Tirana Observer: “VIDEO/ U bë “sanduiç” nga dy makina, por mbijetoi në mënyrë të pabesueshme” plus 9 more |
- VIDEO/ U bë “sanduiç” nga dy makina, por mbijetoi në mënyrë të pabesueshme
- Mos e lejoni gripin t’ju shtrijë, kjo përbërje ju bën të paprekshëm
- Thesari i mbretëreshës ilire Teuta në Mokër
- Rozana Radi zbulon të dashurin, ja ku i kaluan pushimet
- Alessia Marcuzzi, ‘arratisje dashurie’ në Maldive
- Monica Belluçi; Në jetë kam tradhtuar dhe më kanë tradhtuar, por vajzat e mia janë mbi gjithçka
- Irina Shayk dhe Bradley Cooper i kaluan festat të ndarë
- I binte kitarës në rrugë, kush është amerikani që u strehua në Tiranë
- Prej 6 vitesh jeton vetëm, rrëfehet ‘Gylseren’; E vështirë për një femër në karrierë
- Shuhet në moshën 103-vjeçare kampioni i parë i Skënderbeut
| VIDEO/ U bë “sanduiç” nga dy makina, por mbijetoi në mënyrë të pabesueshme Posted: 08 Jan 2017 09:37 AM PST
Ajo u bë petë mes dy makinave që u përplasën dhe fluturoi në ajër. Por në mënyrë të pabesueshme ajo pësoi frakturë vetëm në njërën kofshë dhe pas trajtimit mjekësor, gjëndja e saj është e qëndrueshme. Shoferi i mitur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, thuhet se ishte nën influencën e pijeve alkoolike. Prindërit e 17-vjeçarit po merrnin pjesë në një ceremoni fetare dhe nuk e kishin idenë që djali i tyre, një student shkolle, të kishte marrë makinën pa leje në gjendje të dehur. |
| Mos e lejoni gripin t’ju shtrijë, kjo përbërje ju bën të paprekshëm Posted: 08 Jan 2017 09:25 AM PST Dimri ka ardhur, temperaturat janë ulur dhe sezoni i gripit të shoqëruar me kollë është gjithnjë e më i pranishëm. Në këto kushte, situatat më të njohura janë ato me acarime dhe sëmundje të shpeshta, veçanërisht të shoqëruara edhe me kollë të thatë. Zakonisht pilulat që rekomandojnë mjekët dëmtojnë jo pak mëlçinë. Por ka edhe mënyra natyrale për të luftuar gripin, kollën dhe shumë siklete të tjera, të stinës. Ky ilaç do të forcojë sistemin tuaj imunitar dhe do t'ju ndihmojë në parandalimin e shumë problemeve shëndetësore. Përbërësit që ju duhen për të përgatitur këtë ilaç të shkëlqyer lehtësisht mund të gjenden në supermarket; prandaj ky ilaç mund të jetë gati në çdo kohë. Ja përbërësit dhe udhëzimet e përgatitjes. Ju do të duhet: 1 qepë 1 limon 2 lugë mjaltë i pastër 2 gota ujë Përgatitja dhe përdorimi: Së pari vendosni ujin të valojë. Pasi të ketë zierë, prejeni qepën në copa të vogla rreth 15 mm dhe shtojini ato në ujin e valuar. Lëreni të ziejë për 15 minuta dhe pastaj fikni zjarrin. Pas kësaj, lëreni të pushojë për 10 minuta. Pastaj filtroni lëngun dhe shtoni mjaltin, në fund shtoni edhe lëngun e limonit. Kjo përzierje e fuqishme duhet të merret të paktën tri herë në ditë. Ajo do të ndihmojë të forconi sistemin imunitar. Përveç kësaj, ajo do të luftojë simptomat e zakonshme të të ftohurit, lehtësimin e kollës dhe largimin e gripit. Përfitimet e çdo përbërësi Limonët janë në vetvete të pasura në vitaminë C. Vitamina C ndihmon në përmirësimin e mekanizmave mbrojtës të trupit dhe zvogëlon sekrecionet e gëlbazës. Mjalti ka shumë veti antibakteriale, antivirale dhe antifungale. Ajo gjithashtu lufton acarimin e lëkurës dhe dhimbjet e fytit. Sa për qepën, ajo vepron si një ilaç natyral anti-inflamator, një antibiotik. Nga ana tjetër, ajo rrit sistemin tonë të mbrojtjes duke forcuar sistemin imunitar. Mos lejoni që ky dimër të largohet dhe t'ju gjejë gjithë kohës të shtrirë në shtrat, me grip apo të ftohur. Filloni ta përdorni këtë ilaç si masë parandaluese për të shmangur infektimin nga gripi dhe sëmundjet e dimrit. Sigurisht, nëse ju tashmë ju ka kapur grip, pini këtë ilaç për një shërim sa më të shpejtë./shije.al |
| Thesari i mbretëreshës ilire Teuta në Mokër Posted: 08 Jan 2017 09:22 AM PST Nga Marin Mema Mokra është një krahinë legjendash dhe historish, që nga kohët më të lashta. Një hap, një monument ofron kjo zonë e ndoshta kjo ka tërhequr edhe më shumë kërkuesit e thesareve. Ura të vjetra, si ajo e Golikut, apo varret mbretërore të Selcës së Poshtme, që mendohet se i përkasin Pelionit të lashtë, janë dëshmi të forta të trashëgimisë së pafundme të Mokrës. Të tilla ka kudo në krahinë, aq sa është e vështirë t'i numërosh. Por nëse për banorët e thjeshtë të Mokrës, pasuri është aksi që do t'i nxirrte në dritë, për zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes disa vite më parë ishte thesari i mbretëreshës Teutë. Ata u dyndën në pjesë të ndryshme të kësaj zone, duke kërkuar me ngulm gjurmët, që sipas tyre do t'i çonin drejt këtij thesari. Dhe banorët i mbajnë mend mirë dërgatat me zyrtarë që erdhën nga Tirana. Në kërkime u përdor Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Merrnin pjesë oficerë, inxhinierë, por edhe kimistë, ndërkohë që u përdorën mjete të rënda ushtarake, deri edhe helikopterë. Thuhet se ushtarakët kishin edhe mjete metalkërkuese. Gjithçka u vendos në zonën e Mokrës e më së shumti në fshatin Llëngë. Dikur ky fshat, që sot është thuajse i braktisur me vetëm 7 familje të mbetura, mendohet që ka qenë një qytezë antike. Por si lidhet legjenda e thesarit të Teutës me Llëngën mes maleve? Në vitin 230 para erës sonë, romakët i kërkuan mbretëreshës Teutë të ndërpriste sulmet e shpeshta ndaj anijeve të tyre. Shpërfillja e saj bëri që të shpërthente më pas ajo që në histori njihet si Lufta I Iliro-Romake. Kjo është pjesa e njohur zyrtarisht, por ekziston edhe vazhdimi, këtë herë në formën e një legjende. Ballë sulmit, Teuta urdhëroi sigurimin e menjëhershëm të thesarit mbretëror. Ai u transportua përmes rrugës "Egnatia", në pjesën e brendshme të Ilirisë, në territoret që banoheshin nga Dasaretët dhe Enkelejtë. Sipas gojëdhënës, një njësi speciale udhëhoqi 40 mushka me ar, gurë të çmuar dhe diamante, në territorin e një qyteti antik që mendohet të jetë Lunga ose Llënga e sotme. Fillimisht u krye – siç thotë legjenda – një devijim i vogël i lumit, e më pas 6.000 kg, sa peshonte thesari, u futën brenda një pjese në shkëmb, e cila më pas u izolua me mur guri. Lumi u lëshua sërish në rrjedhën e tij, duke e bërë në këtë mënyrë të padukshëm vendin e thesarit. Sipas njësisë speciale të Ministrisë së Mbrojtjes, legjenda ka lindur pikërisht në këtë vend. Lumi është, gjurmët e rrugës "Egnatia" po ashtu, ky territor ka qenë pjesë e fiseve ilire të Desaretëve dhe Enkelejve, fshati quhet Llëngë… po thesari ku është? Në fakt, dërgatat nga Tirana erdhën, kërkuan, por nuk e gjetën thesarin, të paktën zyrtarisht. Edhe pse banorët nuk mendojnë kështu. Për këtë çështje, edhe prokuroria hapi një hetim pas kallëzimit që u bë nga ministrja aktuale Mimi Kodheli. Një hetim që u pushua, pasi zyrtarisht u tha se nuk u gjetën dokumentet, të cilat vërtetonin shkeljet e kryera. Por edhe në mungesë të tyre, çfarë kërkonin zyrtarët e Shërbimit Informativ Ushtarak në Mokër? Përse u përdorën mjetet e rënda? Me çfarë shpenzimesh u mbuluan këto kërkime? A kishte leje për to? A asistuan arkeologë apo ekspertë të fushës? Këto përgjigje do të mbeten enigmë. E ndoshta ky është edhe ndryshimi. Politikanët kërkojnë pasuritë e mëdha, ndërsa banorët e thjeshtë elementet më minimale për të jetuar. /Blitz.al/ |
| Rozana Radi zbulon të dashurin, ja ku i kaluan pushimet Posted: 08 Jan 2017 08:53 AM PST
Me anë të disa fotove të postuara në rrjetet sociale këngëtarja ka vendosur të mos fshihet më, por të tregojë profilin e njeriut të zemrës. Dimë që Rozi zgjodhi Selanikun për të kaluar pushimet dimërore, e nga fotot kuptohet se kush e ka shoqëruar. Të dy ata kanë vizituar edhe qytetin Metsovo tё Greqisё, kaq shumë i dashur për të. Ndërsa deri më tani Rozi postonte vetëm foto personale, kësaj here e ka thyer akullin dhe nxjerr foton e tij brenda një zemre. Por vetëm kaq për momentin… |
| Alessia Marcuzzi, ‘arratisje dashurie’ në Maldive Posted: 08 Jan 2017 08:21 AM PST
|
| Monica Belluçi; Në jetë kam tradhtuar dhe më kanë tradhtuar, por vajzat e mia janë mbi gjithçka Posted: 08 Jan 2017 08:12 AM PST
'Gjithmonë e di se çfarë dua. Pavarësisht se jeta nuk është e përjetshme ne duhet ta jetojmë çdo ditë me dashuri dhe pasion. Çdo mëngjes duhet të ngrihemi të gëzuar, të hapim dritaren dhe të shijojmë diellin…,thotë Monica mes të tjerash. Aktorja ka dy vajza me ish bashkëshortin Vincent Cassel: Deva, e lindur në vitin 2004, dhe Leonie, në vitin 2010."Vajzat e mia e kuptojnë se kush jam dhe çfarë pune bëj. Por shpresoj të jem për to një mama dhe jo imazhi I kinemasë si më shohin të gjithë. Vajzat për mua janë mbi gjithçka tjetër. Adhuroj të shkoj ti marr në shkollë; të bëjmë detyrat së bashku dhe ti vë në gjumë. Në shtëpi flasim italisht ndërsa jashtë frëngjisht. Unë edhe gatuaj për to; përgatis makarona; mish, dhe pjata ime ideale është tiramisu. Unë bëj gjithçka për to dhe do I mbështes në pasionet dhe profesionin që do duan të ndjekin në jetë," tha Monica lidhur me vajzat e saj. Lidhur me divorcin e saj ajo thotë se kur në mes janë fëmijët me ish partnerin duhet të ruash patjetër respekt. |
| Irina Shayk dhe Bradley Cooper i kaluan festat të ndarë Posted: 08 Jan 2017 07:26 AM PST
"Ajo ka shkuar në vendlindjen e saj në Rusi dhe mund të qëndrojë atje derisa të sjellë në jetë fëmijën. Ajo dhe Bradley i kanë dhënë fund", ka thënë një burim i brendshëm për gazetën. Sipas po të njëjtit burim, si arsye e ndarjes përmendet se Cooper nuk ishte aq i dashuruar me modelen. Nga ana tjetër "E! News" hedh poshtë këto thashetheme duke thënë se Cooper dhe Shayk nuk janë ndarë dhe madje ata kanë festuar ditëlindjet përkatëse disa ditë më parë. |
| I binte kitarës në rrugë, kush është amerikani që u strehua në Tiranë Posted: 08 Jan 2017 07:19 AM PST Ka mbërritur prej dy javësh në vendin tonë, por nuk kishte një vend ku të strehohet e sot ai gjendet i rehabilituar në një qendër ditore sociale në Tiranë. 31-vjecari Trevor James, nga Oregon i SHBA, pas një turi në disa vende të Europës, nga Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia, prej dy javësh bashkë me kitarën e tij bënte muzikë në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Tashmë ai është akomoduar në qendrën sociale ditore të qëndrojmë së bashku. Drejtoresha e këtij institucioni, Mimoza Agalliu na rrëfen se si ky shtetas amerikan ka mbërritur në dyert e këtij institucioni ndërsa thotë se po merren masa për t’iu drejtuar ambasadës së SHBA për këtë shtetas amerikan. “Ai ishte shumë i lodhur dhe shumë i hutuar, por u socializua dhe i ndje si në familje. Pretendonte se kishte shëtitur disa vende të Ballkanit dhe kishte përfunduar këtu 2 javë më parë. Përmendte një kitare, që i duheshe për tu bashkuar me grupin. Do të njoftojmë Ambasadën Amerikane në Tiranë“, tha ajo. |
| Prej 6 vitesh jeton vetëm, rrëfehet ‘Gylseren’; E vështirë për një femër në karrierë Posted: 08 Jan 2017 07:15 AM PST
Por edhe pse aktorja është larguar nga seriali në të cilin interpretoi për shumë seri, ajo vijon të ngjallë interes tek publiku me çdo lëvizje të saj, por ajo që përbën më shumë interes është jeta e saj private. Aktorja ka disa vite që i ka dhënë fund martesës së saj ma regjisorin e njohur turk, Cem Ozer, me të cilin ajo ka edhe një djalë. Prej 6 vitesh Nurgul jeton vetëm me djalin e saj, ndërsa gjithë fokusin deri më tani ajo e ka pasur tek angazhimet e saj profesionale dhe tek djali 11 vjeçar. Në një intervistë të dhënë se fundi, 40 vjeçarja nuk ka folur vetëm rreth angazhimeve te saj profesionale, por edhe rreth jetës së saj private, si dhe nevojën për të pasur në krah një partner. 'Është shumë e vështirë për një femër të cilës i duhet të kujdeset për fëmijën e saj, por pa lënë anash edhe punën e saj profesionale" ka thënë aktorja në një intervistë të dhënë se fundi. 'Kjo më ka bërë që shpesh herë të ndjejë nevojën e një partneri. 'Unë jetoj e vetme prej kaq kohësh, dhe për një femër në karrierë , është tepër e vështirë t'ja dalë në gjithçka, edhe pse ndjehem triumfuese në këtë pjesë' ka thënë aktorja ndër të tjera, duke shprehur hapur dëshirën dhe nevojën për një preson afër zemrës së saj.
|
| Shuhet në moshën 103-vjeçare kampioni i parë i Skënderbeut Posted: 08 Jan 2017 07:14 AM PST Shuhet në moshën 103-vjeçare ikona e futbollit korçar dhe atij shqiptar Tato Bimbli. Ai ishte i vetmi kampion i gjallë i titullit të parë kampion të Skënderbeut në vitin 1933. Ai për shumë vite ka punuar si trajner dhe zyrtar i sporteve në qytetin e tij. Bimbli në vitin 1954 ka marrë titullin “Mjeshtër Sporti”.
|
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Një grua arriti t'i shpëtonte për mrekulli një përplasje mes dy makinash. Kanta Anand, 40 vjeç, sapo doli nga shtëpia e saj në Delhi të Indisë, kur një 17-vjeçar erdhi furishëm me makinë drejt saj.

Rozana Radi prej pak vitesh po jeton një lidhje të bukur dashurie, por ende nuk e ka pranuar publikisht kush është ai, pavarësisht se i zgjedhuri i saj e ndoqi bashkë me publikun dhe e duartrokiti këngëtaren në edicionin e 18tё tё Kёngёs Magjike.


Në këto ditë të ftohta dimri prezantuesja e njohur italiane Alessia Marcuzzi bashkë me burrin e saj Paolo Calabresi Marconi janë 'arratisur' për plazh në Maldive. Dhe ajo di se si ta josh burrin; me trupin me forma bombastike dhe një palë rroba banjo seksi, Alessia fotografohet duke shkëmbyer puthje dhe përqafime me burrin.


Aktorja e famshme për talentin dhe bukurinë e saj rrëfehet me zemrën hapur për dashurinë dhe familjen. Në një intervistë për gazetën italiane ''Corriere della Sera" ajo tregon se në lidhjet e dashurisë ka tradhtuar dhe ëshë tradhtuar, por ajo çka është më e rëndësishme në jetën e saj janë dy vajzat.



Bradley Cooper dhe e dashura e tij shtatzënë raportohen të jenë ndarë pas thuajse 2 vitesh lidhje. "Naughty Gossip" raporton se romanca e aktorit 42-vjeçar dhe modeles ruse ka marrë fund dhe se ata i kanë kaluar festat të ndarë nga njëri-tjetrit.


