“Videoja që ka bërë botën të qeshë: Tenton të futet në veturë, por vazhdimisht rrëshqet në të njëjtin vend (Foto/Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime |
- Videoja që ka bërë botën të qeshë: Tenton të futet në veturë, por vazhdimisht rrëshqet në të njëjtin vend (Foto/Video)
- Iu anulohet gara, por notarët “zhyten” në borë (Video)
- Plaçkiti dyqanin duke kërcënuar punonjësit në këtë formë bizare (Video)
- Plaka 79-vjeçare, që vjedh për ta thyer monotoninë, arrestohet për të 39-ën herë (Foto)
| Posted: 09 Jan 2017 02:31 PM PST Një moment qesharak është kapur nga një kamerë amatore, në të cilën shfaqet një grua e cila vazhdimisht rrëshqet në akull derisa tentonte të futej në veturë, derisa nëna e saj nuk mund të ndale së qeshuri me veprimin e bijës së saj. Biondja kishte probleme të futet në veturën e prindërve, për të shkuar në një aheng familjar në Kanada, transmeton Telegrafi. Ajo vazhdimisht rrëshqiste në akull derisa mbahej për dorën e babait i cili e inkurajon të ngritët në këmbë dhe të ec ngadalë deri tek vetura. /Telegrafi/ The post Videoja që ka bërë botën të qeshë: Tenton të futet në veturë, por vazhdimisht rrëshqet në të njëjtin vend (Foto/Video) appeared first on Telegrafi. |
| Iu anulohet gara, por notarët “zhyten” në borë (Video) Posted: 09 Jan 2017 12:45 PM PST Kur një garë noti mes ekipeve të Universitetit të Kentucky-t dhe "Georgia Tech," në SHBA u anulua për shkak të kushteve atmosferike, notarët e këtij të fundit vendosën të "zhyten" në borë. Ata mbetën të izoluar në hotel për shkak të një stuhie që përfshiu zonën dhe e kishin thuajse të pamundur të stërviteshin, transmeton tema. Megjithatë, notarët vendosën të argëtohen duke "notuar" në borën e grumbulluar përpara hotelit. The post Iu anulohet gara, por notarët "zhyten" në borë (Video) appeared first on Telegrafi. |
| Plaçkiti dyqanin duke kërcënuar punonjësit në këtë formë bizare (Video) Posted: 09 Jan 2017 10:12 AM PST Në Kaliforni të shteteve të Bashkuara, një burrë i paidentifikuar e ka plaçkitur një dyqan, duke i kërcënuar punonjësit me dorën e futur poshtë bluzës, që pretendonte se ishte armë. Ai iu ka bërtitur punëtorëve duke iu kërkuar paratë dhe pasi nuk i bindeshin, ka kaluar banakun për të dalë në anën tjetër, transmeton Telegrafi. Njëri nga punëtorët i ka ngritur duart lartë, nga frika se ai është i armatosur, pasi e ka hapur kasën që t'ia ofrojë paratë. Pasi i ka marrë mbi 300 dollarë, burri në moshë të mesme, është larguar në drejtim të panjohur. Polica e ka publikuar këtë video, në përpjekje të identifikohet ky njeri që ia doli të mashtrojë se në formë bizare kinse është i armatosur. /Telegrafi/ The post Plaçkiti dyqanin duke kërcënuar punonjësit në këtë formë bizare (Video) appeared first on Telegrafi. |
| Plaka 79-vjeçare, që vjedh për ta thyer monotoninë, arrestohet për të 39-ën herë (Foto) Posted: 09 Jan 2017 04:55 AM PST Pensionistja June Humphreys (79) nga Cheshire i Anglisë është ndaluar nga Policia, sepse kishte vjedhur gjësende të vogla në një supermarket. Kjo nuk është hera e parë që plaka 79-vjeçare bie ndesh me ligjin, meqenëse për një kohë shumë të gjatë është duke kryer vepra të tilla, transmeton Telegrafi. Deri më tani, pensionistja që jeton e vetmuar është arrestuar 39 herë. "Nuk di pse, vetëm i mora me vete. Nuk më nevojiten asgjë, por nuk dija çfarë të bëjë, më duket se jam shumë e lodhur nga vetmia dhe doja të bëja diçka ndryshe" ka thënë Humphreys. Sipas raportit të lëshuar ajo i kryen këto vjedhje, vetëm që të thyejë monotoninë dhe të ndryshojë rutinën e përditshme. Megjithëse i ka shtatë fëmijë, është në kontakt vetëm me njërin prej tyre, sepse nuk flet me të tjerët për arsye të ndryshme. Sidoqoftë, e ndaluara është detyruar të paguajë afro 150 euro gjobë, ndërsa është nën mbikëqyrje që të mos kryejë më vjedhje. /Telegrafi/ The post Plaka 79-vjeçare, që vjedh për ta thyer monotoninë, arrestohet për të 39-ën herë (Foto) appeared first on Telegrafi. |
| You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





