Pse e fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin 1961.shkrimtari serb Ivo Andriq(1892-1975)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kohë më parë ka cituar  në Forumin e Nishit, fituesin serb të çmimit Nobel, Ivo Andriq, dhe ka thënë që të mos ketë luhatje në mes frikës dhe shpresës.

Image result for ivo andriq

“Duke cituar Andriqin do të them se në mes frikës dhe shpresës gjithmonë ka një hapësirë dhe ka të tillë që e kalojnë jetën në dhomën e errët të pritjes, ku asgjë nuk ndodhë kurrë. Besoj se sipërmarrësit nga natyra e tyre, në mes të frikës dhe shpresës gjithmonë zgjedhin shpresën, ndryshe do të falimentonin”, ka thënë Rama, shkruan Tanjug


Image result for ivo andriq
Ivo Andriqit lindi në Dolac, Travnik, në Bosnje, me 9 tetor 1892 e vdiq, mbas nji hiktusi cerebral, me 13 marc 1975 në Beograd. . Kur ishte i vogël, familja e tij u shpërngul në Vishegrad. Përfundon shkollën e mesme në Sarajevë e në 1912 regjistrohet në Universitetin e Zagrebit e mandej vazhdon studimet edhe në Vjenë.
Debutoi në letersi në nji libër me titull «Poezia e re kroate» ku u paraqitën edhe poetë të tjerë. Mw vonë wshtw shkrimtari Cërnjanski ai qw e drejton poetin e ri serb drejt problemeve të letersisë e të politikës. Bwhet antar i grupit «Mlada Bosna» (Bosnja e re) qw organizon dhe kryen atentatin ndaj Arqidukës Franc Ferdinand në Sarajevë. Në vjetin 1914 arrestohet për propagandë politike kundra Perandorisë Austro-hungareze. Dërgohet në Split e prej aty në Shibenik e në nwntor të atij viti në Maribor ku dënohet me arrest shtëpie. Kësaj periudhe i përkasin edhe dy poezitë «Shëtitja« e «1914» të Andriqit 22 vjeçar. E para i kushtohet dy vajzave, Eugenija Gojmeracit prej Zagrebit e Halina Irzkowskit prej Krakovjes, qw lanë gjurmë në jetën e rrëfimtarit të ardhshëm, i cili në 1961 do të nderohej me çmimin Nobel.
Prej 1920-1921 punon si sekretar ambasadet në Romë. Ndërkaq mbron doktoratin pranë Universtitetit të Gracit e vazhdon karrierën diplomatike në ambasadat jugosllave në Bukuresht, Grac, Madrid, Zhenevë. Mbas pushtimit të Beogradit prej gjermanëve në 1941, jep dorëheqjen prej ambasadës në Berlin e kthehet në Jugosllaví.
Në poezinë e Andriqit ndihet nji dhimbje qi me kalimin e kohës bâhet gjithmonë e mâ e fortë. Humbja për te wsht nji shkak për me u ringjallë e me shkue drejt fitores. Ndërsa melankonija e vetmia janë vetëm shprehje të luftës së mbrendshme kundra kohës e njerzve. Ndër prozat mâ të mira të këtij auktori përmendim triologjinë «Ura mbi Drin», «Kronika e Travnikut», «Zonjusha» (1945) si edhe «Tregimet e Bosnjës».

Image result for na drini cuprija ivo andric

Ura mbi Drinë në Vishegrad, e ndërtuar në shekullin 16 me urdhër të vezirit të madh osman Sokoloviq, i cili dikur ishte rrëmbyer çunak prej kësaj krahine për në Stamboll, bëhet shpejt qendra e jetës dhe veprimtarisë së qytetit dhe krahinës. Si një pol pushimi, ura i prin lexuesit përmes kohësh të trazuara: shkëlqimit dhe perëndimit të Perandorisë osmane, pushtimit austriak dhe kryengritjeve serbe për liri, derisa më 1914 xhenjerë austriakë e hedhin urën në erë te shtylla e saj e mesit, tek janë duke u sprapsur para serbëve. Kjo lajmëron ardhjen e një epoke ku gjithçka, për të cilën kjo gjymtyrë lidhëse ishte vendosur midis popujve dhe botëve të ndryshme, shkatërrohet.
Image result for na drini cuprija ivo andric
Ura mbi Drinë (Na Drini ćuprija) nga Ivo Andrić ka dalë në përkthim bullgarisht (sprovë leximi) nga Zhela Georgieva nën titullin Мостът на Дрина pranë botimeve Uniscorp, Sofje.
Image result for Znakovi pored puta ivo andric
Objekt i shkrimeve të mbledhura këtu janë historia, tradita dhe filozofia, shoqëria dhe mjedisi i autorit. Në këtë libër mund të përcillet më së miri mendimi i autorit dhe nobelistit, si dhe raporti i tij ndaj botës.
Image result for Znakovi pored puta ivo andric
Vëllimi eseistik Znakovi pored puta [Tabela anës rrugëve] i Ivo Andrićit ka dalë në bullgarisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Rada Sharlandzhieva dhe Svetlozar Igov nën titullin Знаци край пъатя pranë botimeve Panorama, Sofje.