“Reali me pesë futbollistë në formacionin e vitit nga FIFA (FOTO)” plus 9 more GazetaBlic

“Reali me pesë futbollistë në formacionin e vitit nga FIFA (FOTO)” plus 9 more GazetaBlic


Reali me pesë futbollistë në formacionin e vitit nga FIFA (FOTO)

Posted: 08 Jan 2017 02:00 PM PST

Pesë futbollistë të Real Madridit janë pjesë e 11-shes më të mirë të vitit nga FIFA. 'Marca' ka zbuluar disa detaje rreth mbrëmjes gala të organizuar nga FIFA, ku do të shpallet edhe lojtari më i mirë i vitit, shkruan Gazeta Blic Sipas gazetës spanjolle, fituesi i çmimit të më të mirit nga FIFA do të jetë Cristiano Ronaldo, kurse tani ajo ka zbuluar edhe detaje rreth formacionit të vitit. Marca raporton se pesë futbollistë të Realit do të jenë pjesë e këtij formacioni, ku përveç Ronaldos, në të do të jenë edhe Sergio Ramos, Luka Modric, Marcelo dhe Toni Kroos. Messi dhe Griezmann gjithashtu do të jenë pjesë e këtij formacioni, kurse nuk janë zbuluar emrat tjerë. /Gazeta Blic/

The post Reali me pesë futbollistë në formacionin e vitit nga FIFA (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Testi i gjakut që parashikon sa gjatë do të jetoni

Posted: 08 Jan 2017 01:56 PM PST

Mund të duket si premise e një filmi fantastiko-shkencor. Por besojeni ose jo, shkencëtarë nga Universiteti i Bostonit kanë zbuluar një test gjaku që mund të parashikojë jetëgjatësinë e njerëzve. Studimi i publikuar në gazetën "Aging Cell" këtë të premte, përdori të dhëna mjekësore nga 5,000 provëza gjaku dhe i analizoi përballë zhvillimeve shëndetësore të dhuruesve pas tetë viteve. Sëbashku, ata identifikuan struktura që tregonin të ardhmen, e mirë dhe të keqe. Më specifikisht, mundësinë e prekjes nga sëmundjet e lidhura me moshën si ato të zemrës, kanceri e diabeti.  

The post Testi i gjakut që parashikon sa gjatë do të jetoni appeared first on GazetaBlic.

Juventusi e nis 2017-tën me fitore (VIDEO)

Posted: 08 Jan 2017 01:55 PM PST

Juventusi e ka nisur mbarë vitin 2017. 'Zonja e Vjetër' në shtëpi ka mposhtur 3:0 Bolognan, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të. Gonzalo Higuain me dy gola dhe Dybala me një gol, ishin realizator për Juventusin, që më 45 pikë kryeson në Serie A.

The post Juventusi e nis 2017-tën me fitore (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Ja çfarë thotë gazetarja për ‘rivalen’ Rudina Magjistari…

Posted: 08 Jan 2017 01:54 PM PST

Të dyja janë gazetare të njohura prej vitesh dhe të suksesshme në televizionet që punojnë. Ato madje i bashkon edhe emisionet që prezantojnë. Jonida Shehu dhe Rudina Magjistari janë gazetaret e televizioneve më të mëdha dhe konkurentë në vend. Emisionet e tyre janë në të njëjtën fashë orari dhe kanë përplasje për nivelin e shikueshmërinë. Edhe tematikat që trajtojnë janë të ngjashme. Pak kohë më parë Jonida u akuzua se kishte kopjuar emisionin e Rudinës. "Nuk ka ndonjë mënyrë për ta përkufizuar se çfarë e bën dikë të quhet profesionist. Por nëse do të bazohemi tek përvoja, shikueshmëria e programeve që drejton, mendoj se Rudina Magjistari i ka të gjitha për tu quajtur e tillë."- ka thënë ajo gjatë emisionit 'E Diell' e pyetur nga Adi Krasta për mendimin e saj lidhur me gazetaren Rudina Magjistari.

The post Ja çfarë thotë gazetarja për 'rivalen' Rudina Magjistari… appeared first on GazetaBlic.

Pamjet të rënda, ja çfarë ka mbetur nga aksidenti fatal në Elbasan (Video)

Posted: 08 Jan 2017 01:50 PM PST

Një përplasje fatale mes dy makinave ka qenë tragjike për njërin prej drejtuesve të automjete, i cili është ndarë nga jeta për shkak të plagëve të shumta që ka marrë. Pamjet dhe fotot e reja janë publikuar nga "Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja Pro Jetës" në Facebook.  Ndërsa një prej drejtuesve mbeti i vdekur, drejtuesi i makinës tjetër ndodhet në gjendje kritike në spital. Përplasja mes dy automjeteve ka qenë aq e fuqishme sa makina tip 'Ford", drejtuesi i së cilës humbi jetën mbrëmjen e sotme, pothuajse është shkatërruar plotësisht. Policia njoftoi më herët se aksidenti ka ndodhur "në Unazë mjeti tip "Ford" me targa AA 824 BK drejtuar nga shtetasi Dritan Kalemi, 32 vjeç banues në Elbasan është përplasur me mjetin tip "BMË" me targa AA 003 PF drejtuar nga shtetasi K.A., 28 vjeç banues në Elbasan. Si pasoje e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit "Ford".

The post Pamjet të rënda, ja çfarë ka mbetur nga aksidenti fatal në Elbasan (Video) appeared first on GazetaBlic.

Dështon përsëri Barcelona, Messi e shpëtoi nga humbja (VIDEO)

Posted: 08 Jan 2017 01:46 PM PST

Lionel Messi me një gol të bukur ka shpëtuar nga humbja Barcelonën, nga udhëtimi në Villarreal. Ndeshja e zhvilluar në 'El Madrigal' mes Villarrealit dhe Barcelonës, ka përfunduar 1:1. Sansone në minutën e 49', kaloi në epërsi vendasit. Por, Barcelona nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti të marrë së paku një pikë, duke barazuar me një gol të bukur të shënuar nga Messi nga goditja e lirë në minutën e 90-të. Pas 17 ndeshjeve Barcelona zë vendin e tretë me 35 pikë.

The post Dështon përsëri Barcelona, Messi e shpëtoi nga humbja (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Lufta e Tretë Botërore po nis?

Posted: 08 Jan 2017 01:44 PM PST

Lufta e Tretë Botërore është shumë pranë. Të këtij mendimi janë qytetarët e vendeve Perëndimore, të paktën, tregon një sondazh i fundit i publikuar në mediat e huaja. Sondazhi thotë se publiku e sheh të zymtë të ardhmen, duke iu trembur një konflikti gjithëpërfshirës. Në një kohë kur superfuqitë po mbajnë qëndrime të ndryshme për konfliktin e përgjakshëm në Siri, ISIS vazhdon të luftojë në Lindje e Mesme, grupe terroriste sulmojnë në të gjithë globin dhe Vladimir Putin dhe Donald Trump po flasin për lojë të vështirë, nëntëmijë njerëz të pyetur në nëntë vende Perëndimore janë të mendimit se paqja globale është shumë larg. Ata që i tremben më shumë një lufte janë amerikanët, ndërsa francezët, gjermanët dhe britanikët janë paksa edhe optimistë. 64 për qind e amerikanëve mendojnë se bota është shumë afër një lufte të madhe, krahasuar me vetëm 15 për qind që mendojnë se ka gjasa të ketë paqe.  

The post Lufta e Tretë Botërore po nis? appeared first on GazetaBlic.

Pse jemi të trishtuar në dimër

Posted: 08 Jan 2017 01:42 PM PST

Në Europën Veriore vuajnë nga dështimi dimëror një në 6 persona, ose thënë ndryshe mbi 10 milionë individë. I gjithë faji është i humorit të keq. Por si mund të ndodhë që në nivelin biokimik, mungesa e dritës të influencojë humorin dhe tendencën drejt depresionit? Shkencëtarët e Universitetit të Kopenhagenit thonë se përgjegjëse është një proteinë e quajtur sert, e cila lidhet me serotoninën, një hormon që influencon ndjenjën e lumturisë. Shkencëtarët kanë vëzhguar në fakt se te kush vuan nga "trishtimi i dimrit", nivelet e proteinës sert rriten gjatë muajve të dimrit, mesatarisht me 5% dhe mbeten më të mëdha në krahasim me ata që nuk kanë ulje-ngritje humori sezonal. Ndërkohë, kur sasia e sertit ulet, ajo e serotoninës së "lirë" dyfishohet, duke ndikuar te humori, shkruan Bota.al. Studimi u krye në një grup prej 11 vullnetarësh: 11 persona me SAD dhe 23 individë të shëndetshëm iu nënshtruan skanimeve të trurit si gjatë muajve të dimrit ashtu edhe gjatë muajve të verës. "Drita e diellit i mban nivelet e sertit të ulëta, por kur kohëzgjatja e netëve rritet, nivelet e tij ulen", ka shpjeguar Brenda McMahon, koordinatorja e studimit. Jo të gjithë ata që ndihen të depresionuar vuajnë realisht nga 'ëinter blues'. Më saktë, vuajnë vetëm ata që nivelin e sertit e kanë më të lartë gjatë gjithë periudhës dimërore." Duket se dimri është stina që ndikon më shumë në depresionin e femrave. Duke filluar nga ndërrimi i orës, femrat arrijnë ta ndiejnë depresionin 50% më shumë sesa meshkujt. Kjo është një periudhë gjatë së cilës femrat arrijnë të konsumojnë 33% më shumë ushqim sesa në stinët e tjera.

The post Pse jemi të trishtuar në dimër appeared first on GazetaBlic.

Pastruesit në grevë, bërlloku mbulon rrugët në Gjilan (Video)

Posted: 08 Jan 2017 01:39 PM PST

Bora i ka mbuluar mbeturinat në Gjilan, pasi gjatë tërë javës ato nuk u larguan nga kompania "EkoHigjena". Pastruesit kanë hyrë në grevë, pasi menaxhmenti i kësaj kompanie ka marrë vendim për largimin e disave punëtorëve nga puna, njofton Klan Kosova. Mbeturinat që mbetën rrugëve po u pengojnë banorëve të qytetit.

The post Pastruesit në grevë, bërlloku mbulon rrugët në Gjilan (Video) appeared first on GazetaBlic.

‘Mati 1’ mbetet pa rrymë, banorët s’kanë me çka të ngrohën

Posted: 08 Jan 2017 01:35 PM PST

Lagjja Mati 1 në Prishtinë ka mbetur pa energji elektrike. Prej orës 18, kjo pjesë e Kryeqytetit ka mbetur pa rrymë dhe njëkohësisht pa ngrohje pasi rryma përdoret për këtë qëllim, raporton Gazeta Express. Në KEDS kanë thënë se ndërprerja e rrymës po ndodh për shkak të një prishje, e cila është shkaktuar nga ngarkesa e madhe. Ekipet janë në terren por akoma nuk dihet edhe për sa kohë, banorët e kësaj lagjeje do të mbesin pa energji elektrike.

The post ‘Mati 1’ mbetet pa rrymë, banorët s'kanë me çka të ngrohën appeared first on GazetaBlic.

Related Posts: