“Sulmi në Stamboll, Erdogan: Përpjekje për të krijuar kaos” plus 9 more Gazeta SHQIP |
- Sulmi në Stamboll, Erdogan: Përpjekje për të krijuar kaos
- Sulmi në Stamboll, Mogherini: Do vazhdojmë të punojmë për të parandaluar këto tragjedi
- Shpërthim me eksploziv në Bathore, nuk ka të lënduar
- Përgjaket Stambolli në natën e Vitit të Ri, 39 të vrarë në një lokal nate
- Foshnja e parë e 2017-s është një vajzë
- Komuniteti shqiptar në Britani uron: Gëzuar 2017!
- Sondazhi i Top Channel, Gianni De Biasi personazhi i vitit
- Gazeta “Shqip” ju uron Gëzuar 2017!
- Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2017?
- Las Palmas në gjurmët e Rey Manaj
Sulmi në Stamboll, Erdogan: Përpjekje për të krijuar kaos Posted: 01 Jan 2017 02:17 AM PST
Erdogan tha se ky sulm është një përpjekje për të shkatërruar moralin e vendit dhe për të krijuar kaos me qëllim shkatërrimin e paqes në vend. Ai i përshkroi sulmet mbi Turqinë si "të urryer". Një person i veshur si babagjysh hyri në klubin e natës në Stamboll dhe vrau 39 persona. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit 1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Sulmi në Stamboll, Mogherini: Do vazhdojmë të punojmë për të parandaluar këto tragjedi Posted: 01 Jan 2017 02:02 AM PST
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini dënoi sulmin në Stamboll. “Mendimet tona janë me viktimat dhe të afërmit e tyre”, shkroi në Twitter Federica Mogherini. Presidenti amerikan Barack Obama dënoi sulmin dhe shprehu mbështetje për popullin turk. “Obama ka shprehur keqardhje për humbjen e jetëve të pafajshme dhe u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave”, tha Schultz. Ai shtoi se presidenti Obama urdhëroi që Turqisë t’i ofrohet ndihmë nëse është e nevojshme. Menjëherë pas deklaratës Schultz u prononcua edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtar nga Shtëpia e Bardhë, Ned Price. “SHBA-të dënojnë ashpër sulmin e frikshëm terrorist në Stamboll”, ka thënë Price dhe shtoi se SHBA-të, në luftën kundër terrorizmit janë së bashku me aleatin Turqinë, e cila është anëtare e NATO-s. Sulmin terrorist në Stamboll, përmes Tëitter-it, e dënoi edhe ministri i Jashtëm i Kanadasë Stephane Dion. Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, kurse të plagosurve i uroi shërim të shpejtë. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg “Mendimet e mia janë me popullin turk dhe me ata që janë të prekur nga ky sulm i festimit të Vitit të Ri”, tha Stoltenberg. 1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Shpërthim me eksploziv në Bathore, nuk ka të lënduar Posted: 01 Jan 2017 01:32 AM PST
Shpërthimi ka ndodhur në lokalin e shtetasit me iniciale SH.D dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në fasadën e lokalit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Përgjaket Stambolli në natën e Vitit të Ri, 39 të vrarë në një lokal nate Posted: 01 Jan 2017 01:19 AM PST
Ndërsa 69 persona po marrin mjekim në spital dhe raportohet se 4 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Një person i armatosur ka hapur zjarr në një lokal nate në orën 01:30 me orën lokale. Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu ka dhënë detaje mbi sulmin terrorist. “Sipas informacioneve që kemi marrë nga forcat e sigurisë, ka pasur një sulmues. Nuk ka pasur më shumë se një agresor. Një person i veshur me pantallona dhe xhup ka hyrë brenda duke gjuajtur mbi njerëzit e ndodhur aty. Ndërkohë është munduar të dalë jashtë me një tjetër veshje. Vlerësimi i këtyre informacioneve nga ana e forcave të sigurisë vazhdon. Puna e policisë për kapjen e autorit është duke vazhduar. Në këtë sulm është bërë një masakër. Ky sulm është çnjerëzor. Deri më tani 39 njerëzit tanë kanë humbur jetën, identiteti i 20 prej të cilëve është mësuar. Nga këto 15 janë të huaj dhe 5 janë shtetas të Turqisë. Ndërkohë nga këto 5 persona 3 ose 4 janë nga punonjësit. Puna për identifikimin e të tjerëve është duke vazhduar”, bëri me dije ministri i Brendshëm. 1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Foshnja e parë e 2017-s është një vajzë Posted: 01 Jan 2017 01:04 AM PST Foshnja e parë e lindur në vendin tonë për vitin 2017 është një vajzë. Foshnja lindi në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" dhe gëzon shëndet të mirë. Foshnja ka ardhur në jetë vetëm pak minuta pas ndërrimit të viteve dhe peshon 3.7 kilogramë. Ndërsa fëmija i parë në Kosovë është djalë dhe ka lind në Spitalin e Gjinekologjisë në QKUK. Në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, fëmija e parë ka lindur djalë dhe peshon 3.650 gram. Ky fëmijë i parë në vitin 2017 në Kosovë ka lindur përmes operacionit dhe gjendja e tij bashkë me nënën është shumë e mirë. 1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Komuniteti shqiptar në Britani uron: Gëzuar 2017! Posted: 01 Jan 2017 12:51 AM PST
"Urim me rastin e Vitit të Ri 2017 Të dashur vëllezër e motra, të dashur bashkatdhetarë kudo ndodheni anë e mbanë botës, më lejoni që në emrin e komunitetit shqiptar në Britani si dhe në emrin tim personal tu uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2017. Uroj të gjithë shqiptarët që sot festojnë në gjirin e familjes së tyre, kësaj qelize të shenjtë të shoqërisë sonë, e cila është motiv krenarie, besimi e shprese. Paçi gjithmonë dashuri, lumturi, harmoni e shëndet në jetën tuaj Këtë natë të gëzuar shumë shqiptarë, të afërmit tanë, miqtë e shokët, të njohurit, e festojnë në vende të ndryshme të botës, ku jetojnë dhe punojnë me dinjitet e sakrifica prej vitesh, duke kontribuar në imazhin dhe progresin e Shqipërisë. Të dashur bashkatdhetarë viti që lamë pas ishte një vit i madh dhe i bekuar, në të cilin ne së bashku realizuam ëndrra dhe projekte të mëdha dhe kjo na mbush me besim, krenari dhe shpresë dhe siguri, se viti që vjen do të jetë një vit i bardhë edhe më i madh në realizimin e projekteve tona madhore. Të gjithë së bashku duhet të zgjojmë energjitë tona më të mira, për një Vit të Ri të mbarë e të suksesshëm. Ne kemi talent, forcë, kurajo, vullnet për të ndërtuar një shoqëri të begatë e demokratike për vete e për fëmijët tanë. Më lejoni që një urim të veçante ta dërgoj për gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britani të Madhe, për mbështetjen dhe kontributin e tyre në mbështetje të Shoqatës Nënë Tereza", uron Esat Brace, kryetar I Shoqatës "Nënë Tereza". 1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Sondazhi i Top Channel, Gianni De Biasi personazhi i vitit Posted: 01 Jan 2017 12:38 AM PST
Tekniku i natyralizuar shqiptar vazhdon të ketë një ndikim shumë të madh te shqitarët, e më së shumti duket se ka ndikuar paraqitja që Shqipëia bëi në ndeshjet e Francë 2016, të parat në një event ndërkombëtar në historinë e futbollit shqiptar. Personazhi i dytë më i klikuar është kryeministri Edi Rama, ndërkohë që me një diferencë të vogël votash është renditur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Shumë klikime ka marrë në këtë sondazh edhe Arbër Hajdari, personazh i bërë i njohur me fushatën e tij të bamirësisë 'Fundjavë ndryshe'. Në vendin e pestë është renditur ambasadori amerikan Donald Lu, ndërsa pas tij këngëtarja Era Istrefi, që gjatë vitit 2016 la gjurmë me hitet e saj muzikore. Renditja e personazheve më të rëndishme të vitit në faqen e internetit të Top Channel plotësohet nga Ilir Meta, Kombëtarja shqiptare e futbollit, futbollisti Armado Sadiku dhe politikani Ben Blushi. 1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Gazeta “Shqip” ju uron Gëzuar 2017! Posted: 31 Dec 2016 03:45 PM PST
Le të jetë ky vit i ri një vit i suksesshëm për të gjithë, për këdo, këtu në Shqipëri dhe kudo ku jeton. Deri më datë 2 janar, edicioni në internet www.gazeta-shqip.com do të përditësohet në varësi të ngjarjeve që do të ndodhin nga vendi dhe nga bota. Stafi i “Shqip” online përfiton nga rasti për t'ju falënderuar për besimin që na keni dhënë duke na zgjedhur për t'u informuar dhe argëtuar. Gëzuar! 1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2017? Posted: 31 Dec 2016 01:24 PM PST
Sipas ithtarëve të tij, filozofi francez i shekullit të XVI ka paraparë me saktësi të çuditshme një sërë ngjarjesh historike, përfshirë këtu 11 shtatorin dhe ngritjen e Adlof Hitlerit. Teoritë e konspiracionit thonë se, ai arriti të shihte që prej atëherë zgjedhjen e Donald Trumpit president. Madje, ka nga ata që shkojnë aq larg, sa të pretendojnë se Nostradamusi ka profetizuar edhe përpjekjet e Shtetit Islamik për të kontrolluar disa pjesë të Europës, me qëllimin të nxisë Luftën e Tretë Botërore. Kur vjen fjala te parashikimet për vitin që po troket, edhe ato tingëllojnë të mundshme. Rusia dhe Ukraina, sipas filozofit, do të arrijnë marrëveshjen e armëpushimit; Italia do të gjendet përballë vështirësish të mëdha financiare, të cilat do ta kthejnë në epiqendrën e një krize të re europiane, që do të spostojë vëmendjen nga Greqia dhe Spanja; Kina do të hedhë disa hapa të fortë për të balancuar ekuilibrat ekonomikë të globit. Do të ketë një shtim të udhëtimeve komerciale në hapësirë, një ripërvijim të Amerikës Latine, qeveritë e së cilës sipas profetit do t'u largohen politikave majtiste. Kjo do të jetë era e fuqisë diellore, koha kur gjithmonë e më shumë vende do ta kthejnë vëmendjen tek energjia e pastër. Ndërsa Amerikës, Nostradamusi i ka rezervuar një parashikim të zymtë. Ajo, sipas tij, do të bëhet gjithmonë e më rezistente ndaj ndryshimit, e paqeverisshme dhe e paaftë për t'u kujdesur për botën. 31 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Las Palmas në gjurmët e Rey Manaj Posted: 31 Dec 2016 12:30 PM PST
Afrimi i Rey Manaj-t do të bënte që nga ekipi i Las Palmasit të largohen Tyronne dhe Asdrúbal, të cilët nuk kanë pasur shumë hapësira në dispozicion deri në këtë pjesë të kampionatit. Fjalën e fundit do ta kenë klubi i Interit, që zotëron kartonin e lojtarit kuqezi, por edhe vetë sulmuesi, i cili ka oferta në Itali, ku ndër skuadrat më të interesuara është Empoli. Në gjysmën e parë të këtij sezoni me Pescarën, Rey Manaj ka realizuar dy gola në 12 ndeshje, ku në pjesën më të madhe të rasteve nuk ka qenë zgjedhje e parë për trajnerin Massimo Oddo. 31 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com) |
You are subscribed to email updates from Gazeta SHQIP Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |