“Rinisin reshjet e borës në LLogora, qarkullimi me zinxhirë” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Rinisin reshjet e borës në LLogora, qarkullimi me zinxhirë” plus 9 more Lajmi i Fundit


Rinisin reshjet e borës në LLogora, qarkullimi me zinxhirë

Posted: 15 Jan 2017 07:04 AM PST

Një pjesë e territorit të Qarkut të Vlorës është përfshirë nga reshjet e borës, të cilat janë rikthyer të dielën mes të tjerash edhe në Qafën e Llogorasë, ku intensiteti ka qenë i lartë. Ky aks rrugor është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, ndërkohë që reshjet e dëborës kanë filluar edhe në fshatrat Tërbaç, pjesë ...

Policia e Kosovës: Veprimet tona në veri ishin konform Kushtetutës

Posted: 15 Jan 2017 06:57 AM PST

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për veprimet e djeshme në pikën kufitare Jarinje të Mitrovicës për ndalimin e trenit i cili vinte nga Serbia, si dhe ka mohuar lajmin se janë minuar hekurudhat e Kosovës. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë për Operativë, Naim Rexha në një konferencë për media, ka thënë se të gjitha ...

Forcat serbe në kufi, Doda: Të mbrojmë Kosovën. Nishani të thërrasë Këshillin e Sigurisë

Posted: 15 Jan 2017 06:51 AM PST

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ka reaguar lidhur me zbarkimin e autoriteteve serbe në kufi me Kosovën. Mesila Doda i bën thirrje Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani që të thërrasë mbledhje të menjëhershme të Këshillin e Sigurisë. "Nese ky lajm eshte i vertete, Presidenti duhet te mbledhe menjehere Keshillin e Sigurise. Ne duhet te sillemi ...

FOTO+16/ Këngëtari Majk kapet mat, e kalon kohën në lokale me femra nudo

Posted: 15 Jan 2017 06:40 AM PST

Reperi i njohur, Majk pas një viti tejet të ngjeshur dhe me shumë angazhime, duket se ka vendosur që vitin 2017 ta nisë më ndryshe. Indeksonline, ka siguruar ekskluzivisht disa foto të reperit në fjalë i cili shihet në një ambient lokali ku femrat rreth tij janë tërësisht nudo.

Momenti i frikshëm, rrufeja godet avionin në fluturim

Posted: 15 Jan 2017 06:36 AM PST

Ky ne video është momenti tmerrues kur një avion në fluturim goditet nga vetëtima. Mjeti fluturues Boeing 747 u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Moskës Vnukovo në 2 Janar ndërkohë që shiu binte nga qiejtë gri orgurzinj. Gjatë ngjitjes për në destinacionin në Sochi, vetëtima e goditi mjetin flurues ne ajer. "Gjahtarja" e stuhive, Julia ...

Makinat e vjetra do instalojnë marmita kataliti të reja, kushtojnë 300-1000 euro

Posted: 15 Jan 2017 06:31 AM PST

Detyrimi me ligj për instalimin e katalizatorëve për makinat e prodhimit para vitit 2000 është i papranueshëm për qytetarët. Paisja kushton nga 300 në 1000 euro në tregun e lirë dhe për qytetarët kostoja është shumë e lartë duke kaluar edhe vlerën e makinës. Së shpejti pritet që në qeveri të mbërrijë nisma ligjore për ...

Nikolic kërcënon: Gati të hyjmë me ushtri në Kosovë nëse serbët rrezikohen

Posted: 15 Jan 2017 06:17 AM PST

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic, ka deklaruar sot se Serbia është e gatshme ta dërgoj ushtrinë e saj në Kosovë, nëse popullata serbe në Kosovë rrezikohet. I pyetur se a është Serbia e gatshme që ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, Nikolliq tha se "nëse serbët vriten, po". Presidenti i Serbisë, këto komente i ka bërë ...

E frikshme, tifozët hedhin gjarpërinj në drejtim të porterit

Posted: 15 Jan 2017 06:10 AM PST

Mbështetësit e Fc Syndey janë indinjuar nga ish portieri i tyre Vedran Janjetovic, i cili në merkaton e janarit iu bashkua ekipit të të njëjtit qytet Western Sydney Wanderers. Pasi ka bërë disa pritje të shkëlqyera në pjesën e parë, me fillimin e së dytës, tifozët e Syndey kanë shprehur kundërshtimin i tyre ndaj tij ...

Basha: Votimi dhe numërimi elektronik shmang manipulimin e zgjedhjeve

Posted: 15 Jan 2017 06:04 AM PST

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me reformën zgjedhore. Rama u shpreh se votimi dhe numërimi elektronik janë mënyra e vetme që ndalojnë vjedhjen e zgjedhjeve. Deklarata e Bashës: Ka një mënyrë qe të mos vidhen zgjedhjet dhe të respektohet vota e qytetarëve: votimi dhe numërimi elektronik. Është i thjeshtë, ...

Arratisen 21 të burgosur në Brazil

Posted: 15 Jan 2017 05:58 AM PST

21 persona që do të dërgoheshin në burg janë arratisur nga një rajon policie në Santo Antonio, rreth 185 kilometra larg qytetit Salvador të rajonit Bahia në Brazil. Pas ngjarjes, Policia e Bahia-s u shpreh se pas arratisjes forcat policore kanë nisur një operacion të gjerë, ku në këtë kuadër janë arrestuar 6 të arratisur. ...