“Receta e Kumpirit” plus 7 more Kuzhina Shqiptare

“Receta e Kumpirit” plus 7 more Kuzhina Shqiptare


Receta e Kumpirit

Posted: 17 Jan 2017 07:57 AM PST

The post Receta e Kumpirit appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Byrek i shpejtë

Posted: 17 Jan 2017 06:02 AM PST

The post Byrek i shpejtë appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Kek çokollade

Posted: 17 Jan 2017 03:08 AM PST

The post Kek çokollade appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Katrorka kremoze me kokos

Posted: 17 Jan 2017 12:57 AM PST

The post Katrorka kremoze me kokos appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Rolatë me mjedra

Posted: 16 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Rolatë me mjedra appeared first on Kuzhina Shqiptare.

12 hapat e ushqyerjes së shëndetëshme

Posted: 16 Jan 2017 09:07 PM PST

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon 12 hapa për një ushqyerje sa më të shëndetëshme. Ja cili është konsumi i duhur i kripës, zarzavateve dhe frutave.

1. Konsumo një diete ushqyese të bazuar në ushqime të ndryshme me origjinë kryesisht bimore se sa shtazore.
2. Konsumo gjatë ditës bukë, drithëra, oriz, ose patate.
3. Konsumo llojshmëri zarzavatesh e frutash disa herë në ditë (së paku 400 gr në ditë), mundësisht të freskëta dhe të prodhuara lokalisht.
4. Mbaj peshën trupore në limitet e rekomanduara (një IMT tek 20-252)., duke mbajtur nivele të moderuara të aktivitetit fizik, çdo ditë IMT ose BMI = Pesha (kg)/gjatësia 2 (m).
5. Mbaj nën kontroll konsumin e yndyrnave (jo më shumë se 30% të energjisë ditore) dhe zëvendëso yndyrnat më të ngopura me vajrat vegjetale të pangopura si margarina të lehta.
6. Zëvendëso mishin me dhjamë dhe prodhimet e mishit me bizele, bishtajore, thjerrëza, peshk, pule, ose mish pa dhjamë.
7. Përdor qumësht dhe nënproduktet e tij (qumësht të prerë, salcë kosi, kos djathë e gjizë, që kanë sasi të pakta yndyre dhe kripë.
8. Zgjidh ushqime që janë me përmbajtje të pakët sheqeri, dhe konsumo sheqer me kursim, duke pakësuar frekuencën e pijeve me sheqer dhe ëmbëlsirave.
9. Zgjidh një dietë me sasi të pakët kripe. Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë më shumë se një lugë çaji (6 gr) në ditë, duke përfshirë kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara. Duhet përdorur kripë e jodizuar.
10. Nëse konsumoni alkool, kufiri i konsumit duhet të jetë jo më shumë se 2 pije (secila të përmbajë 10 gr alkool) në ditë.
11. Përgatisni ushqimin në mënyrë të sigurt dhe higjienikisht pastër. Zieni, piqni, apo gatuani me avuj, ose mikrovalë për të pakësuar sasinë e yndyrnave shtesë.
12. Nxisni ushqyerjen vetëm me qumësht gjiri. Ushqyerja me gji të vazhdojë gjatë vitit të parë të jetës./shije

The post 12 hapat e ushqyerjes së shëndetëshme appeared first on Kuzhina Shqiptare.

5 ushqimet që duhet të konsumoni në janar

Posted: 16 Jan 2017 09:07 PM PST

Ashtu si përcaktojmë synimet për vitin e ri, duhet të vendosim disa objektiva edhe për organizmin tonë. Dhe për ta arritur këtë, duhet të përcaktojmë një regjim ushqimor të balancuar.

Sigurisht që çdo organizëm ka nevojat e tij specifike ju ofron një shportë të pasur që nuk mund të mos ju tundojë.

Preshi:

Preshi është një perime tipike dimërore, i pasur me vitaminë C, hekur dhe fibra.
Njihet për vetitë e tij diuretike, laksative dhe anti-septike. Të gjitha këto e bëjnë ushqimin ideal për të luftuar anemitë e ndryshme, infeksionin urinar , bronkitin, gurët në veshka dhe për të ulur nivelin kolesterolin e keq në gjak.
Preshi është shumë i shijshëm , ju mund ta hani në supë dhe gjellë, por edhe të pagatuar.

Rrepat:

Fatmirësisht rrepat gjenden në tregun shqiptar gjatë gjithë vitit, por studiuesit e ndryshëm rekomandojnë konsumin e tyre kryesisht gjatë dimrit.
Në këtë periudhë mund të gjeni rrepa më të shijshme dhe të freskëta. Janë të pasura me vitaminë C, fosfor, fibra, vitaminë B6, kalcium, magnez dhe potas. Që të ruani të gjitha vlerat e saj ushqyese , këshillohet që rrepa të hahet e pagatuar.

Lakra jeshile:

Vite më parë nuk dihej pothuaj asgjë për lakrën jeshile, por studimet e shumta kanë treguar që është një perime e shkëlqyer.
Lakra është e pasur me vitamina C, A dhe K, fibra dhe squfur. Konsumi i lakrës forcon sistemin imunitar dhe mëlçinë.
Është e dobishme për pastrimin e organizmit. Lakra përmban zeaksantinë dhe karotenoidë natyralë që mbrojnë shikimin.

Kivi:

Kivi është i pasur më fibra dietike dhe është një zgjedhje shumë e shëndetshme për diabetikët pasi ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit.
Është i njohur si një furnizues i shkëlqyer i vitaminave C dhe K. Është i dobishëm në parandalimin e kollitjes, astmës dhe problemeve me jashtëqitjen (konstipacionin).

Mandarina:

Konsumi i rregullt i mandarinës rregullon qarkullimin e gjakut, përmirëson funksionimin e zemrës, ul nivelin e kolesterolit të keq dhe shërben si një antioksidant i fuqishëm për organizmin.
Vlen të ritheksojmë që mandarinat përmbajnë vitamina A dhe C, magnez, kalcium, kalium dhe fibra dietike.

The post 5 ushqimet që duhet të konsumoni në janar appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Sallatë mimoza

Posted: 16 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Sallatë mimoza appeared first on Kuzhina Shqiptare.