Rasim Bebo : Kemi nevojë për një moral të lartë për të mbajtur ligjin...

 Image result for rasim bebo

 UNITETI  E BËN FORCËN 1

Rreth artikullittë Zotit Aurel Dasareti “Forca e unitetit”.  Lexova dy komente të goditura (të mira) të Prof. Dr.  Eshref Ymerit dhe te Prof. Dr. Vedat Shehut. I Pari e vlerësoisi “Një zile alarmi”, me katër fjalë, me kuptim të lartë. Ndërsai dyti “Mendoj se kjo është detyrë e cilido që ka lindur shqiptar dhe e ndien veten Shqiptar,”.

Image result for harta e shqiperise etnike

Eshrefi vijon: “E kuptoj mirë thirrjen tuaj për prishjen e kishave greke dhe xhamive turkoarabe në krejt teritorrin e Shqipërisë. Kush ti prishë?... Ato duhet t’i prishi shteti... 

Po ku ta gjëjmë shtetin?”.   Enver Hoxha, lëshoi një urdhër më 1966, gjoja me nismën e nxënësve të gjimnazit të Durrësit, për të prishur kultet fetare dhe ata i prishën dhe i kthyen në stalla lopësh dhe çdo të premte ndizeshin me qindra qirinj  në voreza.

 Sotira, fqinja ime, komuniste dhe e sigurimit, për çdo pashkë bënte vezët e kuqe, harronte dhe cepet e vezëve të kuqe, i hidhe nga dritaria, kur kujtohej shkonte me vrap dhei mblidhte. Kanë ardhur shumë shtresa brezash që nga viti 1941, të ushqier me doktrinënën komuniste të internacionalizmit proletar dhe që vazhdojnë edhe sot nën kupolën komuniste.

Related image

Prandaj dhe autori me të drejtë thotë: “Të mos presim asgjë pozitive nga politikanët, zyrtarët dhe pseudo-intelektualët shqipfolës brenda dhe jashtë murit të arbërit, janë ata këlyshët e grekëve, serbëve, rusëve, turqve, arabëve.
Politikanët shqipfolës  janë shumë të interesuar për interesat personale por aspak për interesat e tyre që i përfaqësojnë. Me dekada japin vetëm premtime, por jo realizime. 

Megjithatë, problemi kryesor qëndron në faktin se popullata akoma nuk e ka kuptuar se “Uniteti e bën forcën”.  “...bota nuk u ndihmon atyre që mohojnë veten”. (Aurel Dasareti, 30-12-2010). 
                                                                                                                                                                        
    Një ditë takova njëçift rreth moshës 40, i shoqi me një mjëkër të madhe dhe të zezë, avokat i dëgjuar në rrethet e Çikagos, e shoqjame veshjen arabe, të mbuluar kokë e këmbë dhe kanë të ndaluar të japin dorën fëmrat. I them mikut, çfarë jeni bërë kështu?  

-Ai ta: “Na pëlqen të jemi si arabët e pejgamberit tonë Muhamed, por myslimanizmi është përhapur nëpër botë dhe nuk ndryshonë veshjen e tyre nacionale.“Shqiptarët kanë një admirim tëçuditshëm për gjithçka të huaj ... duke përfshirë edhe armiqtë shekullorë”. (A. D.). 

Nga Prof. Dr. Flori Bruqi citojmë:  “Dikush më tha: Jeta nuk matet nga numri i frymëmarrjeve por nga çastet që të lenë pa frymë.Prandaj dashuroni çdo ditë,dhuroni mirësi çdo ditë, jini pozitivë çdo ditë. Çdo ditë është një faqe libri dhe çdo fundviti është fundi i një kapitulli...mos harroni, jemi ne që e shkruajmë këtë libër,le të zgjedhim fjalët më të bukura.” (internet 26-12-2016). 

                             
Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri lexojmë përgjigjen: “Ju keni shumë të drejtë, dashur Flori. Jam tërësisht në një mendje me ju. Po qysht'ia bëjmë hallit, kur politikanët na e helmatisin jetën me mercenarizmin e tyre? 

Qysht'ua bëjmë fqinjëve jugorë, të cilët jo vetëm na mbajnë të pushtuar Çamërinë, por pretendojnë edhe për Epirin e Veriut? Qysht'ia bëjmë hallit kur fqinjët veriorë kanë ngritur murin e "Berlinit shqiptar" në Mitrovicën e Veriut dhe kanë si pikësynim ngritjen e një mikro shteti serb brenda territorit të Kosovës?”.(01 janar 2017).       

Nga Vedat Shehu citojmë: “ Me këta gjitonë që kemi sot, qoftë mallkuar gjitonia. Pa këta s'bëjmë dot, si të dojë Perëndia.”. 

Related image

Aurel Dasareti, shkruan:“...imagjinata ime është të kontribuoj në përhapjen e idesë së shoqërisë së lirë shqiptare, nxitjes së nacionalizmit pozitiv, Unitetit mes shqiptarëve kudo që gjënden, dekolonizimit dhe bashkimit të Atdheut të gjyshërve të mi, Shqipërisë Natyrale ... Kemi nevojë për një moral të lartë për të mbajtur ligjin”. (“Forca e unitetit”. ( 30-dhjetor-20  16).

Reagim  publik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Aerikane në New York "I padrejtë ndalimiizt. Ramush Haradinajt,në Francë, sidomos që ështëbërë me porosi nga Serbia”.   Prof.Dr. Skender Kodra,Ph.D.

Image result for harta e shqiperise etnike

Nga Prof. Dr, EshrefYmeri: “Pas përfundimit të bombardimeve kundër Serbisë, një pjesë e mirë e Perëndimit evropian mori anën e Serisë. Ishte Franca ajo, mikesha tradicionale e Serbisë, e cila kërkoi t'i vendoste trupat e veta nëMitrovicë, me qëllim shkëputjen e Veriut të Mitrovicës nga trungu kosovar për interesat e Serbisë.Dhe sot, kur ndarja e Mitrovicës së Veriut është bërë fakt i kryer, faji kryesor është i Francës, i pasuar edhe nga tradhtia e Thaçit, e Mustafës dhe e EditaTahirit.Parisi e di shumë mirë që Ramush Haradinaj ka dalë dy herë i pafajshëm në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, atëherë pse zbaton urdhrat e shovinizmit serbokaragjoz për arrestimin e tij? 

Fotografia e Agim Dubova

Kush na siguron se në këtë mes nuk ka një bashkëpunim të nëndheshëm mes Beogradit, Prishtinës zyrtare dhe Parisit për arrestimin e RamushHaradinajt, për të hequr qafe njërën prej figurave kryesore të opozitës kosovare, me qëllim zgjatjen sa më shumë të kohës së qëndrimit në pushtet të Thaçit dhe Mustafës, dy argatëve të bindur të Beogradit? Pse po hesht Thaçi për arrestimin e Ramush Haradinajt?”




Shkarje antikombëtare e Hashim Thachit. “...Çdo kush që është terrorist në Turqi, është edhe në Kosovë”, duke transferuar konfliktin e mbrendshëm politik të Ankarasë në Prishtinë. 

Nderkohë si kompesim i kërkoi presidentit turk që të ndërhyjë te presidenti rus, Vladimir Putim, për të realizuar një vizitë zyrtare të tij në Kremlin. 



Të dija këto deklarata ishin të pa pritura, të pa menduara, të pa mënçme, të pa nevojshme, të ngutëshme të dëmshme, të rrezikshme dhe të frikëshme për Kosovën dhe vendin që ajo zë e duhet të zëjë në mesin e Kombeve të qytetëruara...”. (Flori Bruqi).  

  
                                                                                            
Prof. Dr. Eshref Ymeri, citon Bjelinskin (1811-1848). “Ajo përfaqëson në vetvete pamjen e tmerrshme të një vëndi...ku nuk ka jo vetëm kurrfarë garancish, për jetën e njeriut, për nderin dhe për pronën, por madje as rend policor, ama egzistojnë vetëm korporata gjigante hajdutësh dhe grabitësish... (“Adskije novosti”.09-3-2014).   
                                                      
Po ama fjalët e tij tingëllojnë mjaft aktuale edhe për Shipërinë e ditëve të tona. Sepse edhe Shqipëria e qeverisjes së Rilindjes majtiste, po vazhdon ecjen nëpër shtigjet e Rusisë putiniane. Dhe Bukseli bën sikur nuk kupton. (internet, 3 janar 2017).     

                                                         Fotografia e Ramush Haradinaj                          
“Ekziston një popull shqiptar, por nuk egziston një shoqëri shqiptare. Populli shqiptar ka heshtur për këtë tradhti të Ramiz Alisë dhe të pasardhësve të tij që lejojnë Janullatosin në krye të kishës ortodokse, të tjetërsuar...

Populli shqiptar ka heshtur: për ngritjen e kishave me simbolikë greke, Për Katedralen gjigande në Tiranës, të ndërtuar tërësisht me smbolika greke.
Ka heshtur sepse nuk kemi shoqëri shqiptare.
 Populli shqiptar ka heshtur për ngritjen e vorrezave dhe të memorialeve në nderim të ushtarëve agresorë grekë.        
Ka heshtur sepse nuk kemi shoqëri shqiptare. Populli shqiptar ka heshtur kur presidentët grekë , si Stefanopulis dhe Papulias kanë deklaruar se Korça dhe Himara janë tokë grekë. ...

 Kur kryepeshkopi shovenist Irenej deklaroi në mes të Tiranës se Kosova është Serbi.   

                                       
Pyetën Ekaterinën e II (1729-1796) se pse po lejonte të hapeshin aq shumë pijetore në mbarë Rusinë.

 Perandoresha iu përgjigj: “Është më lehtë për të qeverisur një popull pijanec. 

Prandaj dhe klasa politike shqiptare. në varfërinë e përhershme të popullit, shikon e leverdishme për ta sunduar më lehtë dhe për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, duke mos lejuar krijimin e shoqëris shqiptare. (Internet 3-1-2017.                                                   
Kemi nevojë për daljen në drite një klasë e re politike me dinjitet kombëtar, duhet të ketë në krye intelektuale të rinj dhe të moshës së mesme të shkolluar në vendet perëndimore dhe të brumosur me normat juridike të shtetit të së drejtës dhe duhet të pyesinj pensionistat të mbi të tetëdhjetat, ashtu si  pyeti senati i Romës pensionistin qor Apia Kllaudin për kushtet e paqes që kërkonte Pirrua Romës, pasi digjojë tha: “Gjer më sot, o romakë, isha i helmuar nga humbja e syve. Tani më vjen keq që bashkë me sytë s’kam humbur edhe dëgjimin, por rri e ju dëgjoj se si merrni vendime të turpshme, që nxijnë lavdinë e Romës...”. (Plutarku, “njerëz të shquar të lashtësisë”, f. 267). 

Pas kesaj Roma u hodh ne lufte kundra Pirros, nën drejtimin e ushtarakut Levin.                                                                 
Tani, o sot, o kurrë, nga fjala “duhet” të kthehemi në veprim: Një zile alarmi. Të mos presim asgjë nga Athina e vogël “Tiranë”. 

Të shporim “tartufin”, që kërkon të luftojë “Rilindjen tonë Kombëtare”. 

Jo,të zgjedhim fjalët e bukura, por pushkën e mirë me fishekë. 

Nuk do ia lëmë si të dojë Perëndia sePerëndija thotë: tundu ti, pa të të tundë unë. 

Na duhet një sinonim si “VATRA”, që hodhi themelet e shtetit shqiptarnë Lidhjen e Kombeve. 

Me një fjalë, na duhet Krijimi i shoqëris shqiptare të përmbledhënjë qeveri e dy shteteve shqiptare,ku të mundet, ndofta edhe në diasporë, ecila të grejë zërin për ta shpëtuar nga përmbytja që pregatitin fqinjët tanënë Veri dhe Jug.

Kemi brumë të fortë dhe patriotët shqiptarëmilionerë, kudo ku janë,duhet të kontribuojnë prej andej ku ndodhem.

 Ashtu si “VATRA” më 3 qershor 1917 vendosi të hapë fushatën për “SHPËTIMIN E SHQIPËRISË”. 

Dhe u grumbullua nga të gjitha degët e Vatres shuma prej 4.000.000 dollarë, me vlerën e vitit 1978.

Me thirrjen poetike “JEPNI PËR NËNËN: “Çthotë ajo e ve e gjorë? / 

Mbretëreshë pakurorë, / faqe çjerrur, lesh leshuar, / shpirt e zëmër për vëluar. Gjysëm e vdekur, O Shqiptarë.”   
                                            
Kemi plot figura patriotë këtu në diasporë, nacionaliste të ndershëm, për ta drejtuar dhe udhëhequr Qeverinë Shqiptare, për ta lidhur me forumet e larta botërore, me krenarinë tonë kombëtare. 

Të reshtohen me figurën e Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake–psikollogjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au).                                                                                                     “Orentimi më i dobishëmi atdhetarëve, duhet të jetë, t’i nuhasin e pastaj t’i shfrytëzojmë sa më në interes të kombit rrethanat, ku interesat tona kombëtare përputhen me ato të më të mëdhenjve!  

Shembull, i cili nuk duhet harruar në asnjë mënyrë, qe goditja që i bënë forcat e NATO-s Serbisë, si agresore ndaj Kosovës, në muajin mars 1999.

 Për këtë qëndrim kanë nevojë sot Shqiperia, Kosova si dhe problemi çam, përbërës të problemit të përgjithshëm kombëtar.  (Mërgim Korça)

               Rasim Bebo, Addison, IL.  USA.





PROF .RASIM BEBO : UNITETI E BËN FORCËN 2


 http://floripress.blogspot.com/2017/01/prof-rasim-bebo-uniteti-e-ben-forcen-2.html