“Viktima e radhës e gripit, ndërron jetë vogëlushi 2-vjeçar” plus 9 more Gazeta SHQIP |
- Viktima e radhës e gripit, ndërron jetë vogëlushi 2-vjeçar
- DY SFIDAT E OPOZITËS SHQIPTARE NË MAQEDONI
- Basha: S’bojkotojmë zgjedhjet, votimi elektronik garanton votën
- Plagosja në Shkodër, policia jep detaje
- Pezullohen kërkimet për aeroplanin e zhdukur të “Malaysia Airlines”
- Fier, shpallen në kërkim 3 adoleshentë për disa vjedhje
- Vdes Eugene Cernan, astronauti i fundit që eci mbi Hënë
- Fier, dhunoi bashkëshorten, arrestohet 28-vjeçari
- Dibër, tentoi të korruptojë policin me 2 mijë lekë, arrestohet shoferi
- Fier, plagos me kaçavidë 3 persona, arrestohet 29-vjeçari
Viktima e radhës e gripit, ndërron jetë vogëlushi 2-vjeçar Posted: 17 Jan 2017 02:32 AM PST
B. Z nga Shënkolli i Lezhës, prej një jave ishte me temperaturë, ethe dhe kollë. Pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit të Lezhës, më 14 janar shtrohet me diagnozën infeksion viral me insufiçencë respiratore, ku dhe pas trajtimit mjekësor gjendja mbetet e njëjtë. Një ditë më pas ai transferohet në shërbimin e pediatrisë në QSUT në Tiranë, ku ka patur dhe shenja klinike si mosreagim ndaj dhimbjes, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme. Ai u diagnostifikua me Encephalomielit, inflamacion i trurit dhe shtyllës kurrizore, që ndodh zakonisht për shkak të një infeskioni akut viral. Gjatë të njëjtës javë, familjarët me të cilët jeton, katër pjesëtarë kanë kaluar gripin. Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A. Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, pacienti ndërron jetë në orët e para të mëngjesit të datës 17 janar. Ky është rasti i pestë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara 5 janar, atij të datës 11 janar dhe rastit të datës 13 janar nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A. 17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
DY SFIDAT E OPOZITËS SHQIPTARE NË MAQEDONI Posted: 17 Jan 2017 02:25 AM PST Latif Mustafa
Në kampin shqiptar, partia fituese e zgjedhjeve të 11 Dhjetorit, BDI-ja, pas legjitimitetit të rifituar me rastin e deklaratës së Tiranës, do të udhëheqë një fushatë nacionaliste në mënyrë që të ruaj numrin e deputetëve aktual, me ambiciet për të fituar diç më tepër. Normalisht, tashmë fuqia elektorale e partive politike shqiptare është e njohur dhe mobilizimi i BDI-së do të jetë shumë më i lartë. Në dukje, si betejë e re, që pritet ta zhvillojë BDI-ja, mund të interpretohet si një tentativë për të ruajtur epitetin e fituesit tek shqiptarët dhe legjitimitetin për realizimin e platformës/deklaratës së përbashkët shqiptare, të iniciuar nga Tirana. Në rast të formohet qeveria brenda këtyre ditëve, lufta ndaj opozitës do të jetë e pa kompromis, e shtrirë në të gjitha format e represionit dhe shantazhit si dhe punësimeve të reja për tërheqje të elektoratit. Partitë opozitare si koalicioni "Rilindje me Besë" dhe "Aleanca për Shqiptarët" përkundër komoditetit dhe indiferencës që shfaqin ndaj situatës, duke u mjaftuar me nënshkrimin e një deklarate që praktikisht po thuaj se është utopike, organizimi i zgjedhjeve të reja, mund të ketë një kosto të madhe për to, fillimisht në aspektin politik, në aspektin financiar dhe në aspektin e resurseve njerëzore. Sfida e parë, e koalicionit "Rilindje me Besë" dhe "Aleancës për Shqiptarët", është ajo e reflektimit ndaj situatës aktuale dhe të ndërmarrin të gjitha iniciativat politike për bllokimin e BDI-së, për keq përdorimin e platformës. Në frymën e deklaratës së Tiranës, të bëhet reduktimi i deklaratës së Tiranës në tri pika kryesore: 1. Vazhdimi i mandatit të prokurorisë speciale dhe krijimi i gjykatës speciale; 2. Numërimi i popullsisë dhe shpërndarja simetrike e funksioneve kyçe shtetërore në bazë të përqindjes së etnive në Republikën e Maqedonisë; 3. Ndryshimet kushtetuese të mjaftueshme për aderim në BE dhe NATO. Po gjuha shqipe? Mos zyrtarizmi i gjuhës shqipe në nivel shtetëror nuk është thelbi i problemit se pse shqiptarët nuk gëzojnë qasje të barabartë me Maqedonasit në këtë shtet. Përkundrazi, gjuha është alibia më e fortë për prolongimin e proceseve të mirëfillta politike dhe marrëveshjeve për ndarjen e pushtetit. Sforcimi i Prokurorisë Speciale Publike, si institucion kalimtar për kthimin e shtetit të së drejtës, koncept ky që gjendet në të gjitha platformat politike, krijon uniformiteti shoqëror si në aspektin e realizimin të të drejtave kolektive të nacionaliteteve përbërëse në Republikën e Maqedonisë dhe është garantues i një kontrate të re sociale në mes komuniteteve politike në Maqedoni. Vetëm një garanci e tillë e bazuar mbi shtetin ligjor, do të mundësoj realizimin kulturor, gjegjësisht, zyrtarizmin e gjuhës shqipe bazuar në një debat të përgjithshëm publik. Koncepti i zhvillimit të një shtetit ligjor do të krijoj rrjedhshmërinë logjike të perceptimit të lirisë së "vetes" dhe të "tjetrit" dhe realizimin e tyre. Sfida e dytë, në rast të prolongimit të krizës dhe inicimit të zgjedhjeve të reja, nga ana e koalicionit "Rilindje me Besë" dhe "Aleanca për Shqiptarët", do të ishte krijimi i një fryme fitoreje, një ri-mobilizim edhe më i madh popullor do të mund të jetë i lodhshëm dhe i bezdisshëm edhe për militantët por edhe për vetë elektoratin, ngaqë në kohën kur të gjithë janë në pritje të vjeljes së fryteve të 11 Dhjetorit, do të detyrohen të futen në një aventurë të re politike. Beteja do të vështirësohej sidomos në përpjekjen për kthimin e elektoratit shqiptar që i dhanë votën LSDM-së më 11 Dhjetor. Në anën tjetër, LSDM-ja, do të përpiqet që të maksimizojë përpjekjen për përfitimin e votuesit shqiptar me qëllim që të marrë të paktën një deputet më tepër se VMRO-ja. Në zgjedhjet e reja bashkimi i opozitës, gjegjësisht, koalicionit "Rilindje me Besë" dhe "Aleancës për Shqiptarët" do të jetë i patjetërsueshëm dhe i pashmangshëm. Tani që koalicioni "Rilindje me Besë" e ka mandatin e votuesit shqiptar për të formuar një koalicion të tillë opozitar, presioni i opinionit publik dhe elektoratit do të ishte shumë më i sforcuar në rast të mos krijimit të një koalicioni të tillë. Qëllimi i këtij koalicioni do të ishte fitimi i zgjedhjeve tek shqiptarët dhe fituesi i pozicionit të mandatarit të Shqiptarëve për krijimin e qeverisë së re dhe parashtrimin e platformës së përbashkët ndaj mandatarit të partisë Maqedonase. Humbja e zgjedhjeve nga partitë opozitare dhe formimi i një qeverie të re bazuar në rregullin, fituesi me fituesin, krijimi i një qeverie VMRO-BDI nën mbështetjen e ndryshimeve të konstelacioneve ndërkombëtare, do të ishte shkatërrimtar për opozitën dhe mundësinë e ofruar për krijimin e një shoqërie të hapur në riformësimin e një paradigme të re për inter-subjektivitet dhe zhvillimin e mirëqenies shoqërore. |
Basha: S’bojkotojmë zgjedhjet, votimi elektronik garanton votën Posted: 17 Jan 2017 02:25 AM PST
"Kontestimi i zgjedhjeve ka shoqëruar çdo proces zgjedhor. Votimi dhe numërimi elektronik është fundi i kontestimit të zgjedhjeve mbi bazën e kontestimit të votës, shitblerjes së votës. Me këtë votim çdo shqiptar e ka të garantuar votën e tij apo të saj dhe nuk ja prek votën askush", deklaroi Basha. Kreu i PD tha se për këto propozime ka marrë mbështetjen jo vetëm nga anëtarësia e PD. "Kam marrë me mijëra mesazhe nga qytetarët dhe mbështetësit tanë dhe nga faktorë të tjerë të rëndësishëm, përfaqësues të shoqërisë civile, medias, botës akademike, sipërmarrës madje edhe njerëz publikisht të afishuar si përkrahës të së majtës, që vlerësojnë votimin dhe numërimin elektronik si propozimin më të rëndësishëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme të bërë në Shqipëri në 25 vitet e fundit", u shpreh kreu i PD. Basha përjashtoi në mënyrë kategorike bojkotimin e zgjedhjeve. "Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Nuk ka asnjë skenar tjetër. Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ne do të fitojmë me zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha ai. Basha njoftoi gjithashtu se brenda 15 shkurtit strukturat e PD do të angazhohen në një proces të hapur me gjithë shoqërinë për të evidentuar potencialet më të mira njerëzore, profesionale dhe intelektuale për kandidatët në këto zgjedhje. 17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Plagosja në Shkodër, policia jep detaje Posted: 17 Jan 2017 02:21 AM PST
Në momentin e ngjarjes, shtetasi Eglion Zuna, i dëmtuari, ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, tip "Benz"me targë AA 550 DX, në shoqërinë e shtetasit Adam Ademi dhe një shtetase të huaj. Nga veprimet e kryera rezulton se autori i dyshuar i kësaj ngjarjes është shtetasi Adam Ademi, i cili pas ngjarjes është larguar së bashku me mjetin tip "Benz" me targë AA 550 DX, duke penguar në zbardhjen e së vërtetës. Ndërsa arma e zjarrit Pistoletë TT, me të cilin është kryer plagosja ka qenë e të dëmtuarit Eglion Zuna, e cila u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në Hotelin "Redbriks", pronë e shtetasit Arben Ademi, i cili ka kundërshtuar forcat e policisë në kryerjen e detyrës. Në vendngjarje u gjet një gëzhojë armë zjarri, pistoletë, kalibri 7.62 mm, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. I dëmtuari është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me motivin e ngjarjes po punohet për sqarimin e plotë të tij, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër. 17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Pezullohen kërkimet për aeroplanin e zhdukur të “Malaysia Airlines” Posted: 17 Jan 2017 01:16 AM PST
Të tri vendet mbesin me shpresë se në të ardhmen informacione të reja do të çojnë drejt gjetjes së aeroplanit. Aeroplani është zhdukur në marsin e vitit 2014 derisa fluturonte nga kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur për në Pekin, ndërsa në bord ishin 239 pasagjerë dhe ekuipazhi. Hetuesit deri më tash kanë thënë se i kanë vetëm tre copa të aeroplanit të zhdukur që janë gjetur në bregun perëndimor të Oqeanit Indian. Një raport i Byrosë së Sigurisë së Transportit të Australisë në nëntor ka thënë se aeroplani me gjasë ka rënë me shpejtësi të madhe në oqean pasi e ka shfrytëzuar tërë karburantin. 17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Fier, shpallen në kërkim 3 adoleshentë për disa vjedhje Posted: 17 Jan 2017 01:15 AM PST
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur lokalin e shtetasit D.Ç më datën 29 nëntor 2016, lokalin e shtetasit Q.Xh më datën 15 janar 2017, lokalin e shtetasit A.J më datën 16 janar 2017 dhe kanë thyer xhamin e derës së kompanisë SIGAL më datën 15 janar 2017. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë (seksioni i të miturve) për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës e kryer në bashkëpunim”. 17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Vdes Eugene Cernan, astronauti i fundit që eci mbi Hënë Posted: 17 Jan 2017 01:09 AM PST
Cernan, i cili gjithashtu ishte një nga njerëzit e parë që ka ecur në hapësirë, ka vdekur i rrethuar nga familja, raporton për njoftimin, agjencia e lajmeve, Reuters. Cernan dhe astronauti tjetër nga anija kozmike, Apollo 17, Harrison Schmitt i janë shtuar listës së 10 astronautëve amerikanë në tërësi që kanë ecur mbi Hënë. Udhëtimi i tij tre ditor në Hënë është realizuar në dhjetor të vitit 1972. "E dija që kisha ndryshuar gjatë atyre tre ditëve në Hënë pasi nuk i takoja më vetëm Tokës", ka shkruar Cernan ndër të tjera në librin e tij, me titull: "Njeriu i Fundit në Hënë". Cernan është rritur në qytetin e Çikagos, ndërsa nga NASA është pensionuar në vitin 1976. 17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Fier, dhunoi bashkëshorten, arrestohet 28-vjeçari Posted: 17 Jan 2017 01:05 AM PST
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, shtetasen F.B, 23 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” . 17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Dibër, tentoi të korruptojë policin me 2 mijë lekë, arrestohet shoferi Posted: 17 Jan 2017 12:48 AM PST
17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Fier, plagos me kaçavidë 3 persona, arrestohet 29-vjeçari Posted: 17 Jan 2017 12:42 AM PST
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në afërsi të spitalit të qytetit, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me kaçavidë shtetasin K.K, 20 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën, si dhe ka plagosur lehtë shtetasit A.A, 25 vjeç, dhe K.A, 23 vjeç vëllezër, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, të cilët morën mjekim në spital dhe janë larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. 17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
You are subscribed to email updates from Gazeta SHQIP Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |