“Si të hiqni çdo pikë alkooli nga trupi juaj” plus 3 more Kuzhina Shqiptare |
- Si të hiqni çdo pikë alkooli nga trupi juaj
- 5 objektiva për një 2017 më të shëndetshme
- Kek-kugllof me çokollatë
- Mini pica me bukë të ftohët
| Si të hiqni çdo pikë alkooli nga trupi juaj Posted: 04 Jan 2017 09:07 PM PST Nëse dhe ju jeni njerëz që ditët e festave e tejkaluat kufirin, atëherë ky shkrim është për ju.Sot po iu sjellim disa këshilla shumë të vlefshme sesi të pastroni trupin tuaj nga toksinat dhe helmet e ndryshme. Me këto mënyra ju do t'i riktheheni rutinës plot me energji. Pini sa më shumë ujë nëse doni ta pastroni sa më shumë trupin tuaj, ta ndihmoni atë të shpërbëjë alkoolin, ushqimin kalorik atëherë duhet të pini sa më shumë ujë. Masazhoni lëkurën nëse doni të përmirësoni qarkullimin e gjakut si dhe të keni një pamje më të mirë fizike atëherë duhet të masazhoni pikat kyce të trupit tuaj. Nisni palestrën Shtoni relaks në kujdesin ndaj vetes Mos harroni që sa herë të bëni dush duhet të shtoni vaj esencialë për të patur një trup të relaksuar, muskuj të shtendosur dhe lëkurë të shëndetshme dhe të bukur. The post Si të hiqni çdo pikë alkooli nga trupi juaj appeared first on Kuzhina Shqiptare. |
| 5 objektiva për një 2017 më të shëndetshme Posted: 04 Jan 2017 09:07 PM PST Janë të shumta idetë që mund t'ju sugjerojmë, për të nisur mbarë vitin 2017, që të arrini objektivin e të qënit më të bukur, më të shëndetshme, me më pak kilogramë të shtuar, apo me më shumë imunitet. Ja cila janë disa prej tyre:Mësoni një teknikë të re në kuzhinë Duke mësuar aftësi të reja në kuzhinë, gatime të reja, do të rritet besimi te aftësitë që keni, mund të zgjeroni llojin e recetave dhe mund të kënaqeni më shumë. Në faqen tonë të internetit ju mund të gjeni shumë video receta, jo vetëm për të kaluar kohën, por edhe për t'i mësuar duke rritur besimin në aftësitë tuaja. Të ndjeheni të shëndetshëm Dietat që stafi i revistës "Shije" rekomandon, sjellin një qasje të balancuar te ushqimet e shëndetshme dhe një dietë sa më të ekuilibruar. Shumë dieta ofrojnë plane ushqimore me kalori dhe proteina, që ndihmojnë në mbajtjen e formave të rregullta trupore. Provoni gatimin e një kuzhine ndryshe Të provosh një kuzhinë krejt të re është një objektiv që mund t'ia vendosni vetes këtë vit. Sillni shije të freskëta në tryezën tuaj, me receta të shteteve fqinje, nga ato më tradicionalet italiane, greke apo turke, por edhe nga vende si Brazili dhe Karaibet, nga kuzhina marokene dhe vietnameze. Gjeni kohë për drekë Gjithnjë të zënë me pun, nuk kemi kohë për të ngrënë diçka me vlera ushqyese ose të shijshme. Pra, këtë vit duhet më shumë vëmendje për vaktin tuaj të drekës, si thoni? Provoni të hënat pa mish Shumë studime sugjerojnë se të konsumosh shumë mish të kuq gjatë javës mund të jetë zakon i keq. Planifikoni një ditë pa mish në javë dhe kjo mund të jetë e hëna. The post 5 objektiva për një 2017 më të shëndetshme appeared first on Kuzhina Shqiptare. |
| Posted: 04 Jan 2017 09:07 PM PST The post Kek-kugllof me çokollatë appeared first on Kuzhina Shqiptare. |
| Posted: 04 Jan 2017 09:07 PM PST The post Mini pica me bukë të ftohët appeared first on Kuzhina Shqiptare. |
| You are subscribed to email updates from Kuzhina Shqiptare. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





