Shkruan Sinan Kastrati
Pal Lekaj, mos u ban teveqel! Mlidhi met e afroi mashkujt!
Këto ditë u fol e u shkrua aq shumë, sa veq fulqitë që nuk i thyen “politikanët”,“deputetët” të Kosovës.
Kishte edhe aso trima që i jepnin ultimatum Francës, përndryshe do të shkojnë në Beograd.

Por kësaj radhe më bëri përshtypje Pal Lekaj i cili paska thënë, nuk është me rëndësi ku, kryesore Ramushi e ka dëgjua se Pali qet pushkë për Ramushin, kur e ka sofrën plot me meze e me raki.
Pal, paske fol në një odë apo, jo, ju në Dukagjin iu thoni, Soba e Burrave”, për mos me rrejt, më nuk rrini në KULLA se e paske thënë si burrat: “Durimit po i vjen fundit...!”
“Vetëm ai do të mund ta ndalte turrin e Serbisë”!
A je n`veti Pal?
Pal, a mendon me gjithë mend kështu?
Pal Lekam, mos u bâ teveqel !
Pal Lekaj, para teje, në çdo tubim, ish kolegja jote, Donika Kada-Bujupi, ish deputetja e zhurmshme e AAK-së, fliste me zë të lartë dhe askund s`e linte të fliste nëpër emisione televizive dhe ku i jipej rasti; Vetëm Ramushi kryeministër! Me Ramushin kryemisnistër! E parulla të tjera komuniste !
Kjo ma kujton Kim Il-sung-un, ish kryetarin e Koresë Veriore 1.*
Edhe kjo s`ka asgjë të keqe. Edhe unë kërkoj lirimin e Ramushit por këtu në Kosovën tonë të vogël, të gjithë po na dalin apo po duan të bëhen si Kim Il-sung-u, duke filluar nga Adem Demaqi, Hashim Thaqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli e … Xhavit Haliti dhe Franca nuk na dëgjon neve. Ty, më së pakut të dëgjon Franca o Pal-o!
As Sërbia nuk nin për ty hiq, e as për Ramushin, Hashimin e … Veselin.
Mjaft keni fol e më shumë keni rrejt !
Pal, mos e ”mashtroni” Ramushin!
Lerëni të qetë!
Toka rrotullohet e lumenjët ecin rrugës së vetë!
Një njohës i mirë i Lindjës së largët më ka pas thënë se kur vdiq Kim Il-sung-u, spikerja e televizionit korean këcente nga karriga duke qarë e qirrej në studion e lajmeve kryesore: ”Në vendin tonë lumenjët nuk lëvizin! Edhe ata po mbajnë zi për liderin tonë !
A nuk është budallalëk të thuhën këto fjalë tash?
Pal, a ta merr mendja se Ramushi mundët me e ndal TRENIN serb që të mos hyje në Mitrovicë ? (Treni serbë hyn çdo dite në Mitrovicë.)
Po MURIN, Pal Lekaj, a mundët me e rrënua Ramushi?

Nuk është 1 Prilli, Pal Lekaj e as nuk po jetojmë në Korenë (Veriore), Kinën e Maos e as Kubën e Fidelit.
Po ta kujtoj: Fidel Kastro ka vdekur, në fund të nëntorit të vitit 2016-të. Edhe lumenjët në Korenë e Veriut ecën me të njëjtën tempo.
Si duket vetëm Ju të AAK-së, PDK-së dhe... Vetëvendosjeës nuk po mund të ndaheni nga ”Liderët” e juaj, Ramushi, Hashimi e … Albini.
Kinezët, Koreanët dhe Kubanezët u ndanë nga udhëheqësit e tyre, edhe pse jo krejt e jo si duhët.
Pal Lekaj, ditën e mirë! Mlidhi metë, se ti din me fol edhe ma zi! Sa për punë, me rënde¨si me është me fol.
*1) Kim Il-sung, (Kim Seongju) ka lindur më 15 prill 1012 dhe ka vdekur më 8 korrik 1994 .





