Presidenti amerikan Donald Trump : “Dita e sotme do të mbahet mend si dita kur njerëzit u bën sërish udhëheqësit e shtetit tonë”




Në këto çaste ka përfunduar ceremonia zyrtare e betimit të Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili pasi dha betimin, në një fjalim prej 15 minutave premtoi zhvillim të Amerikës dhe hapje të vendeve të punës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pas dhënies së betimit, në fjalën si Presidenti i SHBA-ve tha se do të jemi shembull për të gjithë dhe bota do të marrë shembull nga SHBA-të dhe premtoi vende të reja pune dhe ndërtim të Amerikës.

“Ceremonia e sotme ka shumë kuptim, jo vetëm transferimin paqësor të pushtetit. Ne sot jemi duke transferuar fuqinë nga Uashington DC tek njerëzit”, tha Trump dhe shtoi se data 20 janar, do të mbahet mend, si dita kur amerikanët u bën sërish udhëheqës të shtetit të tyre.

“Sot gjithçka ndërron, sepse ky moment ju takon ju. Kjo është dita juaj dhe SHBA është shteti juaj. Qeveria jonë kontrollohet nga njerëzit”.

Ai premtoi se do të krijojnë aleanca të reja dhe do të luftojnë kundër terrorizmit dhe premtoi se i ashtuquajturi Shteti Islamik do të marrë fund.





Pavarësisht se ishte parashikuar që në ceremoninë e betimit si president i SHBA-ve të Donald Trump do të merrte pjesë edhe ushtria, kjo e fundit ka dalë kundër.

“The Independent” shkruan se stafi i Trump kishte planifikuar që në ceremoni të kishte dhe një paradë ushtarake me tanke dhe raketa, por ushtria amerikane refuzoi të merrte pjesë.

Kjo pasi sipas “The Independent” këshilltari i Trump kërkonte një paradë të ngjashme me ato që mbahen në Korenë e Veriut apo Rusi.



Para Presidentit Trump, betimin e ka dhënë zëvendëspresidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence.

“Unë Mike Pence, betohem solemnisht se do ta mbështes dhe do ta ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara nga armiqtë, të huajt dhe të brendshmit, do te mbajë besimin e vërtetë. E marr këtë obligim i lirë, pa asnjë rezervë mendore ose qellim të invazionit dhe se unë me besnikëri do të kryejë detyrat e zyrës në të cilën unë jam gati të hyjë. Zot me ndihmo”, ishin fjalët e zëvendëspresidentit Pence.


Në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump nuk mungojnë as ish-presidentët dhe zonjat e para të Amerikës(Bill Clinton, Hillary Clinton, George W. Bush  )

Aty nuk mungoi as kandidatja për president Hillary Clinton.

Reuters sjell përmes fotove Jimmy Carter, Rosalynn Carter, Bill Clinton, Hillary Clinton, George W. Bush dhe Laura Bush që janë në inaugurimin e presidentet të 45 amerikan në Washington.



****


Korrenspondenti i televizionit rus "RT.com" në SHBA, Alexander Rubinstein është arrestuar në Uashington gjatë raportimit për protestat kundër Presidentit të ri amerikan Donald Trump.

Ai ishte në mesin e protestuesve duke raportuar, në momentin kur policia rrethoi turmën e protestuesve dhe arrestoi disa prej tyre.

Alexander Rubinstein ishte në mesin e 12 personave që u arrestuan.

Gazetari i RT në Amerikë ndodhet në paraburgim edhe pse i ka treguar autoriteteve kartën e tij të gazetarit.


******

Kanë shpërthyer çrregullime në Uashington mes sigurisë së madhe në prag të inaugurimit të Donald Trump. Një grup i protestuesve të maskuar, disa mbanin flamuj me simbolin anarkiste, u filmuan duke thyer dritare, vraponin nëpër rrugë dhe përlesheshin me policinë, shkruan The Independent.
Tensionet tashmë kanë filluar në Washington, pasi protestuesit kanë thyer xhamat e disa ndërtesave të Washingtonit
Protestuesit kanë dalë kundër presidentit Donald  Trump, i cili së shpejti pritet të bëjë betimin e tij presidencial, shkruan BBC.

Një njeri i veshur me të zeza theu dritaren e një McDonald-i me një çekiç, ka pasur edhe raporte të pakonfirmuara të grabitjes.



Tensionet tashmë kanë filluar në Washington, pasi protestuesit kanë thyer xhamat e disa ndërtesave të Washingtonit
Protestuesit kanë dalë kundër presidentit Trump, i cili së shpejti pritet të bëjë betimin e tij presidencial, shkruan BBC.


Ata po thërrasin: “F**ck Donald Trump”, të maskuar me maska të zeza.



Image


Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët janë larguar menjëherë nga radhët e oficerëve.



Disa grupe ishin zotuar të prishin ceremoninë e inaugurimit, duke u përpjekur për të bllokuar mbajtësit e biletave të hyrjeve.