“Rita Ora, foto nga vaska” plus 9 more 24 ore lajme

“Rita Ora, foto nga vaska” plus 9 more 24 ore lajme


Rita Ora, foto nga vaska

Posted: 05 Jan 2017 07:45 AM PST

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka ndezur imagjinatën e fansave të saj. Ylli 26-vjeçar ka publikuar foto dhe një video nga vaska e saj. Ajo shfaqet tërësisht e zhveshur duke kënduar. Në një intervistë për mediat angleze, Rita ka thënë se jo gjithmonë ndjehet e sigurt për trupin e saj, por pavarësisht kësaj ajo ...

Muzika e 2017-ës

Posted: 05 Jan 2017 07:37 AM PST

12 muajt e ardhshëm do të sjellin plot prurje të reja në botën e muzikës. Në 2017-ën pritet të shohin dritë albume të reja të artistëve prezente në skenat muzikore gjatë 2016-ës, por edhe të artistëve që i kanë munguar publikut prej disa kohësh. Mes albumeve që do të shohin dritë këtë vit, ndër më ...

Janet Jackson, nënë në moshën 50-vjeçare

Posted: 05 Jan 2017 07:32 AM PST

Këngëtarja Janet Jackson është bërë nënë në moshën 50-vjeçare. Publicisti i saj njoftoi ardhjen në jetë të një djali. "Janet Jackson dhe bashkëshorti Uisam Al Mana kanë kënaqësinë t'i urojnë mirëseardhjen në këtë botë djalit të tyre Eissa Al Mana", njoftoi përfaqësuesi i saj në një deklaratë për  revistën "People". Ai shtoi se nëna gëzon ...

Gripi, katër viktima. Të sëmurët kronikë më të rrezikuarit

Posted: 05 Jan 2017 07:28 AM PST

Sivjet, periudha e gripit ka qenë e parakohshme, pasi zakonisht piku regjistrohet në muajt janar, shkurt dhe mars. Në spitalin "Shefqet Ndroqi", disa pacientë të sëmurë kronikë e kanë humbur betejën, pasi janë prekur edhe nga gripi. "Kemi pasur 4-5 vdekje gjatë kësaj periudhe, kryesisht të të sëmurëve kronikë që nuk kanë arritur të mbijetojnë. ...

Bashkimi Sovjetik dhe Rusia: Tragjedia dhe Farsa

Posted: 05 Jan 2017 07:18 AM PST

Nga George Friedman* Java që kaloi shënoi përvjetorin e 25-të të rënies së Bashkimit Sovjetik. Shembja e tij ishte e pakonceptueshme në atë kohë. Bashkimi Sovjetik dukej si një kolos i gurtë që shalonte botën, i barabarti i Shteteve të Bashkuara dhe, në mendjen e disave, superior mbi të. Në fakt, ai ishte ndërtuar mbi ...

Arrestimi i Haradinaj/ Shqiptari shkel me këmbë flamurin e Serbisë para ambasadës franceze

Posted: 05 Jan 2017 07:04 AM PST

Arrestimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia ka ngjallur mjaft reagime. Të shumtë janë shqiptarët që kanë kërkuar lirimin e tij, ashtu si ky i ri që ka vendosur të protestojë sot përpara ambasadës franceze, në Tiranë. Teksa qëndron përpara ambasadës së ...

Pavarësisht ankimimit, KQZ drejt zëvendësimit të Selamit dhe Tahirit

Posted: 05 Jan 2017 06:52 AM PST

Pavarësisht ankimimit nga ana e deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit, ky institucion ka vendosur të mblidhet të premten për të plotësuar këto dy vakanca. Në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thuhet se mbledhja është parashikuar të mbahet në orën 12 dhe se ...

Shoqata “Familja dhe Shpresa” i drejtohet Kuvendit: Krimet e Serbisë duhet të gjykohen në Gjykatën Speciale

Posted: 05 Jan 2017 06:22 AM PST

Shoqata 'Familja dhe Shpresa' nga Klina ka deponuar sot një kërkesë në sekretariatin e Parlamentit të Kosovës me të cilën i drejtohet në të shkruar kryetarit të Parlamentit, Kadri Veselit që të iniciojë ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë nga parlamenti i vendit, në mënyrë që kjo gjykatë të merret me ...

Me kërkesë të tij, Anevski është takuar me Prokuroren Janeva

Posted: 05 Jan 2017 06:11 AM PST

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski, (mandati i të cilit është vazhduar në mënyrë të paligjshme me zgjedhje të re) ka kërkuar takim me Prokuroren Speciale, Katica Janeva dhe së bashku me dy anëtarët e Këshillit kanë qen në takim në PSP, thonë për SDK, burimet nga të dy institucionet, përcjell Telegrafi Maqedoni. ...

Bie nga skelët një punëtor në Kërçovë, lëndohet rëndë!

Posted: 05 Jan 2017 06:08 AM PST

37 vjeçari punëtor ndërtimtarie A.G. nga Jabllanica, Bosnjë dhe Hercegovinë, i punësuar një një kompani ndërtimtarie, nga arsye ende të panjohura ka rënë nga skelet me lartësi rreth 19 metre përderisa ishte duke punuar në vendosjen e skeleve metalike të urës në proces ndërtimi, kumton Ministria e Punëve të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Fatkeqësia ka ...