Zëri: “Emigrantët në Serbi dhe Hungari mbesin në mëshirë të fatit” plus 29 more

Zëri: “Emigrantët në Serbi dhe Hungari mbesin në mëshirë të fatit” plus 29 more


Emigrantët në Serbi dhe Hungari mbesin në mëshirë të fatit

Posted: 06 Jan 2017 02:58 PM PST

Ndërsa shumë njerëz në Serbi po përgatiten për Krishtlindjet ortodokse, emigrantët në këtë vend dhe Hungarinë fqinje janë duke u përballur me kushte të mjerueshme në këtë dimër të acartë, transmeton “Zeri.info”. Temperaturat në Hungari dhe Serbi kanë rënë në minus 20 gradë celsius gjatë natës. Megjithatë, rreth 2.000 azilkërkues dhe emigrantë janë duke fjetur në rrugët e Beogradit, si dhe pranë zonave të transitit mes Hungarisë dhe Serbisë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Destani: Arrestimi i Haradinajt absurd

Posted: 06 Jan 2017 02:54 PM PST

Edhe pronari i ‘Ecolog’, Lazim Destani, ka reaguar pas arrestimi të liderit të AAK-së Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze. Ai përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtarë “facebook”, ka thënë se arrestimi i Ramush Haradinajt është një akt absurd dhe irritues për çdo Shqiptarë, duke shtuar se beson se drejtësia franceze do ta rishikojë shumë shpejt këtë veprim, siç thotë ai të nxituar dhe se Haradinaj do të lirohet shumë shpejt, transmeton “Zeri.info”. Po ashtu Destani......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rihapet Aeroporti i Prishtinës, realizohen disa fluturime

Posted: 06 Jan 2017 02:44 PM PST

Në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë për sot kanë qenë të planifikuara 46 fluturime për shkuarje dhe ardhje. Por, zyrtari i aeroportit, Unidon Krasniqi ka bërë të ditur se janë realizuar vetëm 7 fluturime, 5 shkuarje dhe 2 arritje. Krasniqi ka njoftuar tashmë janë edhe 8 fluturime që pritet të operohen në orët e vona të mbrëmjes. Fluturimet janë anuluar si pasojë e kushteve të rënda atmosferike, dhe disa prej tyre pritet të realizohen nesër. Lexoni njoftimin e tij të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shërbimet e inteligjencës: Putin tentoi ta ndihmojë Trumpin në zgjedhje

Posted: 06 Jan 2017 02:35 PM PST

Presdenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte kërkuar të ndihmohej Donald Trump për t’i fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet E Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar shërbimet e inteligjencës së SHBA’së. Me anë të një raporti, këto shërbime thonë se presidenti rus ka ‘porositur’ një fushatë, me anë të së cilës, do të ndikonte në zgjedhjet e SHBA’së. Raporti ka dalë pak kohë pasi shefat e inteligjencës amerikane kishin njoftuar shkurtimisht Trumpin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është vrasësi në aeroportin e Floridës (FOTO)

Posted: 06 Jan 2017 02:21 PM PST

Sapo janë publikuar fotografitë e para të Esteban Santiago, 26 vjecar, i cili ka kryer akt terrorist në aeroportin Fort Lauderdale, në Florida të Amerikës, njofton Klan Kosova ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti inspekton punët në pastrimin e rrugëve (Foto)

Posted: 06 Jan 2017 02:14 PM PST

Komuna e Prishtinës ka ofruar në shërbim të qytetarëve numrat pa pagesë në qendrën e thirrjeve, për telefonuar qytetarët të cilët kanë probleme të ndryshme, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Numrat janë: 0800/1-22-33; 0800/1-22-44; 0800/1-22-55. Kurse kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë orëve të mbrëmjes ka vizituar disa rrugë të kryeqytetit për të parë nga afër punët që po kryejnë kompanitë për pastrimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpëtohen dy persona që kishin mbetur të bllokuar në bjeshkët e Mushtishtit

Posted: 06 Jan 2017 01:58 PM PST

Kryetar i degës së AAK-së në Therandë si dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Bali Muharremaj ka njoftuar se dy personat e bllokuar nga bora në bjeshkët e Mushtishtit të Suharekës janë shpëtuar. Deputeti nga Suhareka këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. “Posa kam kuptuar nga mediet, se dy qytetarë janë bllokuar në bjeshkë, jam interesuar dhe kam arritur në vendin e ngjarjes në Mushtisht. Të dy tashmë janë shëndosh e mirë falë vullnetarëve që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Basha: Anita më tregoi se Ramushi është plot kurajo

Posted: 06 Jan 2017 01:55 PM PST

Lideri i opozitës në Shqipëri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se ka pasur një bisedë telefonike me Anita Haradinajn, bashkëshorten e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim në Francë. “Sonte në mbrëmje bisedova me Anita Haradinajn, bashkëshorten e Ramushit. I shpreha shqetësimin dhe revoltën time për këtë goditje tjetër të pabesë serbe ndaj heroit të Kosovës dhe mbështetjen time të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Engel i reagon Serbisë për Haradinajn: Mos e shfrytëzo Interpolin

Posted: 06 Jan 2017 01:37 PM PST

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, ka bërë një deklaratë mbi ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Ai duke shprehur një mbështetje të madhe ndaj shtetit të Kosovës ka thënë se Serbia është duke abuzuar me Interpolin duke pasur objektiv Ramush Haradinajn, transmeton lajmi.net. Engel u bën thirrje autoriteteve gjyqësore të Francës për të përshpejtuar procesin e Haradinajt dhe ta lirojnë atë. Madje ai ka theksuar se BE-ja nuk duhet ta përparojë hyrjen e Serbisë, nëse nuk kthehet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vaji që vret 93% të kancerit të zorrës së trashë

Posted: 06 Jan 2017 01:25 PM PST

Një trajtim alternativ për kancerin ka dalë në dritë pasi studime të ndryshme kanë gjetur se është në gjendje që të pengojë në mënyrë efektive kancerin e zorrës së trashë. Vaji i kokosit ka qenë i njohur për një kohë shumë të gjatë si një kurë natyrore dhe një alternative efektive ndaj trajtimeve farmaceutike dhe ilaçeve. Edhe pse ka pasur vite të përdorimit tradicional medicinal dhe anekdota për të mbështetur efikasitetin, ka pasur shumë pak......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koci: Është dorëzuar kërkesa për lirimin e Haradinajt

Posted: 06 Jan 2017 01:21 PM PST

Arianit Koci, avokat i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se ekipi mbrojtës i Haradinajt, në koordinim të plotë është duke punuar intensivisht që ish-kryeministri të kthehet në Kosovë sa më shpejtë që është e mundur. Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “kërkesa për lirimin është dorëzuar sot dhe pritet që në ditët në vijim e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata”. “Mbrojtja konsideron se të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biblioteka e Vushtrrisë u pasurua edhe me 100 libra nga Vehbi Miftari

Posted: 06 Jan 2017 01:13 PM PST

Sot, Vehbi Miftari, këshilltar i Ministrit të Kulturës dhe njëherit autor i disa librave, i dhuroi bibliotekës së qytetit të Vushtrrisë 100 libra me tituj të ndryshëm ndër të cilat ka edhe libra të botuara nga vetë dhuruesi.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Versaçe i Haraçinës hap lokalin më luksoz prej 600 mijë euro (FOTO)

Posted: 06 Jan 2017 01:05 PM PST

Shenki Masllani, i njohur si Shenki Versaçe nga Haraçina, që është adhuruesi më i madh i këtij brendi të modës ka hapur lokalin me emrin “Versaçe” në qendrën tregtare Mavrovasja në Shkup. Sipas tij, ky investim i ka kushtuar mbi 600 mijë euro. Ai ka thënë se tërë inventarin e ka siguruar dhe e ka blerë nga Italia, që kanë simbolin e Versaçe. Shenki është i njohur edhe me veshjet e tij Versaçe, shtëpinë dhe makinën dhe gjësendet e tjera që mbajnë emrin e këtij......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Michelle Obama e përlotur: Shpresoj të ju kem bërë krenar (Video)

Posted: 06 Jan 2017 01:01 PM PST

Michellle Obama e pati të vështirë të përmbante emocionet në fjalimin e lamtumirës në Shtëpinë e Bardhë. Me zërin që i dridhej dhe dukshëm e mallëngjyer, bashkëshortja e presidentit në largim teksa foli për një plate të rinjsh, tha se eksperienca si Zonjë e Parë kishte qenë nderi më i madh i jetës së saj. “Dua që të rinjtë tanë ta dinë se kanë shumë rëndësi, i përkasin këtij vendi. Kështu mos kini frikë, më dëgjuat! Tregohuni......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zidane ka një mesazh për James

Posted: 06 Jan 2017 01:00 PM PST

Zidane ka lavdëruar Jamesin për paraqitjen ndaj Sevillas, i cili shënoi dy gola Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane, është shprehur i kënaqur me punën që bëri James Rodriguez ndaj Sevillas, që duket se do ta shpërblejë të shtunën duke e vendosur sërish titullar – pas mungesave të shumta në skuadër, transmeton Gazeta Express. “Ai bëri paraqitje të mirë kundër Sevillas. Shënoi dy gola dhe jam i lumtur me këto gola dhe punën që bëri në atë ndeshje në përgjithësi.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamje dramatike pas sulmit në Aeroportin e Floridës (Video)

Posted: 06 Jan 2017 12:41 PM PST

Pamjet e mëposhtme janë në ambientet e terminalit në aeroportin e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një person i armatosur hapi zjarr duke vrarë 5 persona dhe plagosur 13 të tjerë. Video tregon momentet e para pas ngjarjes së rëndë, ku duken trupat e viktimave të shtrirë në dysheme, transmeton lajmi.net. Autori është arrestuar nga policia amerikane. Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta. KUJDES! Pamje të rënda ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haliti thotë se Haradinaj do të lirohet brenda ditësh

Posted: 06 Jan 2017 12:38 PM PST

Sonte në emisionin politik “Debat” në RTK nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së Xhavit Haliti ka folur për arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze dy ditë më parë. Ai ka thënë se Haradinaj do të lirohet brenda ditësh. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se nuk është prej tyre që nxjerr lot korkodili post festum. Sipas tij, arrestimi i Ramush Haradinajt nuk është bërë me urdhër të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pastrimi i lehtë i furrës me anë të sodës së bukës dhe uthullës (video)

Posted: 06 Jan 2017 12:35 PM PST

Papastërtitë që mbesin në furrë, i pjekë temperatura e lartë dhe heqja e tyre është shumë e vështirë. Mirëpo, me anë të kësaj metode, bëhet shumë i lehtë pastrimi i kësaj pjese të shporetit. Vëni në një enë sodë buke, ujë të mjaftueshëm sa të krijohet masa dhe uthull. Pasi të përzieni mirë, shpërndajeni në furrë dhe mbylleni kapakun. Lëshojeni në 100 gradë Celsius dhe lëreni për 45 minuta, transmeton Telegrafi. Me anë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ajvaz Berisha: Nesër në Francë protestohet për Ramushin

Posted: 06 Jan 2017 12:30 PM PST

Ajvaz Berisha, konsull i përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, ka bërë me dije se nesër (e shtunë) në Colmar të Francës para Gjykatës së Apelit në orën 13:00 do të protestohet kundër mbajtjes në paraburgim të liderit të AAK-së, Ramush Haardinaj. “Ju ftojmë që nesër në orën 13:00, në Colmar të Francës, para Gjykatës së Apelit, të protestojmë kundër mbajtjes në paraburgim të ish-kryeministrit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përballë Francës...

Posted: 06 Jan 2017 12:26 PM PST

Arrestimi i Haradinajt në Francë padyshim që ka ngjallur një diskutim për raportet edhe me këtë vend. Po ndodh ajo që nuk duhet. Ka mjaft shqiptarë të cilët tani po e shohin Francën me dyshim dhe armiqësi. Pa dalë ende vendimi fundor i gjykatës franceze dëshiroj të them se cfarë më ka tërhequr vëmendjen në këtë histori. Padyshim që është i pashmangshëm reagimi i panatyrshëm i zonjës Lë Pen, lidere e ekstremit të djathtë francez dhe kandidatja për Presidente të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shurupi i bërë në shtëpi që shëron kollën për 24 orë

Posted: 06 Jan 2017 12:24 PM PST

Duke qënë se jemi në një situatë alarmante gripi në të gjithë vendin, këtë artikull do tjua kushtojmë juve të cilët po vuani nga kolla dhe gripi. Këshilla e parë është që këto ditë të kujdeseni më shumë për veten të ushqeheni shëndetshëm dhe të visheni mire, ndërsa këshilla e dytë është një recetë e cila do t’ju shpëtojë nga kola turturuese për vetëm 24 orë. Një mënyrë e thjeshtë përmban këto......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rreziku që i shkaktoni vetes kur e pastroni borën!

Posted: 06 Jan 2017 12:24 PM PST

Në këto ditë të ftohta rekomandohet të rrini brenda në shtëpi dhe të mbani ambientin sa më ngrohtë. Sipas mjekëve temperaturat e ftohta mund të bëjnë që të shtohet presioni në zemër dhe për këtë arsye nuk duhet kurrsesi që njeriu të sforcohet në këto ditë. Mjekët paralajmërojnë se duhet t’u rrime larg aktivitetëve të tilla si pastrimi i dëborës pasi është një aktivit që rrezikon zemrën tuaj dhe jetën mbi të gjitha. I ftohti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reagon Suzana, e cila u përfol për ‘lidhjen’ me djalin e Thaçit (Foto)

Posted: 06 Jan 2017 12:20 PM PST

Djali i presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi ka qenë një ndër emrat më të lakuar së fundmi në media. Fillimisht ai u përfol për një lidhje të mundshme me Drita Stubllën, motrën e kreatores së njohur Lia Stublla, gjersa më pas u aludua se vajza e cila në të vërtetë po i pëlqen djalit të Thaçit është modelja Suzana Tahiri nga Vushtrria. Kjo e fundit është irrituar shumë me mediat, e veçanërisht kur ka parë se bisedat ‘e saj’ private janë publikuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet i dyshuari për vrasjet në Aeroportin e Floridës

Posted: 06 Jan 2017 12:15 PM PST

Arrestohet sulmuesi i dyshuar, i cili sot në Aeroportin e Floridës, vrau tre persona dhe plagosi së paku tetë të tjerë. “Sulmuesi i dyshuar u arrestua”, njoftoi MSNBC, duke cituar burime nga policia amerikane. Mediat amerikane njoftojnë se i pranishëm në vendin e ngjarjes ishte edhe ish-sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer. Ish-sekretari amerikan ka shkruar në rrjetin social Tëitter: Jam në Aeroportin Ft. Launderale. Ka të shtëna armësh. Të gjithë po ikin. Më vonë, ai ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Xhaka nuk do të arrijë kurrë në nivelin e këtyre lojtarëve'

Posted: 06 Jan 2017 12:00 PM PST

Granit Xhaka nuk mund të arrijë asnjëherë në nivelin e Santi Cazorlas e Jack Wilshere, kështu mendojnë analistët e faqes “Squawka”. Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, në ndeshjet e fundit është shndërruar në titullar të padiskutueshëm, kjo për shkak edhe të mungesës së disa lojtarëve, veçohet ajo e spanjollit Cazorla. Shqiptari po regjistron statistika të mira në ndeshjet e fundit, por për analistët e faqes “Squawka”, ai nuk do të arrijë asnjëherë nivelin e Cazorlas e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia nuk e ka kërkuar ende ekstradimin e Haradinajt

Posted: 06 Jan 2017 12:01 PM PST

Shteti i Serbisë nuk e ka kërkuar ende ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, mirëpo pritet ta bëjë një kërkesë të tillë gjatë fillimit të javës së ardhshme. Ministria e Drejtësisë e Serbisë do të bëjë kërkesë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në fillimin e javës së ardhshme, njofton sot televizioni serb Novi Dan. Sipas asaj që shkruan N1 Info, kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt nuk është e gatshme, por do të jetë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PD- Edi Ramës: Telefononi mikun tuaj Vuçiq për Haradinajn

Posted: 06 Jan 2017 11:50 AM PST

Partia Demokratike ka komentuar reagimin e Ramës për arrestimin e Ramush Haradinajt. Në një deklaratë, kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku, thotë se, reagimi i Ramës për Haradinajn është si ‘Kofini pas të vjelit’. Ja reagimi i PD-së: “Reagim i vonuar e konfuz i kryeministrit Rama per arrestimin e Ramush Haradinaj. Populli thote “me mire vone se kurre” por ky eshte nje nder ato raste kur te reagosh vone,sic beri Rama eshte sikur te mos kesh reaguar kurre. Tirada e gjate me nota patriotike te......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Foto e Ramush Haradinajt në burgun e Francës

Posted: 06 Jan 2017 11:33 AM PST

Teksa të gjithë shqiptarët janë mërzitur për ndalimin e ish-komandantit të UÇK-së, është një shqiptar që në fakt është gëzuar disi. Sigurisht, jo për arrestimin e tij, por për faktin se ka pasur kënaqësinë të qëndrojë në të njëjtën qeli me Haradinajn. Jo vetëm kaq, por shqiptari i dënuar në Francë, ka shfrytëzuar rastin për të bërë një foto me ish-kryeministrin e Kosovës. Në foto, duket Haradinaj i qetë dhe i qeshur, teksa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkohen shqiptarët, nesër dalin me deklaratë të përbashkët

Posted: 06 Jan 2017 11:20 AM PST

Ka gjithmonë një herë të parë. Dhe të shtunën në Shkup, për herë të parë të gjitha formacionet politike shqiptare do të dalin me një deklaratë të përbashkët, ku do të radhisin kërkesat e tyre. Shpesh të kritikuar për mungesën e një kori të njëjtë sa herë ka zgjedhje në Maqedoni, dy partitë kryesore shqiptare BDI dhe PDSH asnjëherë nuk mundën të kapërcenin ndasitë dhe mëritë personale të lidershipit për t’u bashkuar në një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Donald Trump edhe zyrtarisht president i Amerikës

Posted: 06 Jan 2017 11:16 AM PST

Kongresi amerikan ka konfirmuar votimin e Kolegjiumit Elektoral dhe më ketë edhe zyrtarisht e ka zgjedhur Donald Trumpit president të SHBA-ve, transmeton lajmi.net. Trumpi inaugurimin zyrtar dhe betimin si president i 54 i Amerikës do ta ketë më 20 janar.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now