Reagim i Prof.Dr.Eshref Ymerit ,ndaj arrestimit te Ramush Haradinajt ne France
I dashur Flori,
Pas përfundimit të bombardimeve kundër Serbisë, një pjesë e mirë e Perëndimit evropian mori anën e Serbisë.
Ishte Franca ajo, mikesha tradicionale e Serbisë, e cila kërkoi t'i vendoste trupat e veta në Mitrovicë, me qëllim shkëputjen e Veriut të Mitrovicës nga trungu kosovar për interesat e Serbisë.
Dhe sot, kur ndarja e Mitrovicës së Veriut është bërë fakt i kryer, faji kryesor është i Francës, i pasuar edhe nga tradhtia e Thaçit, e Mustafës dhe e Edita Tahirit. Parisi e di shumë mirë që Ramush Haradinaj ka dalë dy herë i pafajshëm në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, atëherë pse zbaton urdhrat e shovinizmit serbokaragjoz për arrestimin e tij?
Kush na siguron se në këtë mes nuk ka një bashkëpunim të nëndheshëm mes Beogradit, Prishtinës zyrtare dhe Parisit për arrestimin e Ramush Haradinajt, për të hequr qafe njërën prej figurave kryesore të opozitës kosovare, me qëllim zgjatjen sa më shumë të kohës së qëndrimit në pushtet të Thaçit dhe Mustafës, dy argatëve të bindur të Beogradit?
Pse po hesht Thaçi pë arrestimin e Ramush Haradinajt?
Prof.Dr.Eshref Ymeri