karakterizonte më së shumti atë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ja çfarë kanë bërë fansat në ‘Facebook’ pas vdekjes së humoristit Hasan Gashi (Foto) Posted: 08 Jan 2017 12:19 PM PST Sonte ka vdekur aktori i njohur Hasan Gashi ose i njohur më shumë për publikun si Hasan Kungji, në rolet e tij komike. Ndërsa tani menjëherë pas vdekjes së tij, në rrjetin social "Facebook", fansat kanë hapur faqe me emrin e tij, duke uruar që ai të pushojë i qetë në paqe. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |