“Qysh me përgaditë sallatë me tuna?” plus 9 more Qysh me

“Qysh me përgaditë sallatë me tuna?” plus 9 more Qysh me


Qysh me përgaditë sallatë me tuna?

Posted: 05 Jan 2017 04:55 PM PST

Përbërësit:

  • 1 konzervë të madhe tuna
  • ¼ e avokados
  • 1 lugë krem djathi
  • ¼ e gotës ajkë
  • Erëza
  • Qepë
  • Domate
  • Tranguj
  • Uthull
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper.

Në një enë të thellë vendosen perimet e prera imët.

Shtohet krem djathi, ajka.

Shtohet erëzat, kripa dhe piperi.

Përzihen të gjitha mirë dhe shtohet uthull e vaj ulliri sipas shijes.

The post Qysh me përgaditë sallatë me tuna? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë sa shpesh duhet larë flokët?

Posted: 05 Jan 2017 04:42 PM PST

Shpesh herë na ndodh që të kemi probleme me flokët.

Aq shumë mund të stresohemi nga flokët e yndyrshëm saqë shumë femra arrijnë ekstremet duke i larë flokët çdo ditë.

Ne mbase nuk e dijmë që nuk është e mirë larja e përditshme e flokëve.

Edhe pse larja dallon nga tipi i flokëve, larja e përditshme është një gabim shumë i madh.

Kjo mund të çojë deri në irritimin e lëkurës së kokës, paraqitjes së zbokthit dhe problemeve të tjera.

Arsyeja pse flokët bëhet të papastra janë gjëndrat dhjamore të cilat prodhojnë një lëndë që ndalon tharjen e lëkurës dhe flokut.

Për personat me flokë të dendura dhe kaçurrele do të ishte mirë që t'i lanin flokët dy herë në javë me shampo hidratuese dhe regjeneruese, pasi flokët e tyre nuk janë të yndyrshme dhe nuk ka nevojë të lahen më shpesh.

The post Qysh me ditë sa shpesh duhet larë flokët? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë ngjyrat që ju përshtaten më shumë?

Posted: 05 Jan 2017 04:09 PM PST

Shpesh na ndodh të kemi vështirësi për të kuptuar se cila ngjyrë na shkon më shumë duke pasur parasysh karakteristikat e lëkurës, fytyrës apo flokëve.

  1. Nëse ke lëkurë të bardhë dhe flokët bionde, ngjyra e zeza është zgjedhja perfekte. Është ngjyra e përsosur për të nxjerrë në pah fytyrën.
  2. Je tip mesdhetar me lëkurë të errët? E gjelbra smerald është ngjyra e duhur për ty. Do të biesh menjëherë në sy dhe do të shpërndash energji pozitive dhe vitalitet.
  3. Nëse sytë i ke të kaltër atëherë zgjidh një grim natyral. Por nëse je bionde me sy të errët, atëherë lyeji shumë.
  4. Flokë të zinj dhe lëkurë të bardhë? Atëherë zgjidh ngjyra të forta, si dhe nuanca të ndërmjetme, po kaq të fortë bëj dhe grimin.
  5. Keni flokë gështenjë dhe sy të gjelbër? Lëkurë jo shumë e bardhë? Roza antike do të ishte një zgjedhje shumë e mirë. Ngjyrat romantike ju bëjnë më femërore.

The post Qysh me i ditë ngjyrat që ju përshtaten më shumë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë ushqimet që mbajnë lëkurën e pastër gjatë ftohtit?

Posted: 05 Jan 2017 03:26 PM PST

Në dimër, është shumë e lehtë që lëkura të thahet, të ashpërsohet dhe të humbasi shkëlqimin.

Ajo ç'ka hamë është thelbësore për shëndetin e lëkurës. 

1.Ushqimet si; karkaleca deti, krapi, mishi i kuq, janë të pasur me zink.

Zinku është fantastik për zbutjen e lëkurës por ka edhe aftësi riparuese.

Gjithastu ndihmon në pakësimin e yndyrës dhe akneve dhe ndihmon në shërim të shpejtë të plagëve të lëkurës.

2.Veza dhe hurdhëra janë të pasura me sulfur, i cili është shumë i dobishëm për të riparuar kapilarët e dëmtuar dhe për ta mbajtur lëkurën të butë.

Konsumimi i të verdhës së vezës është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, pasi ajo përmban biotin e cila stimulon prodhimin e acideve të ngopura.

3.Peshku si salmon, ton dhe troftë janë të pasur me Omega-3.

Këto janë vërtetë një 'ndihmë e shpejtë' për lëkurën e thatë dhe të ashpër.

Ato e mbajnë të butë dhe nidhmojnë që rudhat të duken më të zbehta dhe më të pakta.

 

The post Qysh me i ditë ushqimet që mbajnë lëkurën e pastër gjatë ftohtit? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i shmangë gabimet në darkë?

Posted: 05 Jan 2017 03:00 PM PST

Këtu keni 5 gabimet që duhen shmangur kur ne hamë darkë:

1. Mos e konsideroni atë si një vakt kryesor dhe të gatuani shumë.


2. Të vendosni enët me gjellë në tryezë.


3. Të shihni televizor gjatë kohës që hani.


4. Të dilni për darkë jashtë për të ngrënë.


5. Të hani ëmbëlsirë.

The post Qysh me i shmangë gabimet në darkë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me trajtu lëkurën pas depilimit?

Posted: 05 Jan 2017 02:43 PM PST

Ka disa hapa të cilat të ndihmojë për të pasur një rezultat më të mirë për të trajtuar skuqjet dhe irritimet e lëkurës pas depilimit.

  1. Pas ke mbaruar plotësisht me depilimin, pastroje me ujë të vakët të gjithë pjesën e depiluar për të hequr njollat e dyllit të mbetur.
  2. Mos bëj dush për disa orë pas depilimit, sidomos me ujë të nxehtë sepse irriton shumë lëkurën.
  3. Për të shmangur dhimbjet gjatë depilimit, këshillohet që gjithmonë të veprosh në drejtim të kundërt me qimet. Kështu nuk do të kesh më shumë dhimbje dhe skuqja e lëkurës do të të largohet shumë shpejt.
  4. Lyeje lëkurën me vaj. Këshillohet vaji nga druri i ҫajit, sepse pastron në mënyrë natyrale dhe zvogëlon skuqjen, këshillon revista class. Ose edhe losione të tjera me aloe vera.

The post Qysh me trajtu lëkurën pas depilimit? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë pica të mbushura?

Posted: 05 Jan 2017 02:25 PM PST

Përbërësit:

  • 500 gram miell
  • 300 gram ajkë
  • 2 lugë kripë
  • 1 lugë sheqer
  • 200 gram margarinë
  • 2 peciva
  • 3 vezë
  • 200 gram sallamë
  • 250 gram kaqkavall
  • 100 ml keqap
  • 1 vezë.

Vendosim vezët, ajkën, kripën, sheqerin dhe i pëziejmë të gjitha mirë.

Shtojmë margarinën e shkrirë, pecivat dhe shtojmë miellin gradualisht.

Ngjeshim mirë brumin dhe e lëmë të pushojë 20 minuta.

Nga ky brumë ndajmë 10 toptha.

Secilin nga topthat e tëhollojmë në petë sa madhësia e pjatës së mesme.

Secilën petë e lyejmë me keqap, shtojmë sallamë dhe kaqkavall.

Skajet e secilës nga petët i lyejmë me vezën e tundur dhe mbyllim petën duke e kthyer përgjysmë duke fituar një gjysmë hëne.

Më pas me pirun shtypim skajet rreth e rreth.

I radhisim në tepsi të madhe të mbuluar me letër për pjekje dhe lyejmë mbi me vezën e mbetur.

Pjeken në 200 gradë për 20 minuta.

The post Qysh me përgaditë pica të mbushura? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e shëru kollën e fëmijës?

Posted: 05 Jan 2017 01:24 PM PST

Nëse fëmija frekuenton kopshtin dhe gjatë natës ka kollë por gjatë ditës jo, ju thjeshtë përdorni aerosolin pasi që ai do të ndihmojë që sekrecionet të shkrihen.

Nëse fëmija është alergjik ndaj mykut nuk këshillohet të lagështohet ajri dhe as të lejohet fëmija të luajë në ambient të jashtëm shumë të freskët.

Në këtë rast ajrosni shtëpinë për të mos lënë asnjë gjurmë tymi.

Përsa i përket medikamenteve, dhe veçanërisht antibiotikëve, nuk duhet të përdoren pa rekomandimin e mjekut.

Në përgjithësi mjeku mund të përshkruajë marrjen e një shurupi qetësues për kollën.

Mund ti jepni fëmijës nga një lugë mjaltë në mëngjes.

The post Qysh me e shëru kollën e fëmijës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me pastru ajrin nga kemikalet në shtëpi?

Posted: 05 Jan 2017 01:16 PM PST

Lulet përveq që janë të mira për përmirësimin e cilësisë së ajrit, por edhe eliminojnë helmet, avujt kimikë, mikrobet nga ajri, sporet e mykut, por krahas kësaj edhe sjellin lagështinë e ajrit në nivel të përshtatshëm.

Dihet se bimët përmes fotosintezës janë në gjendje të përthithin dyoksidin e karbonit dhe të lëshojnë oksigjen por kjo nuk është gjithçka.

Shumica prej tyre, arrijnë të neutralizojnë substancat organike që janë të pranishme në vendbanimet tona falë enzimave të quajtura ndryshe metilotrofe. Ja disa prej tyre:

  1. Zambaku i gjelbër (Chlorophytum comosum)
    Nëse është për t'i besuar hulumtimeve të cilat i ka bërë NASA, zambaku i gjelbër mund të pastrojë ajrin nga formaldehidët, bashkim i rrezikshëm kimik i cili mund të shkaktojë kancerin, madje për 90 për qind. Kjo lule e bukur gjithashtu thith edhe aromat edhe avujt, por edhe përmirëson cilësinë e gjumit, duke pasur parasysh që rregullon nivelin e oksigjenit në dhomë.
  2. Gjuha e vjehrrës (Sansevieria trifasciata)
    Kjo bimë ka forcë të pabesueshme që të shndërrojë dyoksid karbonin në oksigjen gjatë natës! Si edhe zambaku i gjelbër, edhe gjuha e vjehrrës gjithashtu thith formaldehidët e dëmshëm, të cilët gjenden në ngjyrat e mureve, në mjetet për mirëmbajtje të mobilieve, në filtra të ndryshëm të aparateve…
  3. Fiku i shenjtë (Ficus religiosa)
    Është në gjendje të absorbojë tërë dyoksid karbonin nga shtëpia gjatë natës dhe merr pjesë në fotosintezë.

The post Qysh me pastru ajrin nga kemikalet në shtëpi? appeared first on Qysh Me.

Qysh me shpejtu performancën në iOS 10?

Posted: 05 Jan 2017 12:38 PM PST

Nëse pajisja juaj e vjetër iOS ju duket se është ngadalësuar me iOS 10, më poshtë janë disa gjëra që mund t'i bëni për ta shpejtuar performancën.

1.Ndalni shkarkimet automatike.

Këtë mund ta bëni duke shkuar në Settings > iTunes & App Store dhe ndaleni Updates në seksionin Automatic Updates.

  1. Nëse nuk keni shumë hapësirë, pajisja juaj mund të punojë më ngadalë.

Kështu, për të parë se sa hapësirë keni shkoni në Settings > General > Storage & iCloud Usage dhe zgjidhni Manage Storage nën seksionin Storage.

  1. Ndaleni rifreskimin e aplikacioneve në sfond.

Për ta ndalur këtë, shkoni në Settings > General > Background App Refresh dhe klikojeni goglën për ta ndalur.

The post Qysh me shpejtu performancën në iOS 10? appeared first on Qysh Me.