“Tavë me kerpudha në furrë” plus 3 more Kuzhina Shqiptare

“Tavë me kerpudha në furrë” plus 3 more Kuzhina Shqiptare


Tavë me kerpudha në furrë

Posted: 15 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Tavë me kerpudha në furrë appeared first on Kuzhina Shqiptare.

1 kilogram më pak në ditë vetëm me… limon

Posted: 15 Jan 2017 09:07 PM PST

Limonët janë më të mirët kur vjen puna për të humbur peshë. Duke përdorur recetën e përshkruar më poshtë dhe me një dietë të shëndetshme, mund të humbisni peshë shumë shpejt, pothuajse 1 kg në ditë. Gjithashtu kjo pije do të pastrojë trupin tuaj nga toksinat e akumuluara çdo ditë.

Jo vetëm do të rrisë dhe forcojë sistemin imunitar. Trupi humbet vitaminë C çdo ditë, dhe kjo është një nga mënyrat më të shëndetshme për ta 'rimbushur' atë me këtë vitaminë. Ndjekësit e Beyonce do të jenë të interesuar veçanërisht për dietën e mëposhtme, sepse ajo e përdori këtë recetë për të humbur 38 kg pas lindjes së fëmijës.

Përbërësit:

• 8 gota ujë
• 6 limonë të shtrudhur
• ½ filxhan mjaltë
• 10 gjethe nenexhik

Përgatiti:

  1. Kur bëni pije me mjaltë dhe limon gjithnjë duhet të prisni që uji të valojë dhe më pas të ftohet paksa. Asnjëherë nuk duhet të jetë i nxehtë. Kur uji të jetë në këtë temperaturë, shtoni të gjithë përbërësit në të dhe më pas kombinojeni pirjen e këtij lëngu me të tjera ushqime të shëndetshme për dietën tuaj.
  2. Koha më e mirë e ditës për ta konsumuar këtë përzierje është para se të hani mëngjes. Ky vakt duhet të jetë i përbërë rreptësisht me fruta. Pas disa orësh pini një gotë përzierje dhe kombinojeni atë me një vakt me bajame të papjekura. Për drekë hani sallatë marule me vaj ulliri dhe uthull molle, e cila do t'ju ndihmojë të digjni yndyrën më shpejt, dhe një vezë të zier. Pas drekës pini një gotë nga përzierja dhe kombinojeni atë me një fryt të zgjedhjes suaj. Për darkë ju mund të hani pulë apo peshk të pjekur në skarë me një sallatë.
  3. Pini një gotë dy orë para gjumit. Bëjeni këtë për pesë ditë me radhë dhe të jeni të sigurt se duke e kombinuar atë me ushqime të tjera të shëndetshme do të humbisni peshë mjaftueshëm.

The post 1 kilogram më pak në ditë vetëm me… limon appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Supa më e mirë e dimrit: Supë pule me miell misri

Posted: 15 Jan 2017 09:07 PM PST

Kjo supë është shumë e thjeshtë në përgatitje. Përveç mishit të pulës kjo supë ka në bazën e saj miell misri që i jep një shije shumë ndryshe.

Përbërësit:

  • 250g miell misri
  • 1 presh
  • 1 karotë
  • 1 gjoks pule
  • 1 kofshë pule
  •  kripë
  •  spec djegës
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 qepë

Përgatitja:

  1. Në një tenxhere me ujë të fohtë hidhni pjesët e pulës, shtoni karotën e grirë, qepën e grirë, dhe majdanozin.
  2. Lërini të gjitha perimet të ziejnë sëbashku me pulën derisa mishi i pulës të jetë zierë. Ndërkohë në një tigan hidhni gjalpin dhe grini preshin sipër.
  3. Shtoni dhe miellin dhe skuqini së bashku. Më pas këtë masë shtojani supës me pulë. Hidhni dhe kripë dhe lëreni për 30 minuta të tjera të ziejnë.
  4. Mund të shtoni dhe pak ujë nëse e shihni që është shumë e trashë./shije

The post Supa më e mirë e dimrit: Supë pule me miell misri appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Tortë e lehtë kremoze

Posted: 15 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Tortë e lehtë kremoze appeared first on Kuzhina Shqiptare.