Sulejman Mehazi
Tani prej nga vinë rreziku i shqiptarëve, jo prej andej, jo prej këndej, jo prej turqëve, jo prej isisëve, jo prej hoxhallarëve, jo prej priftërinjve. Jo, kështu flasin, mendojnë e shkruajnë shpirtprishurit që s’ia tregojnë të vërtetën popullit tonë, që mbahen patriotë e të mençur, por ama duke mos ua treguar shqiptarëve armiqtë e vërtetë e të përbetuar shekullor. Cilët ishin shkaktarë të Luftës së Parë Botërore ku na dëmtuan rëndë me Londrat e Berlinat, atëherë a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Serbia; po kush i pëzuri me dhunë shqiptarët e Nishit, Leskovcit prej te Molla e Kuqe e këndej?, aq intelegjentë nuk jemi e të themi, Serbia. Po kush është fajtorë për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga shtëpitë e tyre me banorë e teritor më të madh se Kosova?, a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Greqia; Po gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore kush i përçau trojet shqiptare, Kosovën, kush i copëtoi në tre shtete jugoslave: Serbi, Maqedoni e Mal të Zi?, a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Serbia e slavëve të jugut. Po kush i burgosi, vrau e masakroi shqiptarët që nga 1912 e deri në luftën e fundit në Kosovë?, a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Serbia. Derisa ne nuk e kemi këtë intelegjencë për të ditur e për të thënë se armiku i përbetuar i yni, i popullit tonë është Serbia, ne kurrë nuk do bëhemi derë e madhe e Balkanit të trazuar, po do na bëjnë kapixhikë për të hyrë serbët me trena, me kuaj, me qenë, me policë, me ushtri për të na shk*dhi.





