“Taholli: Policët pa sigurim shëndetësor dhe me pagë të pamjaftueshme” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Taholli: Policët pa sigurim shëndetësor dhe me pagë të pamjaftueshme” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Taholli: Policët pa sigurim shëndetësor dhe me pagë të pamjaftueshme

Posted: 18 Jan 2017 03:44 PM PST

Nëkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli ka thënë se Qeveria nuk e ka marr në konsideratë projektligjin e tyre të ri, që kërkon sistemizimin e pagave të policisë.

Sipas Tashollit, Qeveria e Kosovës ka nxjerr një projektligj të ri,  që aspak nuk përputhet dhe nuk përkon me kërkesat e punëtorëve të këtij institucioni të sigurisë.

Këto deklarime Shaban Tasholli i dha në Ora e Fundit në Klan Kosova, derisa ka shtuar se edhe çështja e sigurimit shëndetësor është problem për policinë e Kosovës, madje sipas tij dhe çështja e rritjes së pagave për policinë është harruar.

"Qeveria nuk ka marr në konsiderat projektligjin që ne kemi bërë. Kemi kërkuar sistemizimin e pagave të policisë, por Qeveria nuk e ka përfill atë. Ajo ka bërë një projektligj që për ne është i papranuehsëm. Ne në fund të vitit kemi kërkuar një shtesë, ajo shtesë nuk ka ndodh. Janë arsyetuar se kemi disa projekte të reja për veteranët. Ne kemi pritur rritje të pagës. Ne s’kemi rritje të pagës tash e disa vite", tha Tasholli, njofton Klan Kosova.

"Nga 2016 është premtuar e poashtu nga 2015-ta e tani po fillojmë edhe 2017-ën dhe sigurimi shëndetësor nuk po ndodh. Kemi afër 2000 policë që janë të lënduar në detyrë. Kemi një rregullore në policinë e Kosovës që policëve të lënduar shpenzimet e trajtimeve iu largohen", tha Tasholli.

"Objekti në stacionin 4 nuk është pronë e Policisë. Nuk e di si do të përfundojë, por besoj që do të ketë një hapësirë për objektin tonë. Kishim bisedë telefonike me grupin parlamentar për siguri, por ata ende nuk e dijnë sakt projektligjin", tha ai.

"Sindikata do të marrë hapa të tjerë se si të vazhdohet më tutje në rast se nuk pranohen kërkesat tona", ka përfunduar Tasholli. /Klan Kosova/

The post Taholli: Policët pa sigurim shëndetësor dhe me pagë të pamjaftueshme appeared first on Telegrafi.

Ramadani: Ushtria e Kosovës ekziston në letra (Video)

Posted: 18 Jan 2017 02:40 PM PST

Analisti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, në "Click" të RTV21, ka folur rreth procesit të themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ramadani tha se dihet saktë në bazë të vlerësimeve se sa do të jetë kostoja e investimit në formimin e Ushtrisë së Kosovë për 10 vjet e ardhshëm, e cila përfshinë 3 faza.

Ai po ashtu tha se në letra dhe plane, Ushtria e Kosovës ekziston.

Ramadani tha se nuk ka detaj i cili nuk është i paraparë se si do të funksionojë Ushtria dhe cilat do të jenë kapacitetet e saj./21Media/

The post Ramadani: Ushtria e Kosovës ekziston në letra (Video) appeared first on Telegrafi.

Matoshi: Rajoni në garë për armatim, ne po bëjmë sehir (Video)

Posted: 18 Jan 2017 02:22 PM PST

Analisti Halil Matoshi ka thënë se “në rajonin tonë kemi garë për armatim, kurse ne jemi ndalë dhe po kqyrim seri për formimin e Ushtrisë”.

Matoshi, në "Click" të RTV21, po ashtu tha se ‘nëse ne i drejtohemi një diplomati direkt për formimin e Ushtrisë ai do të thotë se nuk është mirë me formu se reagon Serbia’.

Mirëpo, sipas Matoshit kjo nuk do të ishte mirë. “Nuk e ka kuptimin që nuk bënë me e formu Ushtrinë, por që kjo ka kuptimin që grahni punës së juaj, mirëpo se për formimin e Ushtrisë duhet mendje, para dhe kapacitete profesionale”./21Media/

The post Matoshi: Rajoni në garë për armatim, ne po bëjmë sehir (Video) appeared first on Telegrafi.

Thaçi falënderon Joe Bidenin për evitimin e tensioneve mes Kosovës e Serbisë

Posted: 18 Jan 2017 01:58 PM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.

Presidenti Thaçi ka falënderuar zëvendëspresidentin Biden për angazhimin e menjëhershëm të tij, por edhe të SHBA-së që të evitohen tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

"Ju faleminderit që keni dërguar te të gjitha palët porositë që duhet të evitohen sjelljet që nxisin tensione", është shprehur në këtë telefonatë presidenti Thaçi, transmeton Telegrafi.

Presidenti Thaçi ka shtuar se dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë përpara për Ballkanin Perëndimor.

"Jemi të përkushtuar për dialog, për normalizim, për pajtim", u shpreh presidenti Thaçi. /Telegrafi/

The post Thaçi falënderon Joe Bidenin për evitimin e tensioneve mes Kosovës e Serbisë appeared first on Telegrafi.

Musliu: Serbia e ka shtuar armatimin afër kufirit me Kosovën (Video)

Posted: 18 Jan 2017 01:36 PM PST

Kryetari i Këshillit Nacional për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, në një intervistë për InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folu për provokimet që po i bën shteti serb në Luginë të Preshevës.

Ai mendon se të gjitha këto provokime janë të planifikuara dhe të nxitura nga zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë vit në Serbi.

Musliu fajëson edhe Rusinë që po tenton që të faktorizohet në Ballkan, përmes shteteve si Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, e sidomos Serbia.

Madje, sipas tij, pas zhvillimeve provokuese që shteti ynë fqinj i bëri së fundmi, këta të fundit e kanë shtuar armatimin e rëndë në bazën, që gjendet jo më larg se 15 km larg kufirit me Kosovë.

"Ditëve të fundit ka pas disa maune të cilat që kanë qenë me topa dhe që kanë qenë kanë ardhur nga Leskovci në drejtim të Bujanocit", tha ai.

Musliu u ankua në dy qeveritë, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, për mos angazhim të duhur karshi shqiptarëve të Luginës./Telegrafi-RTV Dukagjini/

The post Musliu: Serbia e ka shtuar armatimin afër kufirit me Kosovën (Video) appeared first on Telegrafi.

Vuçiq ia ndalon Nikoliqit të flasë për luftën me Kosovën

Posted: 18 Jan 2017 01:24 PM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ua ka ndaluar ministrave të kabinetit të tij, zyrtarëve shtetëror dhe nëpunësve civilë, të komentojnë mbi zhvillimet në rajon për shkak të deklaratave të pamatura që janë bërë ditëve të fundit nëpër media nga zyrtarët e lartë të këtij vendi, shkruan e përditshmja serbe Blic.

"Ju lutem që në të ardhmen, për shkak të ndjeshmërisë së momentit politik në rajon, më lejoni që të jem i vetmi që në emër të Qeverisë të komentoj mbi marrëdhëniet në rajon. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj, dhe ju lutem të informoni të gjithë zyrtarët dhe punonjësit e Qeverisë rreth kërkesës sime", thuhet në një letër dërguar institucioneve serbe, transmeton Telegrafi.

Vuçiq është provokuar me sjelljet dhe deklaratat e presidentit Tomislav Nikoliq dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, të cilët ditëve të fundit nuk i kanë zgjedhur fjalët që i kanë folur. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

The post Vuçiq ia ndalon Nikoliqit të flasë për luftën me Kosovën appeared first on Telegrafi.

Lunaçek: Asociacioni pavarëson serbët nga Beogradi

Posted: 18 Jan 2017 01:24 PM PST

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek është shprehur se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të themelohet në përputhje me marrëveshjen e arritur nga dialogu në Bruksel dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ajo ka nënvizuar se ky asociacion nuk do të ketë mandat ekzekutiv dhe ka theksuar se komunat janë për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve dhe jo të bëjnë politika kombëtare.

Zyrtarët serbë në Beograd vazhdojnë të kërcënojnë se në mënyrë të njëanshme do ta formojnë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë. Nga ana tjetër Kryeministri Isa Mustafa është shprehur se një shpallje e njëanshme e Asociacionit nuk do të funksionojë për arsyen se nuk do të ishte në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Ndërkaq, në lidhje me miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Lunaçek ka bërë thirrje edhe njëherë se çdo vonesë në miratim do t'i dëmtojë qytetarët e Kosovës. /Tribuna/

The post Lunaçek: Asociacioni pavarëson serbët nga Beogradi appeared first on Telegrafi.

Policia e demanton videon ku shihet ‘Njësia Speciale’ teksa i rrah disa persona (Video)

Posted: 18 Jan 2017 01:18 PM PST

Policia e Kosovës ka demantuar një video ku pretendohet se “shihen pjesëtarë të një njësie speciale policore, duke rrahur disa persona”, e cila ka qarkulluar sot nëpër rrjetet sociale dhe në disa portale duke e përshkruar si incizim që është bërë në Kosovë.

Njoftimi i plotë i Policisë

Policia e Kosovës, me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me publikimin e një video incizimi (në facebook të quajtur Një komb) e më pastaj edhe në disa portale tjera, në të cilën pretendohet dhe komentohet se pjesëtar të Policisë së Kosovës ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve në një lokal, ju sqarojmë si në vijim:

Policia e Kosovës (PK) menjëherë ka verifikuar imazhet nga ky video incizim, dhe konstaton se njerëzit në uniforma që shihen duke ushtruar dhunë ndaj disa qytetarëve brenda në një lokal nuk janë pjesëtar të Policisë së Republikës së Kosovës.

Për më tepër është e qartë se as gjuha e cila dëgjohet në video incizim nuk është gjuhë shqipe e as gjuhë e komuniteteve tjera në Republikën e Kosovës (RKS).

Asnjë element i dukshëm tek njerëzit që ushtrojnë dhunë në këtë video siç janë uniforma, emblema dhe mbishkrimi institucional nuk janë dhe nuk i përkasin PK-së.

Gjithashtu edhe nga verifikimet e kryera nuk ka asnjë ankesë ndaj zyrtarëve policor për ndonjë dhunë të ushtruar të kësaj natyre.

Policia e Kosovës vlerëson se qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë të qartë seriozitetin, përkushtimin dhe profesionalizimin e këtij institucioni dhe besojmë fuqishëm se nuk do të bien në lajthitje të këtij video incizimi të publikuar në mënyrë tendencioze.

Po ashtu i sigurojmë të gjithë qytetarët e RKS-së, se do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar që me etikë të lartë dhe integritet t'iu shërbejmë të gjithë qytetarëve të vendit.

Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se zyrtarë policor të PK-së nuk janë të përfshirë në këtë video incizim të publikuar në facebook të quajtur Një komb, i cili dyshohet të jetë në Shkup të Maqedonisë (bazuar në linkun e publikuar). /Telegrafi/

Asnjher mos luaj me njesin speciale

Posted by Nje komb on Mittwoch, 18. Januar 2017

The post Policia e demanton videon ku shihet 'Njësia Speciale' teksa i rrah disa persona (Video) appeared first on Telegrafi.

Pse e quan Thaçi vëlla Erdoganin? (Video)

Posted: 18 Jan 2017 01:13 PM PST

Në emisionin "Komiteti", presidenti Hashim Thaçi ka folur për raportet e tij të ngushta me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka thënë historia pesë shekullore e shqiptarëve nën pushimin e Perandorisë Osmane nuk mund të ndryshojë, megjithatë ai ka shtuar se kjo nuk do të thotë që raportet shqiptaro – turke të mbetnin si në të kaluarën.

Për raportet e tij të mira me Presidentin turk, të cilin e ka quajtur edhe vëlla, Thaçi ka thënë se nuk mund të njollosët emri i një udhëheqësi për shkak të së kaluarës.

The post Pse e quan Thaçi vëlla Erdoganin? (Video) appeared first on Telegrafi.

Nishani: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

Posted: 18 Jan 2017 01:09 PM PST

Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një pritje për trupin diplomatik të akredituar në Tiranë.

Në fjalën e tij, Nishani ka prekur ngjarjet e fundit në kufirin Serbi-Kosovë, duke nënvizuar se episode të tilla nuk ndihmojnë për stabilitetin e rajonit.

"Shqipëria e ka mbështetur gjithmonë dialogun Kosovë-Serbi. Por ka ende tendenca për të nxitur veprime që minojnë këtë dialog", ka thënë Nishani.

The post Nishani: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Telegrafi.