“Qysh me kriju restore në iPhone?” plus 4 more Qysh me

“Qysh me kriju restore në iPhone?” plus 4 more Qysh me


Qysh me kriju restore në iPhone?

Posted: 18 Jan 2017 06:12 PM PST

1.Duhet të lidhni pajisjen tuaj me kompjuterin, duke përdorur një kavo USB dhe të hapni iTunes.

Një herë që jeni lidhur me programin duhet të spostoheni në seksionin e pajisjes tuaj.

Klikoni tek etiketa që mban emrin e pajisjes tuaj dhe do iu hapet një faqe.

2.Tani keni du mundësi për të bërë restore të iPhone.

Në rastin e parë, nëse nuk e keni shkarkuar firmëare nga faqja jonë por direkt nga iTunes, duhet të klikoni butonin Restore dhe të prisni që programi të njohë versionin e fundit të iOS.

Do të mjaftojë të klikoni përsëri “Restore” për të konfirmuar procedurën.

 

The post Qysh me kriju restore në iPhone? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë smoothie të gjelbër?

Posted: 18 Jan 2017 05:58 PM PST

Përbërësit:

  • 2 kivi
  • 2 molla
  • ½ gote brokoli
  • Arra
  • 1 gotë ujë.

Vendosen të gjithë përbërësit në blinder dhe kombinohen.

Kjo smoothie është e pasur me vitaminën K, E dhe B.

Konsumohet në mëngjes, para drekës apo darkës.

The post Qysh me përgaditë smoothie të gjelbër? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë përfitimet nga vitamina E?

Posted: 18 Jan 2017 05:24 PM PST

Vitamina E i takon grupit të vitaminave që treten në yndyra që do të thotë që vihet në lidhje dhe riciklohet me yndyrën e trupit.

Në rend të parë Vitamina E ndihmon mirë lëkurën, flokët dhe lëkuren mukozale.

Por, merr pjesë edhe në ndërtimin e muskulaturës, indeve lidhore dhe enëve të gjakut.

Trupi ka nevojë për vitaminen E që të mund të krijohet sistemi imun stabil.

Ndihmon muret e qelizave nga lidhjet agresive me komponimet e oksigjenit, në atë formë që kap radikalet e lira dhe i bën të padëmshme.

Furnizuesit e mirë të vitaminës E

Produktet bimore që janë të pasura me yndyrë natyrale janë zakonisht furnizuesit më të mire të vitaminës E.

Veçanërisht të pasura janë vaji nga embrioni i grurit, vaj shafrani, vaji i lulediellit, bajamet, arrat dhe në drithëra por më pak të pasura me vitaminë E.

Efektet e mungesës se vitaminës E

Në mungesë të saj, simptomat e para janë lëkura e thatë dhe e rrudhur, në të njëjtën kohë jeni të lodhur dhe shumë të ndjeshëm.

Metabolizmi i muskujve nuk funksionon plotësisht dhe zvogëlohet numri i formimit të qelizave të kuqe të gjakut.

 

The post Qysh me i ditë përfitimet nga vitamina E? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë krelanë?

Posted: 18 Jan 2017 05:04 PM PST

Përbërësit:

  • ½ litre ujë të nxehtë
  • Miell
  • Kripë
  • Vaj.

Në ujë të nxehtë shtohet miell duke përzier vazhdimisht.

Brumi ngjeshet në tavolinë të përmillur.

Ndahet në 10 kuleq.

Kulqeët duke i përmillur hapen në madhësi tepsie.

Vendosen njëri mbi tjetrin duke i lyer me nga një lugë yndyrë.

Pjeket në temperaturë 220 gradë për 40 minuta.

Pasi të pjeket e ftohet pak, me anë të pirunit prishet dhe krijohen duqa nga ajo.

Shtohet gjalpë mbi duqa dhe ajkë e pjeket edhe për 5 minuta tjerë.

The post Qysh me përgaditë krelanë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë file viqi me verë?

Posted: 18 Jan 2017 04:11 PM PST

Përbërësit:

  • 500 gram file viqi
  • 1 gotë verë e bardhë
  • ½ gote supë
  • 1 lugë margarinë
  • Vaj
  • 3 lugë ajkë
  • Pak lëng limoni
  • Kripë
  • Piper
  • Vegetë.

Filetat rrahen, u shtohet kripë, piper dhe futen në verë të bardhë për afër 2 orë.

Në tënxhere me yndyrë vendosen filetë, dhe u shtohet 1 gotë verë me supë.

Mbulohet tenxherja me kapak dhe futet në fuë derisa të zbutet mishi.

Filetë vendosen pastaj në një pjatë anash, dhe në lëngun ku janë zier shtohet ajka e përzier me pak ujë, lëng limoni e vegetë.

Pasi të ketë vluar, largohet salca nga zjarri dhe shtohet mbi file.

SAMSUNG DIGITAL CAMERA

The post Qysh me përgaditë file viqi me verë? appeared first on Qysh Me.