Ndailmi i ish Kryeministrit të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj - kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në aeroportin e Baselit në aeroportin e Basel-Mulhouse- Fribourg në Francë,( pjesa franceze ), ka sjellë reagimin deklerativë të menjëhershme të gjithë komunitetit shqiptar në SHBA.
Përmes një reagimi për media, veprimtari i njohur Harry Bajraktari e ka quajtur të papranueshem ndalim - arrestimin e zotit Haradinaj.
Harry Bajraktari, një nga aktivistët dhe biznesmenët më të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan, ka protestuar sonte ndaj ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai ka vënë në dukje se është e papranueshme që një vend si Serbia që ka kryer masakra të tmerrshme në Kosovë ende lejohet të përndjekë luftëtarët e lirisë e demokracisë si zoti Haradinaj që u ngritën në mbrojtje të popullit.
Ish-botuesi i gazetës “Illyria”, Harry Bajraktari, veprimtari i njohur në SHBA, kërkoi në reagimin etij, që edhe autoritetet franceze të mos bien pre e gënjeshtrave të Beogradit dhe ta lirojnë sa më shpejt politikanin e njohur të Kosovës.
Me këtë rast, ka reaguar edhe Këshilli Shqiptaro Amerikan, me bazë në New Jersey, me President zotin Haxhi Dauti, me anë të një deklerate, ku ata kan shprehur shqetësimin për këtë veprim të pakuptueshem të autoriteteve franceze, në lidhje me listat e interpolit europian - duke lënë ende të vlefshme fletarreste të lëshuara që datojnë qysh në vitin 2004, edhe për një personë që tashmë është shpallur i pafajshëm dy her nga Gjykata e Hagës.
“Shprehim shqetësimin tonë, shkruan KSHA-ja, se urdhër arrestet e tilla edhe më tutje trajtohen si te vlefshme në vende të caktuara, përkundër faktit se lidhur me këto pretendime, z. Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare, si është edhe Gjykata e Hagës. Këshilli Kombëtar Shqiptar- KSHA, me bazë në New Jersey, thotë se e shikon këtë veprim, i cili sipas saj se nuk ka asnjë arsye që z. Haradinaj edhe më tutje të përballet me situata të tilla dhe apelon te autoritetet franceze, dhe vendeve të BE, që sa më parë të mundësojnë që z. Haradinaj të vazhdojë udhën për në SHBA, ku më 20 Janar 2017 është i ftuar zyrtar në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të 45të, të SHBA, Donald Trump”.
Pas njoftimit për arrestimin e kreut të AAK, zotit Ramush Haradinaj, ish luftëtarët e Batalionit “Atlantiku” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët shkuan 18 vjet më parë për të luftuar në Kosovë në periudhën e bombardimeve të NATO-s, por edhe më herët, kan shkruar në medien sociale se po e studion me kujdes situatën më parë se të dalin me dekleratë, por gjithësesi në mënyrë individuale ata e dënojnë këtë veprim dhe kërkojnë nga autoritet e Kosovës që të reflektojnë me këtë rast, ashtu si dhe me rastet e tjera për ti prere rrugën një here e mirë veprimeve të tilla nga ana e Serbisë, e luftën e UÇK-së, e cila ishte lufta e popullit të Kosovës, ishte lufta e gjithë shqiptarëve kudo që jetonin dhe që dëshironin të ndihmonin, sakrifikonin për lirinë, rendin demokratik.
Kurse, sot më 4 Januar 2017, me një deklerat për mediat në gjuhën angleze shkruar me shumë kujdes, ka reaguar edhe Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth) e cila thotë në deklerat se është shumë i habitur dhe thellësisht i shqetësuar nga arrestimi i zotit Ramush Haradinajt, ish Kryeministrit të Kosovës, kreut të AAK-së, dje pasdite në aeroportin e Basel-Mulhouse- Fribourg në Francë.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth) me tej shkruan në dekelratë se :’”Është raportuar se arrestimi u ekzekutua në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe në vitin 2004. Që nga ajo datë është e njohur ndërkombëtarisht, se zoti Haradinaj tashmë është pastruar dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, çka tash është intriguese se çfarë është qëllimi i vërtetë nga ky akt pakuptueshme, 18 vjet pas luftës midis Serbisë, si agresore, dhe Kosovës që luftonte për lirinë e saj, dhe në një kohë kur negociatat janë duke u zhvilluar në mes të dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, të ndermjetësuara edhe nga Bashkimi Evropian, me qëllim të vendosjes së marrëdhënieve normale fqinjësore, këto veprimi dhe mbajtja e peronave nga UÇK- ja nëpër lista është jo vetëm e papranueshme por edhe e pa kuptimtë.
Qeveria serbe me këto veprime po tregon hipokrizinë e saj në mbajtjen aktive të urdhër-arrestin e pajustifikuar ndaj zotit Haradinaj dhe bashkëluftëtarve të tij, vazhdimisht për kryerjen e provokimeve ndaj Kosovë, deri duke ndritur edhe ndonjë mur në Mitrovicë, deri tek ky veprimi më i fundit pra i ditës së djeshme, në një kohë që në Bruksel, Beogradi është duke pretenduar për të negociuar për marrëdhënie normale me Kosovën.
Bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë Francën, theksonë deklerata e Vatrës, duhet të braktisë qëndrimin e merrë për Serbinë, në BE, në kurriz të Kosovës dhe duhet të shtyjë Beogradin që sinqerisht të angazhohen në negociata konstruktive me Prishtinën, për të krijuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ballkan.
Së fundi Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth) shprehet në dekleratën e saj se :”Ne i bëjmë thirrje qeverisë franceze që menjëherë të kryej lirimin e Haradinaj! dhe ai të jet i lirë për të vazhduar rrugën për në SHBA - ku edhe ishte nisur për të marrë pjesë në përurimin e Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump, si i ftuar zyrtarisht”.
Shqiptarët në SHBA, nisën Protestat paqësore për lirimin e Haradinaj në Nju Jork dhe Uashington
NGA: BEQIR SINA NEW YORK
Shqiptarët në SHBA, nisën Protestat paqësore për lirimin e Haradinaj në Nju Jork dhe Uashington
Komuniteti Shqiptaro-Amerikanë - i Përkrahuar nga dhjetera organizata e shqoata të tjera në Nju Jork ; qëndron me Ramush Haradinaj - Luftëtarin për Liri dhe Ish Kryeministrin e Kosovës
NEW YORK : Ndalimi i ish Kryeministrit të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj - kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe mbajtja e tij, në burg - në bazë të një fletë arresti të kaluar të lëshuar nga Beogradi, e cila ndodhi në aeroportin e Baselit - "Basel-Mulhouse- Fribourg Aereport" në Francë,( pjesa franceze ), ka sjellë edhe reagimin menjëhershme të gjithë komunitetit shqiptar në SHBA.
Komuniteti Shqiptaro-Amerikanë - i cili thotë se qëndron me Ramush Haradinaj - Luftëtarin për Liri dhe Ish Kryeministrin e Kosovës, ka bërë thirrje, duke u përkrahuar nga shumë organizatat dhe shoqatat të ndryshme pikërisht, duke thenë se :" Organizata : Albanian American Community” ka mbledhur rreth vetes dhjetra organizata e shoqata të tjera nga mbarë komunitetit shqiptar, për të protestuar në mënyrë paqësore për limirin e Ramush Haradinaj, i ndaluar javën e kaluar në pjesën franceze të aeroportit të Bazelit nga autoritet franceze.
Organizata Komuniteti Shqiptaro-Amerikanë - thotë në thirrjen e saj për protestë, se është duke iu drejtuar me këtë rast të gjithë shqiptarëve, nga zona e Tri-Shteshit, dhe shtetet e tjera, Detroiti, Chicago, Dallasi, Florida, Washingtoni dhe zonat per rreth, Bostoni, e Karolina e Veriut, që të bëhemi bashkë në protesta paqësore për lirimin e tij, të menjëhershëm.
Simbas njoftimit të shpërndar për mediat shqiptare dhe meiden sociale kjo protestë do të mbahet ditën E hënë më 9 Jaunar, 2017 - prej orës 11:00 am (paradite) deri në orën -1pm -(pasdite)
Protestuesit thuhet në njoftim fillimisht do të mblidhen para Misionit të Përherëshëm të Serbisë në OKB - New York City dhe më pas do të marrëshojnë para Ambasadës së Repubikës së Francës në Shtetet e Bashkuara (4101 Reservoir Road. NW - Washington, D.C., 20007), për të protestuar në mënyrë paqësore.
**************
WASHINGTON D.C: Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, Dr. Gjon Bucaj, njofton vatranët dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, se të Hënën me 9 Janar 2017, do të organizohet një protestë paqsore në Washngton, prandaj janë të lutur që kushdo që ka mundësi të marrë pjesë, të udhëtojë drejt Washingtonit"sa më shumë pjesmarrës, aq më shumë efekt ka protesta" thotë ai.
Kreu i vatranve në SHBA, ka deklearuar se arrestimi i Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, Ish Kryeministrit të Kosovës, ish Komandantit të UÇK-së, që e ka provuar dy herë pafajësinë e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për akuza të pabaza të Serbisë, është duke u mbajtur padrejtësisht në burg dhe ky akt përbën precedent ndërshtetëror, diplomatik.
Vatra, gjykon se Serbia po përpiqet që të errësojë imazhin e Kosovës dhe ish luftëtarëve të saj të Lirisë dhe tenton që të barazojë xhelatin(Serbinë) me viktimën(Kosovën)
Më tej kryetari Vatrës, theksonë se :" Qeveria franceze në mënyrë arbitrare e ndaloi Ramush Haradinaj me një urdhër absurd të Serbisë. Edhe, pse Franca, e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ajo e trajtoi Haradinajn jo si qytetar të një shteti të pavarur. Ky është një veprim i padrejtë, dhe përbën provokim për Pavarësinë e Kosovës, një veprim që haptazi minon dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësinë e Brukselit."
Duke treguar edhe arsyen se përse Federata PanShqiptar e Amerikës Vatra - në thirrjen e tij kryetari i Vatrës, duke folur nga Washingtoni, ka thënë se:" Franca, me këtë rast si është edhe ky i ndalimit të zotit Haradinaj, po i shkelë të gjitha të drejtat e një qytetari të pafajshëm, qytetari të një shteti të pavarur, I pafajshëm me vendime të Drejtësisë ndërkombëtare - Tribunalit të Hagës , duke zbatuar fletë-arreste të dalë kohe të Beogradit. Pra, është kjo arsyeja që Vatra, e ka vendosur ta bëjë Protestën para Ambasadës Franceze dhe jo para ndonjë Ambasade tjetër".
Në njoftim thuhet se Protesta paqësore organizohet ditën e Hënë, ora 11.00 AM, para Ambasadës Franceze, në adresën: 4101 Reservoir Rd, andaj ftoheni të gjithë shqiptarët e Washingtonit, Vrixhinias,Gorgias, dhe shteteve për-rreth të merrni pjesë.





