“Qysh me apliku maskë në flokë të ngjyrosura?” plus 3 more Qysh me

“Qysh me apliku maskë në flokë të ngjyrosura?” plus 3 more Qysh me


Qysh me apliku maskë në flokë të ngjyrosura?

Posted: 16 Jan 2017 06:32 PM PST

Kjo maskë u jep flokëve të ngjyrosura një nxitje ushqyese, parandalon ndarjen e fundeve, u jep shkëlqim dhe rikthen butësinë natyrore të flokut.

Përbërësit:

  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1/2 e avokados
  • 1/2 e bananes
  • 6-7 pika vaj të pastër argani

Kombinohen të gjithë përbërësit.

Me maskën e përgaditur masazhohen rrënjët dhe flokët.

Mbahet maska për 10 minuta e pastaj shpërlahet.

The post Qysh me apliku maskë në flokë të ngjyrosura? appeared first on Qysh Me.

Qysh me largu dhimbjen nga sinusët?

Posted: 16 Jan 2017 06:10 PM PST

Për të larguar dhimbjen e shkaktuar nga sinusët ju nevojitet një rrënjë xhenxhefili dhe 200 ml uthull molle.

Pritet xhenxhefili në copa të vogla dhe përzihet me uthull.

Pastaj, kjo masë vendoset në një kavanoz qelqi.

Mbyllet kavanozi dhe mbahet në vend të ftohtë.

Kur keni dhimbje, hapet kavanozi dhe thithet aroma për 5 minuta.

The post Qysh me largu dhimbjen nga sinusët? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e trajtu aneminë?

Posted: 16 Jan 2017 05:50 PM PST

Disa nga simptomat e anemisë janë dhimbjet në gjoks, kokëdhembje, plagë që shërohen ngadalë, dobësim, lodhje, rrudhosje e parakohshme e fytyrës, lëkurë të zbehtë, memorie të dobët, e humbni frymëmarrjen, marramendje, thonjë të brishtë, mungesë të energjisë, fyt të ftohtë, tringëllimë në vesh, rënie të flokëve dhe të tjera.

Furnizimi i trupit me ushqyesit esencialë do të ulë simptomet e anemisë dhe në rrugë të gjatë- do e shërojë atë.

  1. Spinaq –kjo bimë e gjelbër është e pasur me vitaminë A, E, C dhe B9, përmban minerale si hekuri dhe kalciumi. Të hani një tas me spinaq në ditë, do e shëroni aneminë.
  2. Fara susami-farat e zeza të susamit përmbajnë një sasi të madhe të hekurit. E konsumoni ashtuqë do e hidhni një lugë çaji me fara të zeza të susamit në një gotë me ujë.
  3. Rrush i thatë- është burim i shkëlqyer i mineraleve siç është kalciumi, sodiumi, fibrat, proteina dhe hekuri.

The post Qysh me e trajtu aneminë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i pastru njollat në tepih?

Posted: 16 Jan 2017 05:40 PM PST

Ekzistojnë pastrues tepihu të gatshëm që thuhet se largojnë njollat, mirëpo shumica nga ato nuk janë plotësisht efektive.

Krema për rrojë është zgjidhje për largimin e njollave.

1.Menjëherë sapo të jetë bërë njolla, me anë të një leckeje mundoni të thithni papastërtinë.

2.Aplikoni kremën për rrojë direkt në njollë.

3.Me anë të gishtërinjëve fërkoni njollën në mënyrë që krema të depërtojë në fibrat e tepihut.

4.Pastroni me një leckë të pastër.

 

The post Qysh me i pastru njollat në tepih? appeared first on Qysh Me.