Muzeu Marubi nis vitin 2017 me një ekspozitë të veçantë, kuruar nga Adrian Paci "Dy rrugët e Kolë Idromenos". Personazh i çuditshëm, poliedrik dhe njëkohësisht i pashkollë, amator e mjeshtër i shumë fushave e novator, Kole Idromeno do të imponohet si figura ma përfaqësuese e artit shqiptar të fundit të shekullit XIX dhe e fillimit të shekullit XX.
Kjo ekspozitë nuk merr përsipër të analizojë të gjithë spektrin e aktivitetit të Idromenos por, duke u nisë nga një zbulim i fundit në arkivën e Muzeut Marubi, vendos përballë një seri fotografike me pikturën e tij të mirënjohun “Dy rrugët”. Gjithashtu pjesë e kësaj ekspozite do të jenë edhe disa punime në pikture të paekspozueme ma pare: Shën Pjetri e Shën Pali me katër ungjilltarët, si dhe një tablo që na paraqet mundimet e ferrit."
Nga data 26 janar-30 mars 2017, Muzeu Kombëtar Marubi





