“Samuna të mbushura” plus 2 more Kuzhina Shqiptare |
- Samuna të mbushura
- Është vanilja më e shëndetshme se çokollata?
- 7 arsye për të ngrënë sa më shumë fasule
| Posted: 10 Jan 2017 12:54 AM PST The post Samuna të mbushura appeared first on Kuzhina Shqiptare. |
| Është vanilja më e shëndetshme se çokollata? Posted: 09 Jan 2017 09:07 PM PST Vanilja dhe çokollata kanë përfitime shëndetësore kur përdoren me kujdes, por zgjedhja më e mirë për një individ varet nga shumë faktorë, duke përfshirë kushtet shëndetësore dhe moshën e personit që e konsumon si ushqim.Vanilja ju lejon që të gatuani ëmbëlsira me doza të ulëta të sheqerit. Çokollata e zezë përmirëson qarkullimin e gjakut. Vanilja si zëvendësuese përdoret për të ulur nivelin e sheqerit në një produkt që është shumë i dobishëm për diabetikët. Ajo është me vlerë për njerëzit që janë duke u përpjekur të humbasin peshë, ose të mbajnë peshën e tyre aktuale, si dhe për individët që kërkojnë të parandalojnë prishjen e dhëmbëve. Kimikatet që gjenden te vanilja janë të pasura me aromë dhe shije. Megjithatë, njerëzit e përdorin vaniljen për të trajtuar problemet e gazrave të zorrëve dhe ethet. Çokollata e zezë ndihmon për të ulur presionin e gjakut, për të ulur nivelet e kolesterolit të keq, për të përmirësuar shëndetin e zemrës dhe rritjen e fluksit të gjakut në tru. Çokollata e zezë përmban një përqindje të lartë të flavonoideve, një përbërës kimik që shërben për promovimin e shëndetit. Një kutizë çokollate me 70 për qind kakao përmban 150 kalori në dietë. Megjithatë, një çokollatë e plotë shkon deri në 570 kalori./shije The post Është vanilja më e shëndetshme se çokollata? appeared first on Kuzhina Shqiptare. |
| 7 arsye për të ngrënë sa më shumë fasule Posted: 09 Jan 2017 09:07 PM PST Ka njerëz që e duan shumë këtë ushqim, ka të tjerë që nuk e gatuajnë kurrë në shtëpinë e tyre. Por, edhe nëse nuk i pëlqeni fasulet, duhet të përpiqeni t'i shtoni në dietën tuaj sepse janë një superushqim për shëndetin.Ju njohim me një gamë të gjerë arsyesh se pse duhet t'i hani fasulet dhe me vlerat ushqyese të tyre: 1. Fasulet janë të pasura me fibra. Kur ju i konsumoni ato, ndiheni të ngopur gjatë gjithë kohës, dhe kështu ju krijojnë mundësinë të mos hani shumë dhe të mos shtoni në peshë. 2. Janë lehtësisht të tretshme sepse përmbajnë dy lloj fibrash: të tretshme dhe të patretshme. Prania e fibrave ndihmon dhe parandalon problemet me kapsëllkun. 3. Mund t'i gjeni në lloje dhe ngjyra të ndryshme. Nuk është e thënë t'i gatuani për ditë, por nëse i përgatisni siç duhet, me siguri që nuk do t'ju mërziten. 4. Disa lloje fasulesh kanë një indeks të ulët të glicemisë. Një nivel i ulët i glicemisë do të thotë se fasulet ndihmojnë për të mbajtur të balancuar sheqerin në gjak. Kjo nënkupton se ata janë ideale për të luftuar diabetin. 5. Veprojnë si bllokuese të kolesterolit, veçanërisht të kolesterolit të keq që gjendet në muret e enëve të gjakut. Një studim ka zbuluar se fasulet mund të zvogëlojnë nivelet e kolesterolit të keq me 5 për qind. 6. Janë të mira për zemrën tuaj për shkak se përmbajnë kalium dhe magnez, që janë shumë të domosdoshme për zemrën. Duke ulur kolesterolin, si rrjedhojë ndihmon në uljen e rrezikut të një sulmi në zemër. 7. Fasulet përmbajnë hekur, mungesa e të cilt çon në anemi. Nëse jeni anemik, qelizat e kuqe të gjakut janë më të ulëta seç duhet të jenë. Ndaj, duhet të kosnumoni fasule në mënyrë që të merrni sa më shumë hekur dhe vitamin C, e cila ndihmon trupin tuaj të absorbojë hekurin me bazë bimore./shije The post 7 arsye për të ngrënë sa më shumë fasule appeared first on Kuzhina Shqiptare. |
| You are subscribed to email updates from Kuzhina Shqiptare. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





