RTSH: “PD: Qeveria abuzon me pastrimin e rrugëve! ARRSH: Po hetojmë!” plus 9 more |
- PD: Qeveria abuzon me pastrimin e rrugëve! ARRSH: Po hetojmë!
- Kolmar, protestë për lirimin e Haradinajt
- LSI: Deklaratë me platformë të qartë vizionare në mbrojtje të drejtave legjitime të shqiptarëve
- PD: “Bashkimi dhe bashkërendimi i faktorit shqiptar, strategji për integrimin e shqiptarëve në Ballkan
- Maqedoni, Rama: Deklarata e partive shqiptare hap historik!
- Deklaratë e përbashkët e partive politike shqiptare në Maqedoni
- Qeveria: Prindërit kujdestarë pranë fëmijëve deri në 14 janar
- Gripi dhe i ftohti, shtyhet hapja e shkollave
- Bashkia e Tiranës në ndihmë të njerëzve në nevojë
- Emergjencat Civile: Moti i ashpër, por situata e qëndrueshme
| PD: Qeveria abuzon me pastrimin e rrugëve! ARRSH: Po hetojmë! Posted: 07 Jan 2017 10:41 AM PST PD e opozitës akuzoi qeverinë e kryeministrit socialist Edi Rama se po abuzon me qytetarët e prekur nga moti i keq. Sekretari i përgjithëm i PD deputeti Arben Ristani, në një deklaratë për mediat tha se “Shumica e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, që janë të deputetëve të maxhorancës dhe qeveritarëve, kanë marrë paratë, por këto dy ditë nuk janë shfaqur asnjë minutë, as për të hedhur një lopatë me kripë apo skorje”. Sipas zotit Ristani në krye të këtij skandali është firma e deputetit Sadri Abazi, regjistruar në emër të nipit, e cila në segmentin Koplik-Bogë-Qafë Thore dhe Koplik-Razem-Hani Hotit-Tamarë-Vermosh, jo vetëm nuk ka nxjerrë asnjë punonjës në rrugë, por s'denjon as t'u hapë telefonin drejtuesve vendorë. Zyrtari i lartë i PD tha gjithashtu se “…disa kompani mirëmbajtjeje të cilat kanë kryer detyrimet e tyre kontraktuale nuk kanë marrë asnjë qindarkë pagese dhe në disa raste, si në aksin Milot-Peshkopi, u janë ndërprerë kontratat pa asnjë kriter dhe ua kanë rilidhur vetëm për një muaj në momentet e nisjes së emergjencës. Sipas zotit Ristani abuzimin në kurriz të qytetarëve në këto ditë të vështira meriton një hetim serioz nga prokuroria. |
| Kolmar, protestë për lirimin e Haradinajt Posted: 07 Jan 2017 10:12 AM PST Qindra shqiptarë që jetojnë në Francë, Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera të Evropës, kanë protestuar të shtunën në mesditë para gjykatës së qytetit Kolmar të Francës, për lirimin e Ramush Haradinajt, ish kryeministër dhe kreu i AAK në Kosovë. Qëllimi i protestës ishtë kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt dhe hedhjen poshtë të të gjitha urdhër-arresteve që datojnë nga koha e ish udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviç, i dënua nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit. Zoti Haradinaj u arrestua këtë javë pasi autoritetet serbe kishin insistuar në lëshimin nga Interpoli të një urdhër arresti ndërkombëtar që në vitin 2004, nën akuzën e kryerjes së krimeve gjatë luftës në Kosovë. Ndalimi i zotit Haradinaj ka sjellë reagime të shumta dhe ka tensionuar marrëdhëniet Kosovë – Serbi. Më parë Ramush Haradinaj është liruar nga akuzat dy herë nga dhomat e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, si autoritet i themeluar nga OKB për këtë çështje. Të martën pritet një seancë tjetër ndaj tij në Gjykatën e Kolmarit. Ajo pritet të shqyrtojë kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin e zotit Haradinaj në Serbi. Ndërkaq në faqen e Fejsbukut është inicuar një peticion për lirimin e tij. Brenda 21 orëve peticioni është firmosur nga mbi 135 mijë persona dhe ka patur mbi 18 mijë komente. |
| LSI: Deklaratë me platformë të qartë vizionare në mbrojtje të drejtave legjitime të shqiptarëve Posted: 07 Jan 2017 09:01 AM PST Edhe LSI, partia e dytë kryesore në qeverinë shqiptare ka përshëndetur deklarata e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni. Nënkryetari i saj Luan Rama tha se “LSI përshëndet faktorin politik shqiptar në Maqedoni për qëndrimin e unifikuar dhe bashkimin në një platformë të qartë e vizionare për rolin e tyre dhe përgjegjësinë që duhet të përmbushin, në funksion të mbrojtjes së të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni”. Zoti Rama tha se “LSI inkurajon rritjen e rolit dhe të kontributit të forcave politike shqiptare që të vazhdojnë të punojnë pa u lodhur dhe me përkushtim atdhetar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, për rritjen e rolit të tyre si faktorë stabiliteti, prosperiteti dhe progresi të gjithanshëm të Maqedonisë fqinje, në të mirë të konsolidimit të demokracisë dhe të integrimit Europian të saj”. "Levizja Socialiste për Integrim shpreh bindjen e plotë se të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë do t'i përmbahen marrëveshjes së arritur dhe do të kontribuojnë në përmbushjen e saj, duke e konsideruar zbatimin e marrëveshjes së arritur, përgjegjësi kombëtare", tha nënkryetari i LSI Luan Rama. |
| Posted: 07 Jan 2017 08:57 AM PST Deklarata e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni, është vlerësuar edhe nga PDSH. Në një deklaratë të saj vlerësohet se ky është një lajm i mirë dhe inkurajues për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë vend. “Bashkimi dhe bashkërendimi mbi bazën e parimeve dhe qendrimeve demokratike dhe integruese duhet të përbëjë një orientim strategjik në qasjen faktorit politik shqiptar kudo që ndodhet” thekson kjo parti në një deklaratë për shtyp. PD garanton se si në opozitë ashtu dhe në qeverisjen e vendit, “do ta shndërrojë përbashkimin dhe bashkërendimin e faktorit shqiptar në aksin kryesor strategjik të komunikimit dhe punës për realizimin e interesave integruese të shqiptarëve në Ballkan”. |
| Maqedoni, Rama: Deklarata e partive shqiptare hap historik! Posted: 07 Jan 2017 08:39 AM PST Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë sapo është bërë e ditur deklarata e partive shqiptare në Maqedoni. Në një reagim në rrjetin social Fejsbuk zoti Rama shkruan se ky është një “Hap historik, shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni”. “Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen për karrige qeverie” shkruan më tej ai. |
| Deklaratë e përbashkët e partive politike shqiptare në Maqedoni Posted: 07 Jan 2017 08:25 AM PST Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, përmes një deklarate të përbashkët, kanë shprehur përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë. "Ne, përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, Koalicioni Rilindje me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët, duke respektuar vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, të demokracisë konsensuale dhe nevojës për të përmbushur detyrimet normative që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese, duke riafirmuar përcaktimet programore dhe strategjike të përbashkëta të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të angazhuar për prosperitetin dhe stabilitetin afat-gjatë të Maqedonisë, të udhëhequr nga përkushtimi i përbashkët për paqe, stabilitet, siguri, bashkëjetesë ndëretnike, në frymën e barazisë dhe dinjitetit, sipas konventave europiane dhe ndërkombëtare, harmoni fetare dhe bashkëpunim në vend dhe rajon, të përcaktuar, pa asnjë alternativë tjetër, për integrim në NATO dhe në Bashkimin Europian, biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues:
Përmbushja e këtyre objektivave, thuhet më tej në kumtesë, do të mbikqyret nëpërmjet krijimit të Tryezës së Partive Shqiptare Parlamentare. Tryeza e Partive Shqiptare Parlamentare do të funksionojë sipas parimit të rotacionit dhe do të shërbejë si platformë për harmonizimin e aksionit politik dhe komunikimin transparent me partnerët ndërkombëtarë të Maqedonisë, duke kërkuar veçanërisht mbështetjen e Bashkimit Europian dhe institucioneve ndërkombëtare. Tryeza do të përcaktojë afatet për realizimin e objektivave të sipërpërmëndura, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. (Sipas ATSH) |
| Qeveria: Prindërit kujdestarë pranë fëmijëve deri në 14 janar Posted: 07 Jan 2017 08:14 AM PST Qeveria shqiptare ka marrë të shtunën një tjetër masë lehtësuese për familjet me fëmijë të mitur. Ajo ka vendosur që nga data 9 deri 14 janar 2017, të jenë ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë apo ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor. Sipas vendimit bëhet fjalë për prindërit që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Kjo masë merret në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e çerdheve dhe institucioneve arsimore, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend. Qeveria u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". |
| Gripi dhe i ftohti, shtyhet hapja e shkollave Posted: 07 Jan 2017 02:43 AM PST Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se mbyllja e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar do të vijojë deri në datën 14 janar 2017. Sipas njoftimit kjo shtyrje bëhet me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive. Një arsye tjetër duket se është edhe moti i ashpër që ka përfshirë gjithë vendin. Në rreth 70 përqind të territorit kanë rënë rreshje bore dhe temperaturat e regjistruara janë më të ultat e 30 vjetëve të fundit. Rrjeti i çerdheve, kopështeve dhe shkollave në Shqipëri, pavarësisht përmirësimeve të herë pas hershme, e ka të vështirë të përballojë situata të tilla emergjence. |
| Bashkia e Tiranës në ndihmë të njerëzve në nevojë Posted: 07 Jan 2017 02:31 AM PST Në këto ditë të ftohta Bashkia e Tiranës ka treguar një kujdes të veçantë për njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge. Ajo ka sistemuar në qendrat e saj sociale, rreth 100 persona, midis tyre 20 të mitur, të cilët kanë kërkuar ndihmë. ilët 20 janë të mitur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili po e ndjek nga afër gjithë operacionin, ishte në Qendrën Multidisiplinare në Njësinë Administrative Nr. 9. “Kemi 4 qendra të hapura aktive në Tiranë: në Laprakë, në Kombinat, një këtu në Brakë dhe një tjetër në Shkozë. Në 24 orët e fundit kemi strehuar rreth 100 persona, në të gjitha qendrat tona. Disa janë në situatë rruge, disa kanë ardhur nga qytete të tjera, nga komuniteti rom, që kanë jetuar në barake ose janë transferuar në një nga zonat pranë Tiranës” tha zoti Veliaj. Zoti Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen bashkëpunues, si duke ndihmuar të pamundurit dhe ata që kanë nevojë për ndihmë, por edhe duke sinjalizuar strukturat shtetërore të angazhuara në përballimin e kësaj situate emergjente. |
| Emergjencat Civile: Moti i ashpër, por situata e qëndrueshme Posted: 07 Jan 2017 02:21 AM PST Pavarësisht motit të ashpër gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet e qëndrueshme në të gjithë vendin, njoftoi Drejtoria e Emergjencave Civile. Njësitë e saj në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, pushtetit lokal e institucione të tjera, kanë qenë në gatishmëri për t'i ardhur në ndihmë çdo familjeje apo shtetasi. QARKU KUKËS QARKU DIBËR QARKU SHKODËR QARKU LEZHË QARKU ELBASAN QARKU KORÇË QARKU VLORË Gjatë ditës së nesërme 8 janar, mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të çrregullta, por shumë i ftohtë. Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten: Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në -21°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -9°C. |
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





