Presidenti Hashim Thaçi dhe premieri Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa urojnë Presidentin e SHBA-ve Donald Trump


Image result for hashim thaçi isa mustafa


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pak minuta pasi ai u betua.

“Urime Presidenti Trump. Bashkëpunimi strategjik ndërmjet Kosovës e SHBA-ve duhet të qëndrojë i fuqishëm si gjithmonë, katër vitet e ardhshme,” ka shkruar Presidenit Thaçi.

Kryministri i Republiës, Isa Mustafa ka përgëzuar Donald Trump-in, pasi ky i fundit edhe zyrtarisht mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mustafa u shpreh i bindur se administrata e re do të vazhdojë ta përkrah Kosovën.

“Jam plotësisht i bindur se Presidenti Trump me lidershipin e tij, do përkrahë Kosovën në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe rrumbullakimin e të gjitha elementeve të shtetësisë” , ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e përgëzoj Presidentin e posa inauguruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, duke i uruar gjithë të mirat dhe suksese.

Roli i presidentëve amerikanë ka qenë vital për Kosovën dhe qytetarët e saj, gjatë tri dekadave të fundit.

Presidenti George H. W. Bush, në vitet '90, i vuri Vijën e Kuqe regjimit kriminal të Millosheviqit për Kosovën.

Gjatë presidencës së Presidentit Bill Clinton, Kosova u çlirua.

Presidenti George W. Bush dha kontribut esencial për pavarësimin e Kosovës.

Administrata e Presidentit Obama, nën kujdesin e veçantë të zëvendëspresidentit Biden, e kishte në vëmendje të politikës së jashtme Kosovën.

Jam plotësisht i bindur se Presidenti Trump me lidershipin e tij, do përkrahë Kosovën në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe rrumbullakimin e të gjitha elementeve të shtetësisë.

Qeveria dhe populli i Kosovës janë jetësisht të përkushtuar për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e bartur me krenari epitetin e "popullit më proamerikan në glob”.

Congratulations Mr. President Donald J. Trump!